‘Secili duhet me i grahë vetë’ – Përplasen Kaci i AAK’së dhe Armendi i VV’së

Periskopi.com Lajme

Stilistët Kaci dhe Arben Gashi, sonte në Debat Plus janë përplasur teksa ngritnin liderët e partive të cilave i janë bashkuar para disa ditësh, transmeton Periskopi.

Arben Gashi, i cili iu bashkua Vetëvendosjes, me ton të lartë e pyeti Kacin se ‘çka ka bërë Ramush Haradinaj për industrinë tënde’’.

‘’A ka investu Ramushi në industrinë tënde. Ti  i ke 100 probleme, s’ke profesionistë, shkollë profesionale. Ku është problemi, a e din. Ne kemi problem me gjetë profesionistë. Jo mashtrime gjashtëmujore, e në fund me dalë i paaftë’’, tha Gashi.

Kaci ia ktheu se Haradinaj nuk mund të merret me secilin dhe se cdonjeri duhet të punojë vetë.

Ramush Haradinaj nuk mundet me u marrë me secilin individ., As Zoti s’mundet. Secili duhet me i grahë vetë, me bë punën vetë. Unë i kam bë gjithcka vetë, pa më ndihmu askush.Nuk garoj për karrige’’, tha Nitaj./PERISKOPI/

Kaci tregon se a pretendon ndonjë post politik, thotë se me familjen Haradinaj njihet qysh para luftës

Periskopi.com Lajme

Stilisti i njohur Kaci, i cili ka aderuar para disa ditësh në AAK, ka thënë se me familjen Haradinaj njihet qysh para luftës. Ai thotë se gjithë ka qenë me AAK’në dhe se nuk pretendon ndonjë post politik, transmeton Periskopi.

‘’Në AAK jam ndër vite, jo vec sot. Me familjen Haradinaj nihemi qysh para lufte. Edhe pse jam në AAK, Haradinaj vetëm në këto dy vitet e fundit e kallxoi veten dhe u treguam si shtet. Kërkush sot nuk ka lind, as në Paris, Ëashingon e Milano, dhe cdokush  I ka përjetu situatat e vështira. Për publikun ke dicka e madhe kur dola, Gjithmonë është mirë me u fol për ty’, tha Kaci.

‘’Unë nuk pretendoj ndonjë post poliitk, do të vazhdoj me punën time. Kam mbaru shkenca politike. Mendoj që Ramush Haradinaj është I palëkundshëm dhe  e ka mbështetjen timë’’/PERISKOPI/

Anita e prezanton Kacin si ‘deputet’ (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Frizeri i famshëm, Kaci Lleshi dje ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky lajm u komentua mjaft shumë, sidomos nëpër rrjetet sociale.

Sot, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita e ka vizituar Kacin për një rregullim flokësh, ndërsa nga aty ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook me mbishkrimin ‘te deputeti’.

Kujtojmë që para tre ditësh kuvendi i Kosovës është shpërndarë, ndërsa priten zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, pasi presidenti ta caktojë datën.