”Çfarë kërkon Klopp këtu? Ai nuk është trajner i madh”, koha kur Mourinho e injoronte gjermanin

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho, janë nga trajnerët më të mirë në botë dhe nga strategët më të mirë të futbollit.

Si të tillë është logjike që kanë një rivalitet të madh, por nuk ka lindur në fushën e lojës, por në një event të organizuar nga Federata angleze në fund të 2016-ës.

Në atë event mësohet se ishin të ftuar të gjithë trajnerët e mëdhenjë që kishin kontribuar për sportin anglez. Midis tyre ishin Klopp, Mourinho, Guardiola, Conte, Wenger, Ferguson apo të tjerë.

Image result for Mou klopp

Nga ato që kanë publikuar tabloidet në Angli, thuhet se Mourinho i  ka thënë shoqëruesit të tij diçka ironike për Kloppin. “Çfarë kërkon Klopp këtu, ai nuk është një trajner i madh”, ishin fjalët therrëse te portugezit.

Portugezi ka shumë momente të hidhura nga gjermani, pasi përballë skuadrave të tij ai ka pësuar humbje të thella dhe që i kanë kushtuar shkarkimin. Një prej tyre ka qenë humbja që pësoi në gjysëmfinalet e Championsit në vitin 2013, ku me katër golat e Lewandowskit, Reali u mund thellë nga Dortmundi. /Periskopi