Pa gola por me fitues, Juventusi kalon në finale të Kupës së Italisë, eliminon Interin

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e parë gjysmëfinale doli të jetë vendimtare dhe Juventusi është kualifikuar kështu në finale të Kupës së Italisë pasi që kishte fituar me rezultat 1-2 në Guiseppe Meaza. Në ndeshjen e dytë në Allianz të Torinos0, Interi edhe pse dominoi shumicën e ndeshjes nuk ia doli të rikthente rezultatin

Derbi i dytë i Italisë në mes të dy gjigantëve të gadishullit apenin Juventus-Inter ka përfunduar i barabartë me rezultat 0-0.

Kështu Juventusi ka arritur që ta ruajë epërsinë që kishte krijuar nga ndeshja e parë para një jave në Milano të cilën e kishte fituar 1-2.

Ndeshja u dominua nga Interi që nga fillimi i saj.

Tentimi i parë nga Interi erdhi në minutën e 10 ku Lautaro depërtoi në zonë, u rrëzua por gjyqtari nuk akordoi penallti.

Rasti më i mirë për Interin ishte prapë në minutën e 26-të ku Eriksen gjënë për mrekulli kokën e Lukaku por goditja e tij me kokë përfundon afër shtyllës së majtë të portës së Buffon.

Tre minuta më vonë Lautaro do ta merrte një top nga rikthimi por goditja e tij do të bllokohet.

Në pjesën e dytë Interi rastin më të mirë për shënim e pati në minutën e 53-të ku Hakimi plasoi një goditje të fortë që ajo ishte pak centimetra mbi portë.

Rasti i parë i Juventusit ishte në minutën e 65-të ku Cristiano Ronaldo u gjend ballë për ballë me portierin e Interit, ai goditi por Handanovic ia mohoi golin portugezit.

Ronaldo pati edhe një mundësi për shënim në minutën e 71-të por përsëri Handonovic priti goditjen e portugezit.

Hakimi pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 81-të por goditja e tij prapë përfundojë jashtë.

Rasti i fundit ishte përsëri për Interin por goditja më kokë e Lukaku përfundojë jashtë dhe në fund ndeshja përfundon me rezultat 0-0 dhe Juventusi është në finale të Kupës së Italisë.

Finalistin tjetër ata do ta mësojnë nga çifti Napoli-Atalanta, ndeshje e cila zhvillohet nesër mbrëma