Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi dënohen me mbi 6 vjet burgim për mashtrim

Periskopi.com Lajme

I akuzuari për mashtrim, Rrahim Hashimi, është dënuar me tre vjet e nëntë muaj burgim. Kurse, i akuzuari tjetër për të njëjtën vepër penale, Kadri Rexhepi, është dënuar me tre vjet burgim.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi janë shpallur fajtorë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

Në kuadër të këtij dënimi, atyre u është llogaritur koha e kaluar në paraburgim, si dhe janë obliguar që të paguajnë shpenzimet e procedurës penale.

Kurse, pala e dëmtuar, përkatësisht Faton Dalladaku, është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore juridike.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, në afat prej 15 ditësh, raporton Betimi për Drejtësi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 21 mars 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Sipas prokurorisë, në periudhën kohore prej 30 dhjetor 2011, deri më 24 korrik 2012, në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit Faton Dalladaku, e cila gjendet në rrugën “Perandori Justinian”, në lagjen “Pejton”, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, së bashku me të pandehurin tjetër Ekrem Lika, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, e kanë vënë në lajthim të dëmtuarin Faton Dalladaku.

Gjithnjë sipas prokurorisë, ata përmes të akuzuarit Kadri Rexhepi, prezantohen rrejshëm para të dëmtuarit dhe atë i akuzuari Rrahim Hashimi, si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, ndërsa i akuzuari Ekrem Lika si dhëndër i Kadri Veselit, ashtu që të tre së bashku kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës SH.P.K në Prishtinë.

Prokuroria pretendon se ky ndërmjetësim pretendohej të realizohej kinse mes personit të quajtur Ekrem Lluka si shitës dhe Faton Dalladaku si blerës, ashtu që e nxisin të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i prezantuar draft-kontrata sipas të cilave arrijnë ta bindin se i akuzuari Rrahim Hashimi, është pronar i Qendrës Kardiake të Kosovës, me 20 për qind të aksioneve, ndërsa Ekrem Lluka me 80 për qind, me ç’rast arrijnë të marrin nga i dëmtuari Dalladaku shumën e përgjithshme të të hollave prej 290 mijë e 810 euro, për të cilën shumë edhe i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”

 

Dështon gjykimi ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

Periskopi.com Lajme

Në mungesë të zyrtares ligjore ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, i paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi deklaroi se lidhur me këtë çështje e ka njoftuar edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe personat përgjegjës.

Në këto rrethana, gjykatësja Bytyqi seancën e radhës e ka caktuar më 18 dhjetor 2019, në ora 10:00.

Prezent ishte prokurorja Rukije Shashivari, të akuzuarit Hashimi dhe Rexhepi, i dëmtuari Faton Dalladaku, si dhe mbrojtësit e tyre.

Ndryshe, kjo lëndë fillimisht kishte filluar të gjykohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj, por e njëjta me vendimin e nxjerrë më 6 gusht 2018, ishte shpallur jo kompetente në pikëpamje territoriale, ashtu që kjo lëndë i ishte transferuar Gjykatën Themelore në Prishtinë për vendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale më 26 qershor 2019, me ç’rast dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për këtë vepër penale.

Kurse, më 14 gusht 2019, gjykatësja Medie Bytyçi ka refuzuar kërkesat e ushtruara nga mbrojtësit për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Po ashtu, më 28 tetor të këtij viti, ndaj të akuzuarve Hashimi dhe Rexhepi, Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 21 mars 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas prokurorisë, në periudhën kohore prej 30 dhjetor 2011, deri më 24 korrik 2012, në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit Faton Dalladaku, e cila gjendet në rrugën “Perandori Justinian”, në lagjen “Pejton”, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, së bashku me të pandehurin tjetër Ekrem Lika, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, e kanë vënë në lajthim të dëmtuarin Faton Dalladaku.

Gjithnjë sipas prokurorisë, ata përmes të akuzuarit Kadri Rexhepi, prezantohen rrejshëm para të dëmtuarit dhe atë i akuzuari Rrahim Hashimi, si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, ndërsa i akuzuari Ekrem Lika si dhëndër i Kadri Veselit, ashtu që të tre së bashku kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës SH.P.K në Prishtinë.

Prokuroria pretendon se ky ndërmjetësim pretendohej të realizohej kinse mes personit të quajtur Ekrem Lluka si shitës dhe Faton Dalladaku si blerës, ashtu që e nxisin të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i prezantuar draft-kontrata sipas të cilave arrijnë ta bindin se i akuzuari Rrahim Hashimi, është pronar i Qendrës Kardiake të Kosovës, me 20 për qind të aksioneve, ndërsa Ekrem Lluka me 80 për qind, me ç’rast arrijnë të marrin nga i dëmtuari Dalladaku shumën e përgjithshme të të hollave prej 290 mijë e 810 euro, për të cilën shumë edhe i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” në bashkëkryerje, nga neni 335, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Betimi për Drejtësi/

Gjykata merr vendim për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepi

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën, ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit dy të akuzuarve për mashtrim, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit ndaj të akuzuarve Hashimi dhe Rexhepi është marr më 28 tetor 2019, nga gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi.

Në arsyetimin e këtij vendimi të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nëse të akuzuarit gjenden ne liri të plotë mund të pengojnë rrjedhjen normale të procedurës.“Sipas këtij vendimi gjykata vlerëson se po të gjenden të akuzuarit në liri të plotë mund ta pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale ngase ka arsye për të besuar se ata do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprën penale apo edhe të ndikojnë në bashkëpjesëmarrësin Ekrem Lika, i cili ende nuk është dëgjuar nga prokurori”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 gusht 2019, ndaj të akuzuarve kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj deri më 28 tetor 2019.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 21 mars 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas prokurorisë, në periudhën kohore prej 30 dhjetor 2011, deri më 24 korrik 2012, në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit Faton Dalladaku, e cila gjendet në rrugën “Perandori Justinian”, në lagjen “Pejton”, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, së bashku me të pandehurin tjetër Ekrem Lika, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, e kanë vënë në lajthim të dëmtuarin Faton Dalladaku.

Gjithnjë sipas prokurorisë, ata përmes të akuzuarit Kadri Rexhepi, prezantohen rrejshëm para të dëmtuarit dhe atë i akuzuari Rrahim Hashimi, si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, ndërsa i akuzuari Ekrem Lika si dhëndër i Kadri Veselit, ashtu që të tre së bashku kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës SH.P.K në Prishtinë.

Prokuroria pretendon se ky ndërmjetësim pretendohej të realizohej kinse mes personit të quajtur Ekrem Lluka si shitës dhe Faton Dalladaku si blerës, ashtu që e nxisin të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i prezantuar draft-kontrata sipas të cilave arrijnë ta bindin se i akuzuari Rrahim Hashimi, është pronar i Qendrës Kardiake të Kosovës, me 20 për qind të aksioneve, ndërsa Ekrem Lluka me 80 për qind, me ç’rast arrijnë të marrin nga i dëmtuari Dalladaku shumën e përgjithshme të të hollave prej 290 mijë e 810 euro, për të cilën shumë edhe i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

 

​Një muaj paraburgim për Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit një muaj ndaj të dyshuarve të “rastit të fajdeve”, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Policia e Kosovës ka i ka arrestuar mbrëmë dy të dyshuarit për “rastin e  fajdeve”, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve RR.H dhe K.R për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve RR.H dhe K.R u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1.1 dhe paragrafi 1.2, pika 1.2.1,1.2.2 dhe1.2.3 të KPRK-së, ngase ekziston  rreziku i arratisjes se tyre, po ashtu ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë. Gjykata ka vlerësuar se duke marr parasysh karakteristikat e tyre personale dhe sjelljet e tyre te mëhershme ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë vepra të njëjta apo të ngjashme penale.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

Arrestohen Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi

Periskopi.com Lajme

Kadri Rexhepi, personazhi që shihet në videot e siguruara nga Indeksonline duke folur në aferën e mashtrimit, ku Faton Dalladakut i merren para kinse për t’i kryer punë për spitalin privat brenda hapësirës së QKUK më 2012, sot ka përfunduar në pranga të policisë.

Prangat i janë vendosur sot edhe personit tjetër i përfshirë në këtë skemë mashtrimi Rrahim Hashimit.

Në lidhje me aferën e mashtrimit policia po kërkon edhe të dyshuar të tjerë dhe varësisht prej hetimeve pritet të ketë ende të arrestuar.

Në videot ku flitet për lejen e spitalit brenda hapësirës së QKUK-së, një përmbledhje të të cilave e ka publikuar Indeksonline, dy të arrestuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, shihen derisa i marrin para Faton Dalladakut.

Ata janë prezantuar rrejshëm si njerëz të afërt të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.

Menjëherë pas publikimit të videove, ku shihet mashtrimi duke keqpërdorur emrat nga politika, Veseli ka mohuar që njeh të dyshuarit dhe ka kërkuar që ky rast të zbardhet në tërësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

VIDEO që tregon mashtrimet spektakulare të Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

Periskopi.com Lajme

Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi kishin arritur që për disa muaj ta mashtronin në mënyrë klasike Faton Dalladakun në lidhje me spitalin në oborrin e QKUK-së.

Këtë e kishin bërë, në muajt e parë të vitit 2012, duke aktruar në mënyrë perfekte se gjoja janë njerëzit e politikanëve të lartë. Ata ishin thirrur në emër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, por krejt kjo ishte një mashtrim.

Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi i merrnin para Dalladakut, ndërsa punën nuk ia kryenin.

Në një video përmbledhëse të te gjitha xhirimeve, që duket se janë bërë nga vetë Faton Dalladaku në zyrën e tij, që Indeksonline i ka siguruar, shihet qartë skema e mashtrimit.

Ata i premtonin se puna do të kryej për ca ditë, pastaj për ca javë, por muajt kalonin e kjo nuk ndodhte.

Dikur, Dalladaku e kupton që e gjitha është një mashtrim, sepse Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi në fakt as nuk e njihnin Kadri Veselin e Xhavit Halitin. Dalladaku ju thotë atyre se kurrë në jetë nuk e ka parë Kadri Veselin dhe as nuk ia ka dëgjuar zërin.

Mashtrimi shkonte deri në atë pikë sa përmendet edhe Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kadri Rexhepi i thotë Faton Dalladakut se Hashim Rrahimi është në Maqedoni, por kur Dalladaku e thërret Rrahim Hashimin në telefon, ai i thotë se ndodhet në Kamzë të Shqipërisë. Pas telefonatës, Dalladaku i thotë Rexhepit se ‘pse po më thua në Maqedoni ai qenka në Kamzë’. Kadri Rexhepi menjëherë arsyetohet duke thënë se ‘Hashim Rrahimi paska shkuar te Ilir Meta’.

Sa herë që Dalladaku tenton ta kuptojë mashtrimin, pasi puna nuk i kryhej, ata jepnin afate e premtime tjera, por as ato nuk mbaheshin.

Shikojeni më poshtë një video përmbledhëse prej 30 minutave.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1259853620838814/?t=16

Avokati Rrecaj: Deklaratat e Kadri Rexhepit nuk duhet marrë si provë, pasha atë pasha këtë

Periskopi.com Lajme

Avokati Veton Rrecaj ka thënë se 5 persona po mbahen në paraburgim nën dyshimet se janë të përfshirë në aferën e fajdeve dhe mashtrimeve, të publikuara edhe përmes një video-inicizmi.  Sipas tij, asnjëri nuk duhet të etiketohet si kriminel derisa të kryhen hetimet nga organet e drejtësisë.

Avokati Veton Rrecaj në Rubikon thotë se këto njëherë vec janë supozime dhe etiketime të pabazuara, transmeton Periskopi.

‘’Në opinion po thuhet fajdexhi, kriminela. Asnjë person nuk mund të quhet kriminel nga askush, as nga organet e drejtësisë nuk e etiketojnë ashtu. Cka nëse dikush nga këta të shpallet i pafajshëm, kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmin material. Këto janë vec supozime, etiketime të pabazuara mund të jenë.’’, tha Rrecaj.

Tutje ai thotë se deklarata e Kadri Rexhepit nuk mund të merret si provë, sepse po të ishte ashtu, gjysma e Kosovës do të ishte në burg.

‘’ Nuk mund të merret si provë, pasha atë pasha këta, kam folë me Kadri Veselin etj. Sikur të ishte kështu, gjysma e Kosovës do të duhej të shkonte në burg’’, tha ai./PERISKOPI/

 

Rexhepi për aferën e fajdeve: Veselin s’e kam takuar kurrë, gjynah që mban toka njerëz si Hashimi e Dalladaku

Periskopi.com Lajme

Kadri Rexhepi, personazhi që dëgjohet në videon ekskluzive të KTV-së nga afera e fajdeve duke thënë se Kadri Veseli ka marrë 200 mijë euro, ka thënë se në ato momente ishte duke e cituar Rrahim Hashimin.

Në një video të publikuar, Rexhepi shihet në një bisedë me biznesmenin Faton Dalladaku, i cili thotë se dha shumë të madhe parash për të ndërtuar spitalin privat në hapësirat e QKUK-së. E Rexhepi aty duket se luan rolin e ndërmjetësuesit mes Dalladakut dhe Rrahim Hashimit. Në video, Rexhepi thotë se “200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli”.

Pas publikimit të kësaj videoje, Rexhepi ka telefonuar KTV-në për të dhënë reagimin e tij të plotë.

Ka thënë se nuk është marrë kurrë me fajde, ndërsa ka theksuar se fjalët “200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli” nuk ishin të tijat. Ka thënë se s’e ka takuar kurrë Kadri Veselin, ndërsa ka shtuar se është viktimë e mashtrimit nga Hashimi dhe biznesmeni Dalladaku.

“Rrahim Hashimi është mashtrues. Gjynah që mban Toka njerëz të tillë. Ju s’keni ide. Jeni të pa shpirt që ma keni bë këtë. Pesë minuta me e mbajt një incizim që e ka bë Dalladaku. Ai është mashtrues, pis, pedofil. Është kumorxhi. I ka të gjitha këqijat. Bukë s’ka pas me hangër e për një kohë të shkurtër, i ka marrë 80 hektarë. Mosni kështu”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi ka thënë se njëherë Hashimi e kishte mashtruar duke ia dhënë një numër telefoni të Veselit. Sipas Rexhepit, Hashimi ka thënë vazhdimisht se është njeri i Veselit dhe SHIK-ut.

“Më ka dhënë edhe numrin e Kadri Veselit. Kemi biseduar me një telefon që ma ka dhënë ai. Dhe zëri i Kadrisë ishte ai. Ai lypke pare, e s’u kanë hiq Kadria. Shihni ç’na ka bë ky pis bre. Rrahimi ka thënë që ‘unë jam njeri i Kadri Veselit. Unë jam i SHIK-ut, kam kryer kriminalistikën. Unë e zëvendësoj SHIK-un e Kosovës në Shqipëri’”, ka shtuar Rexhepi.

Rexhepi më pas ka treguar se në kontakt me Hashimin ka rënë përmes Shukri Bujës, ish-zyrtar i PDK-së. Ka thënë se e kishte ndihmuar Hashimin sepse “ka menduar se është njeri i luftës”.

Rexhepi më tej ka thënë se ka kërkuar edhe nga Bajrush Xhemajli, tjetër zyrtar i lartë i PDK-së, që t’ia mundësojë një takim me kryeparlamentarin Veseli. Rexhepi ka thënë se është takuar edhe me deputetin e PDK-së, Elmi Reçicën. “E kam pyetur kush është bre ky njeri. Më tha ‘baca Kadri si një fjalë popullore, mos kofsh i mençur me nejt me njerëz të mençur’”.

Hashimin e Dalladakun i ka quajtur idiotë e të pafytyrë.

Të dy ka thënë se i kanë shumë para borxh.

“Të dytë më kanë borxh. Rrahim Hashimi m’i ka 150 mijë. Duke më lut se do t’i marr kaq, ia kam dhënë. Kishe ishte në luftë e na ka liruar se kurrë s’do t’ia jepja. E kam paraqit në gjykatë se kurrë nuk mi ka dhënë. Është betuar e kurrë nuk më ka kthyer paratë. Më ka kërcënuar. Bajrush Xhemajlin e kam lutur e më ka thënë se do të më thërrasë Kadri Veseli. Kam bë lutje vetëm që të më pranojë të bisedojë me mua, e t’i them se ky më murrë shumë pare e kush është ky njeri. ‘Njeri i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit thoshte’”.

Për lidhjen e tij me spitalin e përfolur, Rexhepi ka thënë se ishte motivuar nga dy operimet e gruas së tij nga zemra.

Ai ka thënë se edhe biznesmenit Dalladaku i ka dhënë shumë para.

“Faton Dalladakut ia kam dhënë paratë se thoshte po ma marrin shtëpinë, ‘aman ta kryej edhe një kamatë e t’i kthej’. E ky më mashtroj. Ia kam marr borxh një mbese 40 mijë euro. 10 mijë përmes bankës, 30 mijë cash. Ia kam marrë 114 mijë një kushëriri këtu”, ka shtuar ai.

Të hënën, policia ka arrestuar 5 persona: Rrahim Hashimin, Ismet Osmanin, i njohur si “Curri”, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin dhe Adil Thaqin, nën dyshimin për fajde, detyrim dhe mashtrim.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për një muaj paraburgim për Rrahim Hashimin, ndërkaq 4 të tjerëve u janë caktuar 30 ditë paraburgim. Protagonisti kryesor, Rrahim Hashimi, shihet duke numëruar para në një video të siguruar nga Koha.