Juventusi kujton ngjarjen tragjike: 71 vjet nga përplasja e avonit ku humbën jetën skuadra e Torinos

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka kujtuar sot 71-vjetorin e tragjedisë “Superga”, kur në 4 maj të vitit 1949, avioni që transportonte skuadrën e Torinos u përplas fatalisht me Bazilikën e Supergas në Torino.

Në një mesazh përkujtimor të publikuar në faqen zyrtare të “Zonjës së Vjetër” kujtohet një nga ditët më të dhimbshme jo vetëm për futbollin italian, por dhe për atë botëror.

 

“Në 4 maj të vitit 1949, skuadra e ‘Torinos së Madhe’ humbi jetën tragjikisht në Superga. Juventusi bashkohet për të kujtuar këta kampionë të mëdhenj”, shkruhet në mesazhin e klubit bardhezi.

Pavarësisht rivalitetit të madh midis tyre, Juventusi i bashkohet dhimbjes për familjarët e të gjithë personave që vdiqën në atë aksident tragjik.