Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë kundër Getafes, Junior Firpo realizatori

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë si mysafire e Getafes, në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Pas një goditje nga distanca, portieri i Getafes nuk arriti ta kontrollojë si duhet topin, me Firpon që e pati të lehtë të qëllonte cakun nga afërsia.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Transferimi më i ri i Barçës: “Messi bir kur*e, shpresoj të vdesë, do ia thyej këmbët me një shqelm”

Periskopi.com Sporti

“Messi është një bir kur*e. Nuk më plas fare nëse Messi dëmtohet.

“Shpresoj që ai të vdesë dhe të ndalojë së shënuari gola hahaha”, këto janë komentet e Junior Firmo, blerjes së fundit të Barcelonës, transmeton Periskopi.

Mbrojtësi 22-vjeçar është gozhduar për këto fjalë, që ai i ka shkruar në Twitter disa vite më parë.

Gjithsesi spanjolli me origjinë nga Republika Domenika u sqarua me disa fjalë të thjeshta:

“Unë thashë gjëra të shëmtuara rreth Messit në Twitter për ta ngacmuar atë. Kaq është, vetëm disa fjalë fëmije. Këto janë gjëra që kur je 15 vjeç, kur askush nuk të njeh dhe kur nuk mund të mendoni se do të ketë pasoja vite më vonë”.

Firpo pranoi se ka bërë gabim që i ka thënë ato fjalë dhe shtoi se: “Messi është lojtari më i mirë në botë. Kështu them gjithmonë kur njerëzit më pyesin për ‘Topin e Artë’, ata duhet të ia japin Messit atë dhe më pas të bëjnë një çmim tjetër për të pjesën tjetër dhe më pas mund të shohim kush e meriton më shumë.” /Periskopi.com/

Transferimi i ri i Barçës: Më tërheq më shumë Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Barcelona zyrtarizoi blerjen e Junior Firpo nga Real Betis, duke i dhënë kontratë 5-vjeçare.

Mirëpo, më herët mbrojtësi i majtë ka qenë edhe në radarët e Real Madridit, që ishte gati t’i paguante klauzolën e largimit prej 50 mln euro, që të ai të zinte vendin e Marcelo, por tek “Los Blancos” shpërtheu Reguilon dhe u braktis kjo pistë, transmeton Periskopi.

Në atë kohë, 22-vjeçari dha një intervistë për një media spanjolle ku deklaroi:

“Më tërheq më shumë Real Madridi. Babai im është një madrilen i çmendur dhe kur erdhëm në Spanjë, Reali ishte ajo që kisha në shtëpi. Për këtë Reali më tërheq më shumë”.

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga nënshkrimi me Barçën dhe në rrjet kanë filluar menjëherë reagimet e shumta, sidomos nga tifozët e Real Madridit, që tallen me rivalët katalanas, duke iu kujtuar se lojtarët blaugrana janë tifozë madrilenë. /Periskopi.com/

Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e Junior Firpos – shikoni aftësitë e tij

Periskopi.com Sporti

Barcelona vijon punën për afrimet e kësaj merkato vere.

Së fundi, kanë zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin e majtë, Junior Firpo, i cili u ble nga Real Betis për 18 milionë euro, plus 12 të tjera në formë bonusesh të ndryshme. Klauzola e largimit të tij është 200 mln euro, transmeton Periskopi.

22-vjeçari firmosi kontratë për 5 vitet e ardhshme me klubin katalanas dhe u bë blerja e katërt, pasi më herët afruan de Jong, Neto dhe Griezmann.

Firpo luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe do të duhet të fitojë duelin me Jordi Alba për të zënë një vend titullari. Sezonin e kaluar i riu nga Republika Domenikane luajti në 24 ndeshje në La Liga, 22 prej të cilave titullar dhe arriti të shënojë tre gola./Periskopi.com/