Man United bën ofertë 30-milionëshe për 16-vjeçarin që dhuron spektakël në fushë

Periskopi.com Sporti

Manchester Unitedi po kërkon të përforcohet këtë janar.

Klubi është shumë afër që të sigurojë transferimin e mesfushorit të Sportingut, Bruno Fernandes.

Fernandes pritet që ta bëjë paraqitjen e fundit për Sportingun kundër Benficës, të premten mbrëma, transmeton Periskopi.

Marrëveshja thuhet se do të kompletohet pas ndeshjes.

Por United nuk po ndalet me kaq, “Djajtë e Kuq” e dëshirojnë edhe një mesfushor ëktë muaj.

Të paktën kjo sipas Duncan Castles, i cili është burim shumë i besueshëm për lajmet e Unitedit, dhe ai ka thënë se klubi po përgatitë një ofertë prej 30 milionë eurove për 16-vjeçarin, Jude Bellingham.

Sheffield Wednesday v Birmingham City - Sky Bet Championship

Nëse realizohet kjo marrëveshje, ai do të bëhej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollistëve 16-vjeçar, pas Vinicius Juniorit të Real Madridit.

Në gusht, Bellingham u bë lojtari më i ri në histori të Birmingham Cityt që luan për skuadrën, kur u aktivizua si 16-vjeç e 38 ditë.

Që nga atëherë, ai ka luajtur 24 herë në Championship, duke shënuar tre gola.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e skautëve rreth e qark Evropës, me Arsenalin në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Aftësitë e tij janë brilante, kur e marrim parasysh se ai është vetëm 16-vjeç duke luajtur një ligë profesionale në mesin e shumë futbollistëve kualitativ.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/