Kafiteritë dhe restorantet shtrenjtojnë kafetë në Kamenicë

Periskopi.com Lajme

“Nescafe” që piu i kushtoi 50 cent.

Por, për një të njëjtë, Esat Bajrami nga Kamenica pas dy javësh do të paguajë 20 cent më shumë.

Kjo pasi kafiteritë dhe restorantet e kësaj komune morën vendim ta rrisin çmimin e kafesë me përfundimin e muajit të Ramazanit.

E ky shtrenjtim, këtij  po i duket i lartë. Por një qytetar tjetër thotë se kush s’ka të holla le t’i reduktojë kafet.

Kjo marrëveshje nuk ekziston në letër, por Klan Kosova mëson se pronarët e bizneseve u takuan një ditë më parë dhe ranë në ujdi gojarisht.

 

Prishtinasit dalin në protestë – Po u pengon zhurma e kafiterive

Periskopi.com Lajme

Banorët e lagjes Qendra kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës për shkak të zhurmave të lartë të kafeneve, të cilat zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shefki Ukaj, banor i kësaj lagje thotë se gjendja në këtë lagje është bërë dramatike.

“Gjendja në vitin e fundit është bërë dramatike. Deri në orën 02:00, kemi muzikë shfrenuese. Duhet ditur se kemi njerëz të sëmurë, pleq, fëmijë. Nuk është shqetësimi i vetëm zhurma. Është edhe çështja e parkingjeve, më së paku ne i parkojmë aty, ne nuk kemi ka me hy as ka me dal”, tha ai.

Për shkak të kësaj situate, ai tha se janë të detyruar edhe t’i shesin shtëpitë e tyre.

Të njëjtin hallë ka edhe Violeta Geci.

“Jemi detyru të dalim në protestë nga zhurma e kafiterive. Kemi banorë të sëmurë. Nuk po mundemi me nejt në banesat tona”, u shpreh ajo.

Drita Begraci, që tri vjet nuk ka dalur nga shtëpia e saj, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo thotë se sot ishte e detyruar të dal të protestojë.

“Jemi si me qenë në Afrikë që tri vjet nuk kam dal jashtë. Me zor më kanë marrë sot për krahu. Zhurmë e madhe, miza, mijë…nuk po dimë çka me bo”, ka thënë ajo.

Shipe Shkodra thotë se nëse komuna e Prishtinës nuk reflekton janë të detyruar të ndërmarrin diçka vet.