Sinqeritet i rrallë nga ylli i Atalantas: Meritova kartonin e kuq për atë ndërhyrje në Cuadradon

Periskopi.com Sporti

Një episod interesant ka ndodhur në rrjetet sociale, me një meaculpa të mesfushorit të Atalantës De Roon. Hollandezi është treguar sportiv, të paktën jashtë kuadratit të gjelbër.

Në Twitter, një tifoz i ka bërë komplimentat De Roon për përfaqësimin super kundër Juventus, por pa i kursyer kritikën për një ndërhyrje të rëndë në minutën e 51 ndaj Cuadrados, gjë që i kushtoi kartonin e verdhë nga arbitri Doveri.

“Performancë e mirë, por duhet të përjashtoheshit për atë ndërhyrje ndaj Cuadrados”, shkroi tifozi. Përgjigja e De Roon ishte e menjëhershme:

“Jam dakord. Unë isha vonë dhe ndërhyra shumë fort. Por shpresoj se është e qartë që nuk e bëra qëllimisht. I kërkoj ndjesë Cuadrados.”

Zyrtare: Lojtari nënshkruan me Juventusin

Periskopi.com Sporti

Juventusi e ka konfirmuar se Juan Cuadrado ka nënshkruar kontratë të re me klubin që skadon në vitin 2022.

Pavarësisht se iu bashkua Juves në vitin 2015 si anësor, Cuadrado është përdorë më shumë si mbrojtës i krahut të djathtë nën urdhërat e Maurizio Sarrit këtë fushatë, raporton Periskopi.

Paraqitjet e tij në atë pozitë i kanë shërbyer atij për t’i fituar edhe dy vite shtesë në kontratë me biankonerët, marrë parasysh se e vjetra do të skadonte në fund të këtij edicioni.

31-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me 30 asistime në 155 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” që prej kur u transferuar nga Chelsea, derisa ka fituar edhe katër tituj të Serie A-së dhe poashtu arriti deri në finale të Champions Leagues me skuadrën. /Periskopi.com/

Ronaldo ia mori numrin 7, ky është reagimi i parë zyrtar nga ana e Cuadrados (Foto)

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo do ta bart fanellën me numrin 7 edhe te Juventusi

Juan Cuadrado kishte fanellën me numrin 7 edicionin e kaluar te Juventus, ndërsa me transferimin e Ronaldos ai detyrohet që t’ia lë numrin 7 yllit portugez, shkruan Periskopi.

“Më i bekuar je kur të japësh sesa kur të marrësh” ka thënë Cuadrado me anë të një foto të publikuar në Tëitter ku i ka uruar sukses Ronaldos në aventurën e tij të re.

Kujtojmë që Ronaldo ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Juventusin ku do të përfitojë 30 milionë euro në vit. /Periskopi/

Anglia kundër Kolumbisë, sa janë gjasat e ekipit latin të eliminojë Tre Luanët

Periskopi.com Botërori 2018

Katër vite më parë, Kolumbia çerekfinalen e ka parë përmes televizionit pasi në 1/8 final ishte eliminuar nga Brazili pas një humbje minimale 2-1.

Gjashtë gola botërorin e kaluar ai u shpall si golashënuesi më i mirë. Gjithashtu goli i shënuar kundrejt Uruguayt u zgjodh si më i miri në kampionat – bëhet fjalë për yllin e Bayern Munich, James Rodriguez.

Cila është fuqia e Kolumbisë?

Vetëm shtatë paraqitje në kupat botërore, Rodriguez ka shënuar gjithsej gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime. Ai është 26-vjeçar, dhe është i gatshëm të jap gjithçka për vendin e tij.

Po ashtu edhe Juan Cuadrado i cili shpërtheu përball Polonisë shquhet për teknikën e tij të jashtëzakonshm. Duke përdorur shkathtësitë dribuluese, mesfushori i krahut të Chelseas gjithmonë është i rrezikshëm në zonën e penalltive, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Dobësia e Kolumbisë

Portieri i Arsenalit, David Ospina në shumë ndeshje është treguar vendimtar për përfaqësuesen kolumbiane. Por, ka disa vrima në portën e tij, ku Anglia mund t’i shfrytëzojë.

Nga kornerët dhe topat e gjatë duke i pafuqishëm për të kapur topat, dhe një Angli me lojtarë të fortë fizikisht mund të shfrytëzojnë këto dobësi./Periskopi/

 

Barca mendon për yllin e Juventusit

Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Juan Cuadrados.

Periskopi.com Sporti

Kolumbiani është pjesë e Juventusit në formë huazimi, pasi Chelsea nuk ishte i vendosur ta mbante atë në skuadër.

Ndërsa, drejtuesit e klubit nga Camp Nou e shohin atë si zëvendësimin e duhur për Dani Alves, i cili u largua në verën e kaluar. /Periskopi.com

Cuadrado dhe Witsel afër Juventusit

Periskopi.com Sporti

Juventus mund të jetë në gjendje për të mbyllur për Axel Witsel të dy Zenit St Petersburg dhe Chelsea Juan Cuadrado.

Me afatit kalimtar më pak se 48 orë larg, bardhezinjtë do të duhet të ngutemi në qoftë se ata janë për të përfunduar projektin e përforcuar mesfushën e tyre.

burime të shumta raportojnë se negociatat për të dy Cuadrado dhe Witsel janë në vazhdim e sipër dhe shumë afër një përfundim. /Periskopi.com

Interi e do edhe Cuadradon

Periskopi.com Sporti

Interi është gati të rivalizojë Juventusin në garën për të transferuar mesfushorin e Chelseat, Juan Cuadrado, shkruan Daily Express.

Zikaltërit dëshirojnë të jenë konkurrentë të denjë për titullin e Serie A në këtë sezon dhe transferimi i kolumbianit do të përforconte jashtëzakonisht skuadrën e trajnerit Frank de Boer.

Poashtu, transferimi i Gabriel Barbosa dhe Joao Mario pritet të sjellë freski të madhe në lojën e Interit. /Periskopi.com

Cuadrado sërish te Juve

Periskopi.com Sporti

Anësori i Chelseat, Juan Cuadrado është i vendosur për t’u kthyer sërish te Juventus në formë huazimi.

Kolumbiani ishte i huazuar në sezonin e fundit te bardhezinjtë, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në këtë sezon.

Edhe pse trajneri i Chelseat, Antonio Conte kishte shpresuar ta përfshinte në skuadër futbollistin në fjalë, është ky i fundit ai i cili dëshiron rikthimin në Itali. /Periskopi.com