Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar i shkon për ngushëllime familjes Daci

Periskopi.com Lajme

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar mëngjesin e së martës në vizitë ngushëllimi në familjen e ish’zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Përmes disa fotografive që Haradinaj ka publikuar në Facebook, i pari i ekzekutivit shihet së bashku me ministrat në vizitë në familjen e akademikut Nexhat Daci.

“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, ka shkruar kryeministri.

Ndryshe, sot në orën 12:00, kryeministri do të mbledhë qeverinë e si pikë e rendit të ditës është edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish’zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit që ndërroi jetë tragjikisht në Brezovicë të dielën

 

Në seancën për buxhetin, mungon kabineti qeveritar

Periskopi.com Lajme

Ka filluar seanca plenare, në të cilën po vazhdon debati rreth Projektbuxhetit për vitin 2019, raporton Koha Ditore.

Deputeti i LDK-së, Korab Sejdiu, ka kritikuar mungesën e kabinetit qeveritar, i cili nuk është prezent në sallë. Ka thënë se është e palogjikshme të kërkohet nga Qeveria miratimi i tij kur mungon në Kuvend.

Sejdiu është ndalur te buxheti, i cili është paraparë për sistemin e drejtësisë.

“Nuk mund të thuhet se drejtësia është prioritet, kur buxheti vazhdon të jetë i njëjtë. Kur nuk është bërë asnjë ndryshim në të”, ka thënë ai.

Mblidhet Qeveria

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Takimi i ekzekutivit do të mbahet me fillim nga ora 11:00.