Real Madrid gati të ofrojë 50 milionë euro për maestron e Bundesligës

Periskopi.com Sporti

Real Madrid është gati të shpenzojë 50 mln euro për Julian Weigl nga Borussia Dortmund në Santiago Bernabeu këtë verë, duke mposhtur konkurrencën e Man City-t.

Weigl është një nga talentet më premtues në futbollin europian dhe Lopetegui kërkon ta marrë në Madrid yllin e Gjermanisë.

Ai dukej sikur do të shkonte te Manchester City, gjithsesi Guardiola ka dyshimet e tij për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

22-vjeçari ka luajtur një rol të rëndësishëm në Dortmund që prej vitit 2015, duke bërë 127 paraqitje në tre vitet e fundit.

Aftësia e mesfushorit për të mbrojtur prapavijën, dhe aftësia për të kontrolluar tempin e lojës dhe të ruajë qetësinë është arsyeja kryesore pse ai quhet një nga lojtarët më premtues në botë.

Nëse Real do të arrijë ta blejë, ai me shumë mundësi do të vlejë dyfish për disa vite.