Juventusi në ankth për Dybalan, largohet nga fusha

Periskopi.com Sporti

Juventusi gjen golin e avantazhit ndaj Sampdorias pas 52 minutash lojë (pjesa e parë u mbyll me 7 minuta shtesë për shkak të vonesave dhe dëmtimeve)… Cristano Ronaldo nuk fal me një skemë të bukur në goditjen e dënimit të Pjanic.

Por, festa bardhezi mund të marrë nota hidhërimi pasi veç dëmtimit të Danilos, ai që shqetëson është Dybala, që ka prekur aduktorët dhe Sarri është detyruar ta heqë nga fusha duke e zëvendësuar me Higuain.

Numri “10” është dukur i mërzitur dhe shpresa është që të rikuperojë në kohë për Lyon, pasi pa Douglas Costa dhe Dybala gjithçka bëhet edhe më e vështirë në Champions.