Tag: Juan Carlos Osorio

“Nuk mendoj se gjyqtarët e kanë mbrojtur mjaftueshëm”, Ronaldo mbron Neymarin
Ish lojtari i Brazilit Ronaldo i ka ofruar mbështetje Neymarit si pjesë e kritikave të ngritur kundër ekspertëve.
Neymar ka qenë i kritikuar ashpër nga kritikët, për rrokullisjet, zhytjet dhe ekzagjerimet e faulleve.
Trajneri i Meksikës Juan Carlos Osorio i ka dhënë një referencë si ‘aktor mjaft i madh’ dhe ish lojtarët ndërkombëtarë Alan Shearer, Pat Nevin, Peter Schmeichel dhe Eric Cantona ishin ndër të tjerët që kanë kritikuar sjelljet teatrale të Neymarit.
Por Ronaldo tha se Neymar i cili është më i faulluari në këtë kampionat i duhet mbrojtje, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Ka shumë mënyra për të parë futbollin dhe për ta interpretuar atë”, u tha Ronaldo gazetarëve. “Unë jam kundër të gjitha opinioneve (veprimeve të Neymar)”.
“Ai është një lojtar inteligjent në lëvizjet e tij dhe në atë se si e mbron veten nga lëndimet. Nuk mendoj se e kanë mbrojtur mjaftueshëm atë”, shtoi ai./Periskopi/

Dorëhiqet trajneri i kombëtares së eliminuar
Pas eliminimit nga Kampionati Botëror, kanë nisur ndryshimet në kombëtaren meksikane.
Meksika e nisi shumë mirë Kampionatin Botëror, me dy fitore radhazi, por eliminimi në 1/8 e finaleve nga Brazili, nuk është pranuar lehtë në shtetin e Amerikës Veriore.
Meksikanët janë kthyer në atdhe dhe kanë nisur pushimet tashmë, por drejtuesit e Federatës së Futbollit do të duhet të kërkojnë për një tjetër trajner. Kjo pasi Juan Carlos Osorio, i cili drejtoi skuadrën në Rusi, vendosi të mos rinovojë më kontratën me përfaqësuesen e Meksikës.
Emri favorit për të marrë drejtimin e Meksikës është ai i ish mesfushorit argjentinas, Matias Almeida, i cili deri para pak ditësh ka drejtuar Chivas Guadalajara, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve të Amerikës së Veriut.