Kështu u vlerësuan Harvetz e Werner në debutimin e sontëm

Periskopi.com Sporti

Chelsea e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier League – me fitore bindëse në udhëtim te Brightoni.

Në takimin e xhiros së parë të sezonit të ri të kampionatit anglez, blutë triumfuan me rezultat të thellë 3:1.

Golat në këtë takim u shënuan nga Jorginho, Reece James e Kurt Zouma, dhe Leandro Trossard për Brightonin.

Dy yjet e rinj gjermanë të Chelseat, Timo Werner e Kai Havertz, debutuan në këtë takim derisa u vlerësuan me notat 7.1, respektivisht 6.6 për paraqitjet e tyre.

Më poshtë vlerësimet e lojtarëve.

 

Low: Harvetz dhe Werner do të bëjnë hapa para te Chelsea

Periskopi.com Sporti

Kai Havertz dhe Timo Werner janë dy lojtarët që iu bashkuan Chelseat gjatë kësaj vere.

Dy lojtarët e kombëtares së Gjermanisë janë në mesin e transferimeve më të bujshme në Premierligë.

Lidhur me transferimin e tyre ka folur edhe selektori i Gjermanisë, Joachim Low.

Low beson se bërja e një hapi përpara në karrierën me Chelsea nga Werner e Havertz do të jetë ndihmë edhe për Gjermaninë.

“E shoh si negative kur talentë si Kai nuk janë më në Bundesliga. Por, shoh edhe gjëra pozitive. Personaliteti i lojtarëve rritet kur luajnë jashtë kufijve”, ka thënë Low.

“Mendoj se nëse Kai dhe Timo bëjnë hapa përpara me Chelsea, ata sigurisht se do të na ndihmojnë edhe ne”, ka shtuar trajneri i Gjermanisë.

Chelsea finalizon marrëveshjen me Kai Harvetzin

Periskopi.com Sporti

Chelsea tashmë ka arritur marrëveshje prej 80 milionë eurove për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Harvetz pas shumë javësh negociata me klubin nga Bundesliga.

21-vjecari, i cili mund t’i kushtojë ‘Të Kaltërve’ 20 milionë euro më shumë në bazë të performancave, do t’i dërgojë shpenzimet e klubit në kuotën e 250 milionë eurove, transmeton Periskopi.

Transferimi i fundit i Frank Lampardit do ta thyejë rekordin e klubit që mbahet nga Kepa Arrizabalaga, i cili kaloi në ‘Stamford Bridge’ për 80 milionë euro në vitin 2018.

Chelsea tashmë ka arritur marrëveshje për një kontratë pesë-vjecare me mesfushorin, i cili iu bashkua Kombëtares së Gjermanisë të hënën. /Periskopi.com/

Pritjes së gjatë i vjen fundi, Harvetz te Chelsea është punë e kryer

Periskopi.com Sporti

Më në fund është arritur marrëveshja mes Chelsea dhe Bayer Leverkusen për Kai Havertz.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romani, që mori dritën jeshile edhe nga gazetari i BILD, Christian Falk, raporton se marrëveshja mes të dyja klubeve është pranë finalizimit.

Blutë do t’i paguajnë 80 milionë euro Leverkusen, ndërsa 20 të tjera do të jenë të përfshira si bonuse.

Marrëveshja personale është arritur më herët dhe nuk do të jetë një problem. Tani ka vetëm çështje formale deri te zyrtarizimi.

Paraqitja e Kai Harvetzit mbrëmë kundër Rangers tregon çka po transferon Chelsea për 100 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Fansat e Chelseat e kanë pasur mundësi ta shikojnë objektivin e klubit, Kai Harvetz në aksion, teksa Bayer Leverkuseni u ndesh me Rangers në Europa League.

Pasi fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 3-1, Leverkuseni pritej të kalonte në cerekfinale të kompeticionit. Dhe pikërisht këtë e bëri, falë një fitoreje 1-0.

Moussa Diaby shënoi golin e vetëm, por si luajti Kai Harvetz?

Epo, ai u aktivizua në krahun e djathtë në formatin 4-2-3-1, dhe ishte jashtëzakonisht i përfshirë në gjithcka që bëri Leverkuseni në pjesën e parë.

Ai goditi shtyllën me një volej herët në ndeshje, teksa gjithashtu pati dy raste një kundër një me portierin por dështoi të shënonte.

p1ef2pegh910i61nkejfauib1kqgh.jpg

Momenti i tij më i mirë erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë, kur bëri një pasim të jashtëzakonshëm për Diabyn.

21-vjecari u vërejt se u lodh nga fundi i 90 minutave – ndoshta e kuptueshme kur konsiderojmë se ishte ndeshja e parë kompetitive e Bayerit në më shumë se një muaj.

Në përgjithësi, lojtari i cili vlerësohet të kushtojë 100 milionë tregoi shenja të talentit të tij, por gjërat nuk shkuan sipas planit për të.

Në një ditë tjetër, ai do të shënonte dy herë dhe do të rrëmbente kryetitujt.

Mund të mos ketë qenë paraqitja e tij më e mirë e sezonit, por fansat e Chelseat ishin të inkurajuar nga ajo që panë.

Dhe videoja përmbledhëse e paraqitjes së tij kundër Rangers tash është publikuar.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

‘Ndoshta telefonata vendimtare vjen sot’ – trajneri i Lverkusenit për transferimin e Harvetzit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Peter Bosz thotë se Kai Harvetz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe ai mund të kompletojë transferimin shumë shpejt.

21-vjecari ka qenë i lidhur me një transferim këtë verë, teksa Leverkuseni kërkon 100 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Periskopi.

Chelsea është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, por drejtori i Leverkusenit, Simon Rolfes insistoi se klubi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare.

Sidoqoftë, i pyetur nëse Harvetz ka marrë vendimin, Bosz është shprehur: “Nuk mund të them. Ndoshta telefonata kruciale vjen sot, ndoshta javën e ardhshme, ndoshta nuk vjen fare.”

Harvetz ka shënuar 17 gola dhe tetë asistime për Leverkusenin këtë fushatë. /Periskopi.com/

Chelsea pranon kushtin e Bayer Leverkusenit: Ja kur zyrtarizohet Harvetz në Londër

Periskopi.com Sporti

Chelsea raportohet se ka pranuar kushtin e Bayer Leverkusenit që të mos e zyrtarizojë transferimin e Kai Harvetzit, derisa klubi ta mbyllë aventurën në Europa League.

“Të Kaltërit” janë ende në bisedime me klubin nga Bundesliga për transferimin 100 milionësh.

Skuadra e Frank Lampardit nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 80 milionë si pagesë të parë, dhe po negocion për të gjetur një mënyrë që të pagujë pjesën tjetër me rata, transmeton Periskopi.

Kai Havertz

Harvetzit nuk do t’i ofrohet luksi i njejtë si i Timo Wernerit dhe Hakim Ziyechit, të cilët tashmë i janë bashkuar klubit nga Londra pasi kompletuan transferimin.

Mirëpo, 21-vjecari i duhet Leverkusenit në fushatën e klubit në Europa League, që vazhdon me ndeshjen e ardhshme kundër Rangers.

Nëse dy klubet arrijnë marrëveshjen për shumë para se të ristartojë Europa League, atëherë transferimi nuk do të zyrtarizohet nga Chelsea.

Kai Havertz

Leverkuseni thuhet se ka kërkuar që mos të shmanget vëmendja nga fushata e skuadrës në Evropë.

“Chelsea mendon se do ta arrijë marrëveshjen, por duket se Leverkuseni nuk dëshiron të konfirmojë asgjë derisa të kompletojë sezonin në Europa League,” ka thënë një burim për “TEAMtalk”.

“Chelsea është i lumtur të presë. Dhe duket se është klubi i vetëm që ka paratë për ta blerë atë këtë verë.” /Periskopi.com/

Leroy Sane qartazi e konfirmon se Kai Harvetz do t’i bashkohet Chelseat këtë verë

Periskopi.com Sporti

Fansat e Chelseat kanë marrë një lajm fantastik në lidhje me Kai Harvetzin, të enjten pasdite.

Shumë raporte potencuan se ylli gjerman do të ndjekë hapat e bashkëkombasit, Timo Werner, duke kompletuar transferimin rekord në “Stamford Bridge”, transmeton Periskopi.

21-vjecari është një prej talentëve më ngazëllyes në futbollin evropian dhe ka vazhduar të impresionojë te Bayer Leverkuseni këtë sezon me 12 gola në ligë dhe asistime.

p1edtupv4ouga1fg11s9cqia20nf.jpg

Dhe transferimi i ri i Bayern Munichut, Leroy Sane u duk se zbuloi pak si shumë këtë pasdite.

Sane po fliste për shtypin gjatë prezantimit te Bayerni, ku kaloi nga Manchester City.

Sipas “ESPN”, Sane u shpreh: “Kjo është gjë e mirë për Chelsean, që ka transferuar dy top talentë gjermanë me Timo Wernerin dhe Kai Harvetzin këtë verë.”

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Po ndodhë: Chelsea i pandalshëm në transferime, arrin marrëveshje personale me lojtarin 80 milionësh

Periskopi.com Sporti

Ylli i Bayer Leverkusenit, Kai Harvetz raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Chelsean.

Gazetari i “Sky Italia”, Angelo Mangiante raportoi të hënën në mëngjes se 21-vjecari dëshiron t’i bashkohet klubit londinez dhe nuk po mendon për asnjë skuadër tjetër, transmeton Periskopi.

Image

Thuhet se Chelsea do të bëjë ofertë zyrtare në ditët në vijim, teksa vlera e transferimit pritet të jetë 80 milionë euro.

Tashmë Chelsea vec ka goditur në afatin kalimtar të verës me super blerje, duke kompletuar lëvizjen e Hakim Ziyech dhe Timo ëerner.

Dhe tash është shumë afër Harvetz, i cili ka qenë brilant me Leverkusenin këtë sezon. /Periskopi.com/

Këta janë gjashtë lojtarët që do të largohen nga Chelsea për ta financuar transferimin e Harvetzit

Periskopi.com Sporti

Chelsea raportohet se është i gatshëm të shesë gjashtë lojtarë këtë verë, në mënyrë që të sigurojë fondet e mjaftueshme për Kai Harvetzin e Bayer Leverkusenit.

Të kaltërit e Londrës kanë qenë shumë të lidhur me talentin, i cili raportohet se vlerësohet 100 milionë euro nga Leverkuseni, transmeton Periskopi.

Sipas Daily Express, mbrojtësi i majtë, Marcos Alonso është në mesin e lojtarëve që mund të largohen nga Chelsea, me Michy Batshuayin, Danny Drinkwater, Tiemoue Bakayoko, Kenedy dhe Emerson Palmeiri që gjithashtu do ta kenë të njëjtin fat.

Harvetz ka impresionuar këtë sezon në Gjermani, duke shënuar nëntë gola dhe 17 asistime në të gjitha garat.

Kujtojmë se Chelsea tashmë është përforcuar dukshëm këtë sezon, pasi siguroi shërbimet e Hakim Ziyechit dhe Timo ëernerit. /Periskopi.com/

Chelsea i pandalshëm në merkato – synon një tjetër top lojtar pasi transferoi Ziyech e Werner

Periskopi.com Sporti

Një tjetër transferim nga Bundesliga mund të finalizohet nga Chelsea.

The Telegraph raporton se ‘Blutë’ e Londrës mund të lëvizin në drejtim të Kai Havertz, ylli të Bayer Leverkusen.

Chelsea deri më tani kanë siguruar transferimet e Hakim Ziyech nga Ajax dhe Timo Werner të RB Leipzig.

Frank Lampard ka para të mjaftueshme në dispozicion, me Chelsean që verën e kaluar nuk transferoi asnjë futbollist, pas dënimit që i kishte shqiptuar FIFA.

Me transferimin e mundshëm të Kai Havartz, Chelsea do të formonte një ofensive të jashtëzakonshme, duke luftuar për titull sezonin tjetër në Premierligë.

Pas Werner, edhe Harvetz ‘rrugës’ për në Londër – pëlqen postimin që tregon se zyrtarizimi është çështje kohe

Periskopi.com Sporti

Kai Harvetz i ka hedhur benzinë zjarrit të spekulimeve se ai është afër t’i bashkohet Chelseat, duke pëlqyer një postim në rrjetet sociale.

Talenti i Bayer Leverkusenit ka qenë objektiv i klubeve si Manchester United, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid.

“Daily Mail” raportoi se “Të Kaltërit” po mundohen të sigurojnë shërbimet e 20-vjecarit, derisa shuma të cilën duhet ta shpenzojë klubi londinez për ta bërë këtë konsiderohet të jetë rreth 80 milionë euro.

Derisa është ende herët të themi nëse Chelsea do ta materializojë interesimin me ndonjë ofertë, vetë lojtari është përkujdesur që t’i nxitë spekulimet duke pëlqyer një postim në llogarinë e klubit në Tëitter, ku thuhet “konfirmojeni Harvetzin”.

Fansi u befasua kur komenti i tij u pëlqye nga vetë protagonisti.

Sidoqoftë, pëlqimi tash është larguar. /Periskopi.com/

Jepet drita e gjelbër për largimin e Harvetz, Chelsea në alarm

Periskopi.com Sporti

Bayer Leverkusen do të përpiqet të lehtësojë dëshirën e Kai Havertz për të përfunduar një transferim të madh gjatë verës.

Me mesfushorin sulmues dëshira e të cilit është transferimi diku tjetër, CEO i klubit Fernando Carro ka këmbëngulur që ai do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të “pajtuar” situatën.

Chelsea është përfolur si klubi që ka shprehur më shumë gatishmëri për blerjen e 21-vjeçarit, i cili kap vlerën e 90 milionë funteve.

Dhe Leverkusen janë të vetëdijshëm për ambiciet e gjermanit.

Carro i tha Kölner Stadt-Anzeiger, përcjell lajmi.net: “Me Kai Havertz, shoh se shumë klube janë të interesuara për të”.

“Kai ka qenë me ne për dhjetë vjet. Unë shoh dëshirën e lojtarit për të ndërmarrë hapin tjetër diku në të ardhmen e afërt”.

“Ju duhet të përpiqeni të gjeni një zgjidhje ku qëllimi i lojtarit mund të pajtohet me tonën”.

“Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë do të ndodhë për momentin”, u shpreh ai.

Chelsea mund ta shes N’Golo Kanten për të siguruar fonde për sensacionin e Bundesligës

Periskopi.com Sporti

Chelsea mund ta shes N’Golo Kanten këtë verë, sipas “The Sun”.

Trajneri Frank Lampard, sipas raportit, po operon në sistemin një-brenda-një-jashtë, me Hakim Ziyechin që tashmë i është bashkur “Të Kaltërve” zyrtarisht, por në stërvitje do të marrë pjesë nga 1 korriku, ndërkohë edhe Timo Werner pritet të ndjekë rrugën e njejtë, transmeton Periskopi.

Ata do të zëvendësojnë Willianin dhe Pedron, kontratat e të cilëve skadojnë këtë verë, por gjithashtu ka interesim edhe në Kai Harvetzin e Bayer Leverkusenit, dhe klubit i duhet një largim për të siguruar fonde për të.

p1eacl5llo6cr1sao1rnec0sa5a9.jpg

“The Sun” shkruan se PSG është e interesuar në transferimin e Kantes, i cili është në moshën 29-vjecare dhe ka një kontratë që skadon më 2023, derisa një marrëveshje mund të arrihet në afatin kalimtar të verës.

Ndërkohë, Juventusi mund të bëjë lëvizje për Jorginhon, me ish-trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri që po interesohet.

Gjithashtu potencohet se një transferim potencial i Ben Chilwellit të Leicesterit do të ndodhte vetëm nëse Marcos Alonso ose Emerson largohen.

Kante, megjithatë, do të ishte largimi më i bujshëm, pasi ka bërë 123 paraqitje për klubin që nga ardhja e tij në “Stamford Bridge” më 2016. /Periskopi.com/