Maduro e opozitari Guaido arrijnë marrëveshje për dialog

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Venezuelës ka njoftuar se qeveria dhe opozita kanë arritur marrëveshje për të krijuar një “tavolinë të përhershme të dialogut”, një ditë pasi përfunduan bisedimet në Barbados për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Pas tre ditëve të dialogut intensiv me opozitën venezuelase, ne kemi arritur një marrëveshje që të krijojmë një tavolinë të përhershme të dialogut”, shkruan Nicolas Maduro në rrjetet sociale.

Presidenti i Venezuelës theksoi se ka “besim të plotë se qeveria dhe opozita do të arrijnë shumë shpejt një marrëveshje të shkëlqyer të paqes dhe bashkëjetesës”.

Maduro gjithashtu çmoi vullnetin e qeverisë norvegjeze, e cila ishte ndërmjetësuese në këto bisedime. Bisedimet në Barbados erdhën pas bisedimeve në Oslo të Norvegjisë, të mbajtura në muajin maj, por që nuk dhanë rezultat.

Trazirat politike mes presidentit Maduro dhe liderit të opozitës Juan Guaido kanë vazhduar në Venezuelë që nga 10 janari. Guaido u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, duke e cilësuar si mashtrim rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe rreth 50 shtete të tjera.

 

Dështon keq puçi: Maduro kap liderin e opozitës dhe e fut në burg

Periskopi.com Lajme

Edgar Zambrano është politikani i parë i arrestuar që nga puçi i dështuar kundër Nikolas Maduros, javën e kaluar.

Agjentët e inteligjencës venzueliane e kanë burgosur zëvendës-presidentin e asamblesë kombëtare që udhëhiqet nga Opozita në Karakas, derisa është intensifikuar përpjekja për t’i zënë politikanët e përfshirë në tentim-puç, përkthen Periskopi.

Edgar Zambrano u tërhoq me veturën e tij pasi kishte refuzuar të largohej nga ajo kur u afrua nga agjentët prej agjencisë së inteligjencës Sebin.

 

 

“Diktatura e ka kidnapuar [Zambranon],” ka thënë Juan Guaido në një postim në Twitter.

Zrambrani ishte në skenë të marten kur Guaido u mundua pa sukses të bënte një puç kundër presidentit Nicolas Maduro.

Ndërkohë ka reaguar edhe Diosdado Cabello i regjimit të Maduros duke thënë “Edgar Zambrano është burgosur. Ai ishte ndër liderët kryesor të puçit,”

Departamenti i Shtetit të ShBA-ve ka thënë që burgosja e Zambranos ishte ilegale dhe e pajustifikueshme, dhe paralajmëroi me pacoja nëse ai nuk lirohej menjëherë./Periskopi

Drithërimë nga Lufta e 3 Botërore: Pompeo thotë që ShBA-të po e konsiderojnë ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përsëritur gjatë ditës së sotme se ShBA-të po e konsiderojnë ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit.

“Presidenti ka qenë tepër i qartë dhe pabesueshëm konsistent në ato që ka thënë. Aksioni ushtarak ndaj Venezuelës është i mundhsëm. Nëse kjo është ajo që kërkohet, ShBA-ja do ta bëj,” i tha Pompeo Fox Business Networkut.

“Po bëjmë çka është e mundur që të shmangim dhunën. Po iu kërkojmë të gjithë të përfshirëve që të mos angazhohen në luftë. Do të preferonim një tranzicion paqësor të pushtetit, ku Maduro largohet dhe zgjedhje të reja mbahen. Por, presidenti e ka bërë të qartë, që vjen një moment duhet të marrësh vendime,” – ka shtuar ai.

Edhe gjenerali Joseph Dunford ka shprehur gatishmërinë e ushtrisë amerikane që të bëjnë atë që iu kërkohet në rastin në fjalë.

Presidenti Maduro gjatë ditës së sotme ka deklaruar fitoren ndaj përpjekjes së puçit që po udhëhiqen nga Juan Guaido. Ai gëzon mbështetjen e plotë të Rusisë.

Guaido shkarkohet nga posti i presidentit të Parlamentit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido që është gjithashtu edhe kreu i opozitës, u shkarkua sot nga posti i tij dhe nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion zgjedhor për 15 vite, sepse dyshohet për korrupsion, njoftuan autoritetet venezuelase.

Kontrollori i Përgjithshëm i Republikës, Elvis Amoroso, i ngarkuar me mbikëqyrjen e transparencës së administratës në Venezuelë, vendosi t’i ndalojë ushtrimin e çdo funksioni zgjedhor qytetarit Juan Guaido për afatin maksimal të parashikuar nga ligji.

Elvis Amoroso e bëri këtë njoftim në televizion shtetëror venezuelas.

 

 

Guaido do të rikthehet në Venezuelë e të bëjë thirrje për protesta

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, ka thënë se do të kthehet në shtëpi pas një vizite në Ekuador dhe do të bëjë thirrje për protesta të reja javën e ardhshme kundër presidentit Nicolas Maduro, qeveria e të cilit e kishte ndaluar atë të udhëtojë jashtë vendit.

Guaido ka kaluar disa ditë duke lëvizur nëpër vendet e Amerikës Latine në kërkim të mbështetjes për fushatën e tij për të formuar një qeveri në tranzicion dhe për të rrëzuar Maduro-n, të cilin ai e denoncon si një uzurpator të paligjshëm.

Ai vizitoi Brazilin, Argjentinën dhe Paraguain pasi ishte larguar nga Venezuela javën e kaluar për në Kolumbi, për të koordinuar përpjekjet për të dërguar ndihma humanitare në vendin e tij. Megjithatë, trupat besnike ndaj Maduro-s bllokuan një kamionë ndihmash dhe e kthyen mbrapa.

Kthimin në Venezuelë Guaido e bëri të ditur përmes një konference, ndërsa koha e saktë nuk dihet.

 

Guaido njihet si president edhe zyrtarisht nga shtetet e BE’së

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, kanë njohur zyrtarisht liderin e opozitës Juan Guiado si president të Venezuelës.

Vendimi vjen pasi presidenti Nicolas Maduro, refuzoi të dielën  afatin e vënë nga BE për  shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve.

Guiado  u vetedeklarua udhëheqës i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA-ve.

Rusia, mbështetëse e Maduros ka akuzuar vendet e BE-së për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Venezuelës.

Ndërsa presioni për largimin e Maduros është në rritje, ky i fundit nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e një lufte civile.

Në një intervistë televizive, Maduro paralajmëroi se presidenti Donald Trump ‘mund të larohet nga Shtëpia e Bardhë i mbuluar  me gjak”, në rast të ndërhyrjes ushtarake nga ana e SHBA-ve,

Parlamenti Evropian njeh të pazgjedhurin Guaido si president të Venezuelës

Periskopi.com Lajme

Politikanët evropianë votuan 429 në favor me 104 kundër për të njohur liderin opozitar si lider të përhershëm të vendit të tij.

Parlamenti Evropian e ka njohur presidentin e përkohshëm të vetëshpallur Juan Guaidon si kreun e shtetit, duke i shtuar presionin për dorëheqje Nicolas Maduros, shkruan Periskopi.

Politikanët e BE-së votuan 429 në favor me 104 kundër dhe 88 abstenime, në një sesion të veçantë në Bruksel gjatë ditës së sotme për ta njohur Guaidon si president të përkohshëm.

Në një deklaratë, blloku me 28 qeveri kërkon që të njihet Guaido si “president i përkohshëm dhe i vetmi legjitim në vend” derisa të ketë “zgjedhje të reja, transparente dhe kredibile”.

Por, kjo është një shkelje drastike kundër parimit të zgjedhjeve të lira duke qenë se Venezuela e ka një lider të zgjedhur dhe emri i tij është Nicolas Maduro. Në anën tjetër, Juan Guaido nuk ka fituar asnjë votë të vetme.

Britania, Franca, Gjermania dhe Spanja, të shtunën deklaruan se do ta njihnin Guaidon përveç nëse Maduro shpall zgjedhjet brenda tetë ditësh. /Periskopi

Presidenti i vetëshpallur në Venezuelë mban takime me ushtrinë

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, thotë se ka mbajtur takime sekrete me ushtrinë me qëllimin që të fitojë mbështetje për rrëzimin e presidentit Nicolas Maduro.

Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më parë gjatë këtij muaji dhe u njoh menjëherë nga SHBA-të dhe disa vende të Amerikës Latine.

Fuqitë e mëdha Rusia dhe Kina e mbështesin Maduron, ndërsa mbështetja ushtarake shihet si vendimtare për mbajtjen e tij në pushtet.

Deri tek kriza në Venezuelë erdhi pasi Maduro nisi mandatin e dytë pas zjedhjeve të diskutueshme. Shumë kandidatë të opozitës u ndaluan të kandidonin ose ishin burgosur.

Rreth tre milionë njerëz janë larguar nga Venezuela pas problemeve ekonomike dhe ka pasur një rritje të dhunës gjatë javëve të fundit.

Dramë në Venezuelë: Maduro bllokon ‘presidentin’ e vetëshpallur Guaido

Periskopi.com Lajme

Gjykata Supreme në Venezuelë ka urdhëruar ndalimin e daljes nga vendi të liderit të opozitës Juan Guaido, si edhe ka ngrirë llogaritë e tij bankare, transmeton TCH raportimin e mediave.

Lëvizja vjen në mesin e përshkallëzimit të përplasjes së pushtet, pasi Guaido shpalli veten president në detyrë, javën e shkuar.

Ai është mbështetur deri më tani nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, ndërsa Nikolas Maduro në anën tjetër ka aleatë të rëndësishëm, mes të cilëve edhe Rusinë.

Opozita ndërkohë i ka kërkuar mbështetësve të saj të marrin pjesë në një protestë paqësore dy orëshe, gjatë ditës. Nuk dihet nëse vetë Guaido do të marrë pjesë në protestë apo jo.

Një grup vendesh nga Amerika e Veriut dhe e jugut kanë kundërshtuar ndërkohë një përfshirje ushtarake të jashtme në vend.

Ministri i jashtëm i Perusë, i tha grupit Lima, ku bëjnë pjesë 14 shtete amerikane, mes të cilëve edhe Kanadaja, se duhet të gjendet një zgjidhje paqësore për Venezuelën, duke kundërshtuar një ndërhyrje ushtarake.

Zyrtarët amerikanë ndërkohë kanë thënë se të gjitha opsionet për zgjidhjen e krizës, janë në tryezë. Venezuela ndërkohë përballet me probleme ekonomike akute dhe javët e fundit është regjistruar edhe një rritje e dhunës.

Protesta janë mbajtur në të gjithë vendin, që kur Maduro nisi mandatin e tij të dytë, më 10 janar. Ai u rizgjodh vitin e kaluar në zgjedhje që u kontestuan jo pak, ku shumë kandidatë të opozitës u ndaluan të kandidonin apo u burgosën.

Ajo çka ka ndodhur në Venezuelë është puç. E gjithë bota në rrezik

Oscar Guardiola-Rivera Op-Ed

Fotografia më poshtë paraqet Juan Guaidon duke u betuar si president ‘i përkohshëm’ i Venezuelës. Dora e tij e djathtë është ngritur drejt qiellit, siç edhe duhet për dikënd që, nuk ka mandat nga populli, dhe e proklamon veten në emër të zotit si mbretërit e dikurshëm. Vetëm se kjo nuk është mbretëri, por një republikë revolucionare e lindur nga lufta e popullit. E ka mbrojtur të drejtën e saj për vetë-vendosje nga mjetet e njerëzve me pushtet dhe nga lufta persistente anti-kolonialiste.

Në shekullin 19 kjo luftë ishte udhëhequr nga Simon Bolivari, “çlirimtari”. Duke u rebeluar ndaj ligjeve të asaj kohe, Bolivari qëndroi kundër perandorisë spanjolle në aleancë me Haitin e lirë. Bolivari krijonte vazhdimisht armiq skllavopronarë në të saporformuarën ShBA dhe në pjesën tjetër të dy kontinenteve amerikane duke përqafuar të drejtat univerzale dhe duke bërë thirrje për lumturi pa hipokrizi. Ai premtim u realizua veç pjesërisht.

Në fillim të shekullit 21, Hugo Chavezi invokoi premtimin e Bolivarit dhe kur të varfërit, të zinjtë dhe amerikoindianët e kthyen atë në pushtet, vazhdimisht e vazhdimisht, veçanërisht pas puçit të dështuar që u mbështet nga ShBA-të më 2002, ai po ashtu e radikalizoi qëndrimin e tij kundër perandorisë së shenjtë për të cilën Bolivari veç kishte spekuluar, Amerikës. Sërish, premtimi ishte realizuar veç pjesërisht. Disa mund të thonë që revolucioni ka tradhtuar idealet nga regjimi i pasuesit të tij, Nicolas Maduros. Askush s’mund t’i mohojë problemet e Venezuelës. Origjina e magjisë së saj në vitet 1970, gazi, ka qenë në rënie. Chavezi nuk e fitoi pavarësinë e vendit të tij nga gazi dhe gjeopolitika e saj.

Kriza u rrit kur çmimet globale të gazit ranë, prodhimi stagnoi, vlera e monedhës ra, dhe nën Maduron, varësia nga importet dhe monopolet nënkuptonte shkurtime që do të lëndonin shumë njerëz. Ajo përgjegjësi qëndron te qeveria dhe te opozita e djathtë industrialiste. Por të mendosh se kjo opozitë, e rigjallëruar nga spektakli vetëproklamues i Juan Guaidos, vepron nga shqetësimi i sinqertë për të varfërit, të zinjtë dhe amerikanoindianët që e forcuan veten gjatë viteve të revolucionit bolviarian, do të ishte një budallallëk.

Këtu hyn Donald Trump: megalomaniak, i paqëndrueshëm, gënjeshtar. Duke e vazhduar intervencionizmin e administratave të kaluara amerikane, që e kanë ndarë urrejtjen e tyre për Chavezin në përpjekjen për të fituar ndikim në atë rajon, Trumpi premtoi t’i jepte fund këtyre manovrave. Por të mërkurën, zëvendëspresidenti Mike Pence përshëndeti vetë-emërimin si president të Guaidos, duke nënkuptuar se edhe pse Trumpit nuk i pëlqente të intervenonte në vende të tjera, ai “gjithnjë ka pasur mendim shumë të ndryshëm për hemisferën tonë”. Ky është një invokim eksplicit i doktrinës Monroe nën të cilën ShBA-të e kanë mbajtur veten si përgjegjëse për të ndërhyrë në të dy kontinentet amerikane, të cilat i sheh si kopshtin e saj.

Trumpi e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës, dhe u ndoq në këtë veprim nga shumë presidentë të vendeve amerikolatine, të gjithë të bardhë, të gjithë të klasës së pasur, si Jair Bolsonaro i Brazilit, Mauricio Macri i Argjentinës, Ivan Duque i Kolumbisë dhe Sebastian Pinera i Kilit. Ata do ta proklamojnë veten si shpëtimtarë të demokracisë dhe humanitarizmit, gënjeshtarët. Duke e paraqitur veten në rrobat e çlirimtarëve, ashtu siç Guaido e ka paraqitur veten në imazhin e Chavezit dhe Bolivarit ndërsa mbante një kushtetutë me imazhin e të fundit në ballinë, ata me kënaqësi do t’i mbështesin sansionet e ShBA-ve, forcave paramilitare që trajnojnë opozitën e Venezuelës në taktika torturuese që zhvendosën 7 milionë njerëz në Kolumbi, ose përdorimin e sistemit legal në institucionet pan-amerikane siç ndodhi ndaj Luiz Ignacio Lula da Silvas dhe Dilma Roussefit në Brazil, Manuel Zelayas në Honduras dhe Fernando Lugos në Paraguaj.

Vetëm se këto masa duhet të kenë çmim të kufizuar. Washingtoni e di këtë gjë. Atëherë, Trumpi dhe të tjerët do të jenë të gatshëm për një përpjekje më muskuloze. Jo rastësisht, kjo do t’i shkonte në favor Trumpit derisa zgjedhjet afrojnë ose derisa është i shqetësuar nga hetimet dhe një proces i mundshëm gjyqësor. Lufta shpërqendron dhe krijon para. Vetëm se kjo nuk do të kufizohet veç brenda rajonit: Kina dhe Rusia, të dyja me interesa kyqe në Venezuelë dhe tjetërkund në rajon, e kanë ndjekur Bolivinë, Meksikën, Uruguajin dhe Kubën duke e quajtur veprimin e Guaidos me emrin e vërtetë: një puç. Rusia ka nënkuptuar se do t’i vinte në mbrojtje aleatit të saj. Në Venezuelë, shumë që mund të jenë kritikë të Maduros por që i frikësohen rikthimit të opozitës së djathtë në pushtet është e pamundshme t’i gëzohen të sapokonvertuarit si humanitarë. Për dallim nga mbështetësit e Salvador Allendes së Kilit më 1973, ata janë të armatosur. Washingtoni pret për zhvillime të tjera në terren ndërsa mban “të gjitha opsionet në tavolinë”. Kjo është e folur e dyfishtë për shpresën që përgjigjja dorë-rëndë nga qeveria e Maduros do të ofronte justifikim moral për një intervenim që me siguri do të aprovohej nga Organizata e Shteteve amerikane.

Ka shumë gjëra për ta kritikuar Maduron: hapa të vonuar apo të shtrembër ekonomikë, korrupsion dhe pushtet-mbledhje. Por këto kritika nuk mund të justifikojnë një puç apo një intervenim që, nëse dhe kur të vjen, do të na dërrmojë të gjithëve. Trumpi llogarit në Ivan Duquen e Kolumbisë, të emëruarin Alvaro Uribe, dhe në neofashistët brazilianë që ta mbështesin atë, duke dërguar trupa nëse është nevoja. Një neofashist po udhëheq me një prej shteteve më të mëdha amerikane, Brazilin, një tjetër narcistik gënjeshtar udhëheq me tjetrin. Ky kombinim është helmues. Lufta në emër të humanes mund t’i tundojë ata, siç ka bërë edhe me liderë të tjerë liberalë në të kaluarën. Por kësaj here rreziqet janë më të mëdha. Puçi i Venezuelës është kërcënim për gjithë botën.

Përktheu nga The Guardian, Periskopi.

Kush është Juan Guaido, 35 vjeçari që rrëzoi keqbërësin Maduro?

Periskopi.com Lajme

Deri së voni, Juan Guaido, lideri 35 vjeçar i asamblesë kombëtare të kontrolluar nga opozita, ishte një figurë e panjohur në skenën ndërkombëtare, përkthen Periskopi.

Kjo ndryshoi të mërkurën, kur politikani i ri qëndroi para mijëra protestuesve në Karakas [kryeqyteti i Venezuelës] dhe u betua si president i përkohshëm – lëvizje që menjëhershëm u përshëndet nga qeveritë e ShBA-ve dhe të Kanadasë.

Kur në janar Nicolas Maduro, pasardhësi i Hugo Chavezit, u betua dhe mori mandatin e ri si president pas zgjedhjeve të shumëkontestuara të verës, Guaido nuk qëndroi duarkryq por kërcënoi me aksione serioze politike kundër tij.

Veç gjashtë ditë pasi mori postin, ai i tha botës se ishte i gatshëm ta merrte presidencën derisa zgjedhje të lira e korrekte të mbaheshin – duke thënë se kishte mbështetjen vitale të ushtrisë për një gjë të tillë.

Njoftimi i tij ishte një sfidë e hapur dhe e rrallë kundër regjimit të Maduros, dhe mori mbështetjen nga kreu i Organizatës së Shteteve Amerikane – por poashtu ndolli frikë se mund të provokohej një valë dhune e tërbuar nga mekanizmat që kishte në dorë Maduro.

“Shumë njerëz në Venezuelë do të pyesin se kush dreqin është ky Guaido?” u tall ai të premten e kaluar.

Por, disa ditë më vonë Guaido u ndal për pak kohë nga shërbimet e inteligjencës – diçka për të cilën administrata e Maduros fajësoi operativët e ashpër.

Guaido e nisi karrierën politike në protestat studentore të 2007-s kundër paraardhësit të Maduros, Hugo Chavezit, që në atë kohë po provokonte të konsolidonte pushtetin, përcjell nga The Guardian Periskopi.

Guaido veç tjerash mbështet ekonominë e tregut të lirë dhe garanton autonomi fiskale për qeveritë rajonale.

“Guaido është luftëtar dhe një optimist i përjetshëm… ai është i përulur dhe i sinqertë,” tha Freddy Guevara, një lider i opozitës dhe shok i presidentit venezueljan.

“Ai ishte pabesueshëm trim dhe tash rrezikon të burgoset, torturohet apo të shkojë në ekzil,” tha David Smolansky, lider tjetër i opozitës. /Periskopi