E rrallë: Kacafyten dy lojtarë të Bournemouthit pasi njëri refuzoi t’ia pasojë tjetrit

Periskopi.com Sporti

Bournemouthi ka pasur një start fantastik në Championship, pas rikthimit.

Pas 19 ndeshjeve, skuadra e Jason Tindall ka humbur vetëm dy ndeshje, teksa ka grumbulluar 37 pikë në proces, transmeton Periskopi.

Ata ia siguruan vete një fitore të martën mbrëma, teksa me vështirësi triumfuan 1-0 kundër Wycombes, transmeton Periskopi.

Junior Stanislas shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke arritur numrin e gjashtë golave në po aq takime.

Mirëpo, ai u përfshi në një incident të çuditshëm në fund të ndeshjes me bashkëlojtarin.

Sam Surridge u inkuadrua në minutën e 60-të dhe për pak të shënonte për 2-0 në minutën e fundit.

Mirëpo, goditja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Stanislas ishte absolutisht i frustruar.

Ai qartazi dëshiroi t’i pasohej topi dhe u konfrontua me Surridge. Dyshja u përplas dhe u desh të ndahej nga bashkëlojtarët e tjerë, para se situata të përshkallëzohej. /Periskopi.com/