Futbollisti shqiptar që i quajti kosovarët m** dhe ua bëri ‘haram’ bukën dënohet rëndë nga FSHF

Periskopi.com Sporti

Ish-qendërmbrojtësi i Tiranës, tash i Bylisit, Jurgen Goxha është dënuar me tetë ndeshje moslojë, pasi u mundua t’ia jepte fanellën e tij gjyqtarit, Orlando Kuka, gjatë barazimit 2-2 me Vllazninë.

FSHF e mori këtë vendim pas skenave të pahijshme, me Goxhën që tani ka reaguar në rrjetet sociale me një postim interesant ku shkruan: “Zoti do t’jua çojë ‘dënimin’ aty ku dhemb më shumë,” shkruan Periskopi.

goxhaj

Kjo nuk është hera e parë që Goxha dënohet për sjellje të pahijshme, me të njëjtin që në qershor të vitit të kaluar – sa ishte pjesë e Tiranës – që kishte bërë komente të rënda për kosovarët, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Sidoqoftë, për shkak të rrëmujës së krijuar në sfidën Bylis-Vllaznia 2-2, Disiplina vendosi të pezullojë për dy ndeshje presidentin e klubit mallakastriot Besnik Kapllanaj për përdorim të gjuhës jo-sportive dhe mungesë të “fair-play” pas takimit në “Adush Muça”. Përveç kësaj, Bylisi u gjobit me 50 mijë lekë për sjellje të pahijshme të tifozëve.

Vjen dënimi për futbollistin e Tiranës pas komentit brutal për kosovarët

Periskopi.com Sporti

Klubi i Tiranës ka vendosur të marrë masa diciplinore kundër mbrojtësit Jurgen Goxha, i cili e shëndrroi së fundmi veten në protagonist të padëshiruar.

Goxha postoi një koment degradues dhe të rëndë për popullin kosovar në një postim të një faqe të futbollit vendor, shkruan Periskopi.

Shikoni më poshtë:

Sidoqoftë, në një prononcim ekskluziv për Periskopin, ai ka shprehur keqardhje për gjestin e bërë, derisa ka thënë se komentin nuk e kishte shkruar ai.

Mirëpo, kjo nuk e ka shpëtuar atë pa ndëshkim nga klubi i Tiranës.

Ja njoftimi i plotë i skuadrës së kryeqytetit shqiptar:

REAGIMI I TIRANËS:

“Klubi i Futbollit Tirana dënon publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit Jurgen Goxhaj në rrjetet sociale.

“Futbollistët duhen të përcjellin vlera dhe kanë përgjegjësi për veprimet dhe çdo fjalë të shkruar apo thënë.

“Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë publike për komentin e nxituar që cenon imazhin e klubit si dhe bën me dije që ndaj lojtarit do të ketë një masë disiplinore, të parashikuar në kontratë.” /Periskopi.com/

Lojtari i Tiranës i ofendoi brutalisht kosovarët – këta të fundit vërshojnë rrjetet sociale të frustruar

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Tiranës, Jurgen Goxha e ka shëndrruar veten në një person shumë të urryer në mesin e fansave kosovarë të mërkurën mbrëma.

Mbrojtësi i klubit nga kryeqyteti shqiptar nuk u spraps aspak me komentet e tij në një postim në rrjetet sociale, duke i ofenduar brutalisht kosovarët, shkruan Periskopi.

“Po sa kan lujt jupi me shok futbolll… ju buk si keni honger o kosovar t m*tit… se ju bom njerz e tash ju dukena si hasem… haram buka e shqiptarit”, ka shkruar ai në një postim të një faqe futbolli kosovare.

64963747_678917015889018_8916771467102781440_n

E kjo, natyrisht, nuk është pritur aspak mirë nga kosovarët, të cilët kanë vërshuar me komente në formë kundërpërgjigje Goxhën, derisa ky i fundit bën mirë të mos futet në rrjetet sociale për një kohë.

Plotësim – komentet e mëposhtme mund të përmbajnë gjuhë banale dhe degraduese të cilat nuk janë qëndrim i Periskopit.

Ylli i Tiranës: Ju bukë s’keni me hongër o kosovarë t’m**, haram buka e shqiptarit ju qoftë’

Periskopi.com Sporti

Rrjetet sociale ndonjëherë mund të të hapin punë, sepse të zbulojnë një pjesë të karakterit që përpiqesh ta fshehësh kur shfaqesh në publik.Por ndonjëherë ama të bëjnë të reflektosh për formimin që ke, për pozicionin që mban dhe për klubin që përfaqëson.

I tillë është rasti i Jurgen Goxhës, mbrojtësit të Tiranës, që me një gjuhë fyese dhe krejtësisht të papranueshme u drejtohet kosovarëve, transmeton Periskopi.

I përfshirë në debatin e një faqeje facebook-u (Fansat e Futbollit Kosovar), ka shfryrë duke i fyer rëndë shqiptarët e Kosovës. “Po sa kan lujt jupi me shok futbolll… ju buk si keni honger o kosovar t m*tit… se ju bom njerz e tash ju dukena si hasem… haram buka e shqiptarit”, shkruan Goxha.

Një gjuhë e tillë është tërësisht e papranueshme për çdo shqiptar kundrejt çdo qytetari tjetër europian, e aq më e rëndë për shqiptarët e Kosovës.

Goxha duhet të kuptojë se përfaqëson klubin më të titulluar në Shqipëri dhe duhet të jetë i kujdesshëm në qëndrimet që mban, për aq kohë sa mban veshur fanellën e skuadre legjendare. /Periskopi.com/

 

64963747_678917015889018_8916771467102781440_n