Mësohen detaje të reja për meçin Khabib – Gaethje

Periskopi.com Sporti

Mbrëmja e UFC 242 do të sjell një nga duelet më interesante të mundshme, atë mes Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.

Lidhur me këtë duel ka folur edhe presidenti i UFC, Dana White, i cili madje ka zbuluar vendin favorit për të organizuar këtë duel. Bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Abu Dhabi.

“Ua kam borxh atyre (luftën)”, ka thënë White para gazetarëve.

Për 31 vjeçarin Nurmagomedov, Abu Dhabi është vendi i fundit ku ai luftoi, kur gjatë shtatorit të kaluar mposhte Dustin Poirierin.

Mbetet të shihet se kur UFC do ta zyrtarizojë vendimin për të organizuar këtë duel në EBA.

 

Khabib Nurmagomedov pritet të përballet me Justin Gaethjen në shtator

Periskopi.com Sporti

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje raportohet se do ta përballen për titullin e peshave të lehta në UFC më 19 shtator.

Gaethje e fitoi mundësinë e tij për përballjen ndaj Khabibit kur fitoi titullin e përkohshëm në UFC 249 në muajin e kaluar.

Conor McGregor kishte shpresuar që të përballej me amerikanin, por u ndalua nga UFC-ja para se ai ta shpallë pensionimin e tij.

McGregor njoftoi pensionimin e tij në rrjetet sociale në fundjavën, por kjo nuk është hera e parë, derisa një njoftim të tillë e kishte bërë edhe në vitin e kaluar.

Tony Ferguson pësoi humbje ndaj Gaethje, u dërgua në spital më lëndimë të rënda në fytyrë

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë pas mesnate u zhvillua edicioni i 249-të i UFC.

Kjo ndeshje vuri përballë Tony Ferguson dhe Justin Gaethje.

Ferguson ishte planifikuar të ndeshej me Khabibin por për shkak të pandemisë kjo nuk u bë e mundur, shkruan Periskopi.

Kështu, Justin Gaethje e bëri Tony Ferguson për spital dhe doli fitues në Octagon në UFC 249.

Fergusonin e kishin nisur drejt e në spital pasi pësoi lëndime të rënda, madje kishte edhe ënjtje të syrit të djathë nga grushtat e fuqishëm të Gaethje.

Lufta u ndalua herët nga gjyqtari Herb Dean, dhe poashtu ai bëri thirrje për ndalimin e procedurave në raundin e pestë. /Periskopi.com/