Edhe Sindikata e Judikaturës paralajmëron grevë për javën e ardhshme, shkak pagat

Periskopi.com Lajme

Të pakënaqur me ProjektLigjin për Pagat të propozuar nga Qeveria , kanë dalur edhe punëtorët administrativë të gjykatave dhe prokurorive të Republikës së Kosovës.

Sindikata e Judikaturës në një reagim për Periskopin është shprehur e pakënaqur me këtë projektligj, duke thënë se duan rritje  të pagave prej 25 përqind  në koeficientin bazë.

Kryetari i Sindikatës, Asllan Rusinovci për Periskopin ka paralamëruar se në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, qysh të hënën apo të martën do t’ia nisin grevës rreth 2 mijë punëtorë të tyre.

”Ne jemi të pakënaqur,  meqë ende nuk  e dijmë as koeficionetin sa e kemi. Si sindikatë e Juridikatures jemi të pakënaqur me Ligjin mbi Pagat sepse ne kemi kërkuar, ashtu edhe si në muajin korrik kur kemi qenë në grevë, ne grevën e kemi ndërprerë me premtim që me pasë rritje 25 për qind në koeficientin bazë nga Ministria e Drejtëisë. Kështu që neve me Ligjin mbi Pagat, sipas të gjitha gjasave nuk jemi vlerësuar dinjitetshëm si staf administrative i gjykatave dhe prokurorive. Ne kemi pasur kërkea edhe për hyrje në grevë por grevën  ekemi shtyer me shpresë që do të hiqet, do të aprovohet dhe do të ketë një koeficinet adekuat për këto kategori. Në të kundërtën nëse nuk pranohet 25 përqindëshi rritje në koeficientin bazë ne do të hyjmë në grevë qysh të hënën ose të martën, më së largu.  Shtesat mos të preken kurrsesi.’’, ka thënë Rusinovci për Periskopin.

Kujtojmë që pakënaqësi me Ligjin për Pagat kanë shprehur edhe shumë institucione të tjera, duke nisur prej arsimit që tash e 3 javë ishte në grevë, pastaj në Shëndetësi, në Gjykata, shërbyesit civil nëpër komuna, si dhe Dogana e Kosovës.

Është paralajmëruar që Kuvendi në seancën e nesërme do të diskutojë reth Ligjit për Pagat, për të cilin ka kundërshtime nga gjitha anët./Periskopi/