Sekreti gjerman: Politikanët dhe prodhuesit e armëve i shesin kujtdo

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht që ka ligjet më të forta për shitjen e armëve në botë, Gjermania tashmë ka marrë kryesimin si eksportuesi më i madh i armëve. Si është e mundur? Një dokumentar i emërtuar si “Peshku i kuq” është publikuar për t’i dhënë përgjigje pyetjes.

“Ligjet janë shumë strikte por praktikat janë shumë të lehta dhe të lira. Gjithkush po pyeste se si mund të ishte që Gjermania të ketë një nga ligjet më strikte dhe gjithmonë të ishte numri dy i armëve më të mëdha botërore dhe prodhues? Pra, ku qëndron hendeku?”, tha juristi Holger Rothbauer.

Nëse kthehemi në vitin 2019, një publicist gjerman Jurgen Grasslin për shumë vite kishte hetuar rreth armëve të shitura në qetësi. Në majin e këtij viti, ai ishte shkaku që gjashtë punonjës te Heckler & Koch janë paraqitur para gjykatës.

Padia është fokusuar në në 4, 500 pushkë G36 dhe armë të tjera të zjarri që u janë shitur 16 grupeve meksikane. Këto armë janë përdorur nga milicia meksikane në drejtim të studentëve në Iguala në vitin 2014.

Gjashtë studentë ishin vrarë dhe 43 ishin kidnapuar që u zhdukën pa lënë gjurmë, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Ka shumë mënyra nëpërmjet të cilën industria e armëve e ndikon politikën. Për shembull, politikani i SPD Johannes Kaas në vitin 2005 ka pranuar rreth 60-80 mijë euro si një donacion të vogël. Ato u ndanë në sasi të vogla saqë nuk i duhej t’i deklaronte ato”, tha deputetja gjermane e partisë së majtë, Anita Scheller.

“Ju mund të thoni gjithçka në Gjermani, për sa kohë që nuk e sulmoni qeverinë për shitjen e paligjshme të armëve”, tha Grässlin./Periskopi/