Tri gjimnaziste shqiptare fitojnë garën mbi teknologjinë në Kaliforni

Periskopi.com Lajme

Tre gjimnaziste nga Tirana ishin të enjten fitueset e vendit të parë në një konkurs të organizatës Technovation në San Francisco të Kalifornisë për zgjidhjen e problemve reale në komunitetet e tyre përmes teknologjisë. Çdo vit, ekipe vajzash nga e gjithë bota marrin pjesë në këtë garë. Vajzat nga Tirana paraqitën një aplikacion që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara në shoqërinë shqiptare.

Ka qënë një rrugëtim emocional dhe mbresëlënës për këto tre gjimnaziste të Tiranës, që iu përgjigjën sfidës së organizatës Technovation duke gjetur zgjidhje për një problem mjaft të mprehtë të shoqërisë ku jetojnë – dhunës gjinore.

“Që në fillim donim që të ndihmonim në një farë mënyre gratë shqiptare dhe duke marrë parasysh mentalitetin shqiptar, menduam që të trajtonim një temë si dhuna me bazë gjinore, që do të ishte mënyra më e mirë për t’u ardhur në ndihmë”, thotë 15 vjeçarja Jonada Shukarasi.

Aplikacioni i ndërtuar prej tyre, përmbledh në një menu shumë të thjeshtë të gjithë numrat telefonikë që mund të marrin gratë në një situatë të caktuar. Një zgjidhje praktike e cila vjen edhe me një numër këshillash për të gjetur zgjidhje në situata delikate.

“Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale. Kemi dalë nga komunizmi dhe sigurisht që ka një dominancë të gjinisë mashkullore në shoqëri dhe një mentalitet shumë të prapambetur që gratë nuk mund të jenë të pavarura dhe nuk mund të shkollohen, të bëjnë përpara në jetë, të kenë financat e tyre dhe e gjithë kjo reflektohet edhe në rininë e sotme, edhe pse ka shumë ndryshime. Ne shohim shenja të hershme të kësaj dhune që reflektohet në marrëdhëniet e miqve tanë sot”, thotë Dea Rrozhani.

Programi ka qënë shtysa e duhur drejt teknologjisë për këto vajza në një shoqëri të dominuar nga mentaliteti se djemtë janë më të prirur për të qënë të aftë në fushat inxhinierike.

“Për djemtë ka qënë gjithmonë më e thjeshtë që të futen në teknologji. Që të vegjël i shtyjnë tek lojrat kompjuterike ndërsa vajzat i mënjanojnë nga kjo pjesë sepse është pikërisht ai mentaliteti maskilist, patriarkal që do t’i ngrerë djemtë më lartë se vajzat. Gjithmonë ka patur një mentalitet të gabuar për vajzat në teknologji apo edhe në fusha të tjera siç është biznesi”, thotë Arla Hoxha.

Megjithë përpjekjet për të ndryshuar këtë tendencë dhe për të inkurajuar brezin e ri drejt në qasje më të drejtë të barazisë gjinore, vajzat thonë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Edhe nëpër shkollat tona ne bëjmë IT dhe nga vetë mësuesit e IT-së vajzat nuk marrin aq mbështetje. U jepet prioritet djemve dhe vajzat lihen mënjanë, anashkalohen duke menduar se ato nuk do të bëjnë karrierë në atë fushë më vonë, gjë që nuk është e drejtë”, thotë Jonada Shukarasi.

Përvoja e këtyre vajzave në këtë program të financuar nga kompani të mëdha të teknologjisë në Silicon Valley do të ketë një efekt të fuqishëm në jetën e tyre shumë kohë pas përfundimit të këtij programi.

Të frymëzuara nga kjo fitore ato kanë fituar besimin se kanë aftësinë të zgjidhin probleme të komunitetit dhe të ndihmojnë në thyerjen e barrierave gjinore për të çuar përpara shoqërinë shqiptare./VOA

 

​Kalifornia tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Periskopi.com Lajme

Shteti amerikan i Kalifornisë u trondit sot nga një tërmet me manjitudë 6,4 ballë Rihter, njoftoi Institucioni Amerikan i Mbikëqyrjes Gjeologjike (USGS).

Epiqendra ishte në rajonin Searles Valley, në pjesë jugore të Kalifornisë, rreth 240 kilometra në verilindje të Los Anxhelos.

Megjithatë sipas burimeve policore nuk ka pasur viktima, të plagosur apo raportime për dëme./

 

​FBI xhiron terroristin që planifikoi vrasjen e mijëra njerëzve në Kaliforni

Periskopi.com Lajme

Një burrë nga Kalifornia, Amer Alhaggagi, u deklarua fajtor për mbështetjen e organizatës terroriste pasi u kap nga kamera duke treguar plane për sulme terroriste që do të “ripërkufizonin terrorin”.

Ai u kap fshehurazi nga agjentë të FBI-së, të cilët u paraqitën si përkrahës të shtetit islam, si dhe vetë Alhagagi, si pjesë e një hetimi të gjatë që filloi në verën e vitit 2016, raporton Newsweek.

Përveç mbështetjes së Shtetit Islamik, Alhaghagi u akuzua gjithashtu për vjedhjen e identitetit në korrik të këtij viti. Ai pranoi se kishte një pajisje të falsifikuar të kartës së kreditit dhe krijoi llogari në rrjetet sociale për njerëzit që ai besonte se ishin ekstremist islamik që do ta ndihmonin në planet e tij.

“Dua të vij në një pikë ku çdo amerikan mendon dy ose tre herë para se të largohet nga shtëpia. Si, a është me të vërtetë e nevojshme të largohesh tani nga shtëpia? Ashtu dua të jetë”, ka thënë ky xhihadist në një bisedë të regjistruar.

Ai thuhet se u tha agjentëve të kishte marrë udhëzime se si të bëjnë bomba dhe të kryejnë sulme pasi ISIS dërgoi objektiva foto dhe një dokument të betimit të tyre të besnikërisë.

Ndër objektivat që kishte planifikuar të sulmonte ishin kampusi i Universitetit të Berkeley, ku mund të vriste një numër të madh studentësh, si dhe vende të ndryshme në San Francisko.

 

 

Qeni me javë priti kthimin e pronarëve të tij pas zjarrit vdekjeprurës të Kalifornisë

Periskopi.com Lajme

Teksa ka kaluar afro një muaj nga zjarret e furishme që shkatërruan Kaliforninë, në SHBA, vjen një zbulim i lumtur për një grua, e cila mendonte se e kishte humbur qenin e saj Madison.
Qeni ishte arratisur pas zjarrit, duke u kujdesur nga disa vullnetarë.

Andrea Gaylord jetonte në Paradise, një prej zonave më të shkatërruara nga zjarr

Gruaja ndodhej jashtë qytetit kur shtëpia e saj u shkatërrua nga flakët dhe për javë me radhë nuk u lejua që të kthehej.

Kur të mërkurën e kaluar Andrea më në fund mundi të kthehej në Paradise, në rrënojat e shtëpisë gjeti qenin e saj Madison, i llojit pastor, i cili qëndronte i ulur para derës dhe e priste.

Mijëra të zhdukur nga zjarret në Kaliforni

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar Kaliforninë për të shikuar nga afër dëmet që janë shkaktuar nga zjarri më i madh dhe më vdekjeprurës në historinë e vendit.

Sipas raportimeve, 76 persona kanë humbur jetën në veri të Kalifornisë ndërsa më shumë se 1,200 persona janë raportuar të zhdukur.

“Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim dhe të bashkëpunojmë me ekspertë të mjedisit”, tha Trump.

Përvec kësaj zone, zjarrëfikësit janë duke punuar ende në zona tjera që mund të shfaqin rrezik.

Kualiteti i ajrit në veri të Kalifornisë është shpallur më i dëmshmi në botë. Reshje të mëdha janë paralajmëruar për javën e ardhshme që do të mund të ndihmojë në fikjen e zjarrit dhe të krijojë lagështi të nevojshme për bimët.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë. (REL)

 

Trump viziton Kaliforninë e shkatërruar nga zjarri

Periskopi.com Lajme

Presidenti Donald Trump po viziton nga afër përmasat katastrofike të shkatërrimit, ku lista e personave të zhdukur nga zjarri më vdekjeprurës i rënë ndonjëherë në Kaliforninë veriore i ka tejkaluar 1.000 persona, ndërkohë që forcat zjarrfikës vijojnë të luftojnë me vatrat gjigante të zjarrit.

‘’Camp Fire”, i cili u lokalizua të enjten e kaluar në afërsi të qytetit të vogël të Paradise ka shkatërruar gati 57 500 hektarë në veri të shtetit. Kjo katastrofë natyrore është më tragjikja në historinë e Kalifornisë me 71 të vdekur dhe më shumë se 1 000 të zhdukur.

Trump, ndërkohë, pritet të vizitojë rajonin këtë të shtunë, për të parë nga afër dëmet dhe për t’u takuar me të afërm të viktimave të zjarrit, që ka shkrumbuar një zonë të përafërt me sipërfaqen e Chicagos.

Në jug pranë Los Angeles, “Woolsey Fire” ka shkrumbuar gati 40 000 hektarë prej së enjtes së kaluar, përfshirë një pjesë të zonës turistike Malibu, ku u regjistruan të paktën tre të vdekur.

Rreth 9 000 forca zjarrfikëse janë mobilizuar në dy vatra gjigante të zjarrit, që çuan në evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve, ku ende shumë banorë nuk janë lejuar të rikthehen pranë shtëpive të tyre.

 

Pas zjarrit shkatërrues, tani Kalifornia goditet nga shirat dhe përmbytjet

Periskopi.com Lajme

Mijëra familje të Kalifornisë veriore kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë së zjarrit që ka goditur shtetin amerikan.

Kjo është tragjedia më e madhe nga zjarri në Kaliforninë, kurse banorët që kanë braktisur shtëpitë janë duke fjetur në tenda dhe makina, ndërsa përballen me një rrezik të ri, shira e rrëmbyeshëm që pritet të shkaktojnë përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të tokës.

Deri më tani janë identifikuar 71 viktima nga zjarri, kurse një numër shumë i madh janë ende të zhdukur.

 

 

Shkon në 31 numri i të vdekurve nga zjarri në Kaliforni

Periskopi.com Lajme

Është rritur numri i personave të vdekur nga zjarret në Kaliforni. Deri më tani është raportuar për 31 persona të vdekur, me më shumë se 200 njerëz të tjerë të zhdukur.

Sipas policisë, gjashtë persona të tjerë u konfirmuan të vdekur në veri të shtetit.

Gjithashtu në jug, zjarri ka marrë jetën e dy personave, pasi dëmtoi vendpushimet e plazhit duke përfshirë pjesë të Malibus-ë.

Afro 250 mijë njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre duke iu shmangur flakëve të mëdha.

Zjarret në Kaliforni, shkon në 25 numri i viktimave

Periskopi.com Lajme

Numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni e kalojnë 25 vetë, sipas zyrtarëve.

Numri vjen pas gjetjes së 14 trupave të pajetë, në ose pranë qytetit të shkatërruar të Paradise, në veri të shtetit. Kjo e çon numrin e të vdekurve atje në 23.

Dy persona të tjerë u vranë në jug, pranë Malibu.

Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët shkatërrimtare të tre vatrave të mëdha të zjarrit në këtë shtet amerikan.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump është shprehur me zemërim, duke vënë gishtin tek menaxhimi i dobët i autoritetit të pyjeve për zjarret.

“Camp Fire” filloi të përhapet në Butte County të enjten, dhe zjarrfikësit ishin të pafuqishëm për të ndaluar atë duke shkatërruar qytetin Paradise (Parajsë).

Një tjetër zjarr përfshiu restortin e plazhit të Malibu të premten dhe tani është dyfishuar në madhësi.

Ky zjarr, i njohur si Woolsey, tani mbulon një sipërfaqe prej 28,000 hektarë.

Ndër qytetet nën urdhrat e evakuimit është edhe Thousand Oaks, ku një person i armatosur vrau 12 vetë në një tërbim të mërkurën.

 

11 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Periskopi.com Lajme

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar nga zjarret që kanë kapluar Kaliforninë veriore të Shteteve të Bashkuara.

Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se 6.700 shtëpi dhe biznese janë shkatërruar nga zjarri, ngjarje kjo e cila cilësohet si një ndër më shkatërrueset në historinë e SHBA-ve.

Shefi departamentit të Policisë në Los Anxhelos, John Benedict, gjatë një konference për shtyp kë raportuar se numri i viktimave është rritur nga nëntë në 11, shkruan Euronews,

“Mjerisht më duhet të raportoj se kemi edhe dy viktima që kanë humbur jetën në zonën e zjarrit”, ka thënë Benedict.

Sulm në Kaliforni, ka të plagosur

Periskopi.com Lajme

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një lokal në Thousand Oaks  të Kalifornisë.

Raportet fillestare tregojnë se personi në fjalë ka gjuajtur me armë gjysmë automatike rreth orës 11:20, shkruan ‘Sky news”.

Shumë njerëz janë plagosur në Borderline Bar dhe Grill, por ende nuk është e qartë nëse ka vdekje.

Dëshmitarët për mediat lokale thanë se rreth 30 të shtëna janë dëgjuar.

I dyshuari është përshkruar si një njeri i moshës 20 vjeçare, nga Lindja e Mesme, i veshur në të zeza dhe me mjekër.

​Humbin jetën dy turistë në Parkun Kombëtar të Kalifornisë

Periskopi.com Lajme

Dy turistë kanë humbur jetën në Parkun Kombëtar të Kalifornisë, pasi ranë nga një pikë e lartë vrojtimi, njoftoi një zyrtar i Kalifornisë.

“Stafi i parkut sot po përpiqet të gjejë trupat e një burri dhe një gruaje”, tha zëdhënësi Scott Gedimen.

Bëhet e ditur se dy turistët kanë rënë nga një pikë e lartë në Taft Point, që ka një lartësi prej 2285 metrash.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e rënës së dy turistëve nga lartësia.

E dhimbshme: Plagoset modelja, familja vendos t’ia heq aparatet pasi i vdiq truri

Periskopi.com Showbiz

Një modele 28 vjeçare e cila sapo ishte shpërngulur në Atlanta me të dashurin e saj , vdiq pasi u qëllua në qafë gjatë kohës që drejtonte makinën për në punë.

Vajza  ishte e ekzaltuar që karriera e saj kishte pësuar ngritje

Kelsey Quayle ishte zhvendosur në Atlanta nga Kalifornia në Gusht, me shpresën për të gjetur më shumë mundësi për modeling, por jeta e saj u ndërpre të Hënën.

Quayle u fut në makinë për të vajtur tek klinika e dentistit, ku kishte gjetur  një punë të dytë për të fituar ca para më shumë.

Gjatë kohës që ajo ngiste makinën në rrugën ‘Riverdale’, në Kontenë Clayton, 28 vjeçarja u qëllua në qafë, një plagë që do i shkaktonte humbjen e ndjenjave dhe bëri që të përplplaste kokën me dy automjete të tjera.

Zyrtarë nga policia e Kontesë së Clayton-it fillimisht menduan se ishte një aksident, pasi nuk morën asnjë denoncim për të shtëna me armë. Kjo, deri në momentin që vajza u dërgua në spital, ku doktorët zbuluan se ishte qëlluar me armë zjarri.

Familja e viktimës tha se vendosën të hiqnin aparaturat që e mbanin në jetë, pasi doktorët në spitalin Grady Memorial  thanë se truri i saj kishte vdekur tashmë.

Familja po përpiqet të gjejë arsyet e vdekjes tragjike të vajzës.

Kayleigh Quayle, motra e viktimës thotë: “Dua të di kush e bëri këtë. Është qesharake. Ajo nuk e meritonte këtë”, shkruan ‘Russia Today’.

Policia nuk ka ende një të identifikuar dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë.

Kayleigh tha se familja e saj kanë shumë teori rreth kësaj vrasjeje të dyshimtë, përfshirë edhe një sulm bandit apo një incident të ardhur si pasojë e përplasjes së bandave.

Ajo shtoi rreth motrës së saj: “Ajo ishte e bukur, ishte njeriu më i ëmbël, ishte modele, por asnjëherë nuk ishte mëndjemadhe. Ajo i donte të gjithë dhe të gjithë e donin.”

Masakër në Kaliforni, burri vret gruan dhe 4 të tjerë dhe në fund veten

Periskopi.com Lajme

Një burrë amerikan ka vrarë 5 persona, përfshirë gruan e tij, dhe më pas ka vrarë edhe veten në dy sulme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Bejkërsfilld të Kalifornisë.

Ky person, së bashku me gruan e tij, shkoi në një biznes kamionësh ku vrau dy burra dhe gruan e tij. Vrasësi pastaj u fut në një vendbanim tjetër, ku vrau dy njerëz të tjerë.

Pasi rrëmbeu një automjet që kishte brenda një grua dhe një fëmijë, burri u përball me një polic dhe vrau veten.
Policia ende po heton motivet pas vrasjeve./lapsi/

 

Sërish zjarr në Kaliforni, evakuohen qytetarët

Periskopi.com Lajme

Në Kaliforninë Veriore, një zjarr ka shpërthyer sërish në pyje, duke bërë që zyrtarët të urdhërojnë evakuimin e popullsisë.

Mediat raportojnë se zjarri është shkaktuar nga faktor njerëzor, por nuk thuhet nëse është zjarr i qëllimshëm, apo një aksident.

 

Zjarri në Kaliforni: Rritet numri i viktimave

Periskopi.com Lajme

Po shkon duke u rritur zjarri më vdekjeprurës që Kalifornia ka parë ndonjëherë.

Erërat dhe kushtet e thata klimatike kanë shkaktuar zjarrin i cili po shkon duke u rritur, pavarësisht përpjekjes së 12 mijë zjarrfikësve për ta fikur atë. Ky zjarr deri më tani ka lënë gjashtë persona të vdekur, duke përfshirë edhe dy fëmijë.

Deri më tani nga flakët janë djegur 48 mijë hektarë tokë, kurse janë evakuuar 38 mijë persona. Presidenti amerikan Donald Trump ka aprovuar ndihma federale për këtë shtet.

Shkencëtarët mund të riciklojnë ujin, ajërin, naftën për të udhëtuar drejt hapësirës

Periskopi.com Lajme

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët kanë goditur një prej sfidave më të thella drejt udhëtimit hapësinor: si të sigurojnë astronautët që të kenë mjaftueshëm naftë, ajër dhe ujë. Ata propozuan metodën që përfshin “foto katalizatorët” që mund të ndajë ose të rikombinojë molekulat e ujit.

Një grup i shkencëtarëve i Institutit të Kalifornisë, Universitetit të Berlinit dhe Agjencisë Hapësinore të Evropës kanë publikuar studimin e ri më 10 korrik të këtij viti.

“Uji prodhohet nga hidrogjeni dhe atomet e oksigjenit, elemente që mund të përdoren për naftën dhe ajrin. Ndarja e molekulave të ujit brenda këtyre elementeve është shumë e lehtë se sa është thënë dhe menduar më parë”, thotë grupi i shkencëtarëve.

Ka dy metoda për ta bërë këtë, të dyja të cilat përfshijnë energjinë elektrike, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

“Poshtë në tokë, hidrogjeni gjithnjë e më shumë po përdoret si një alternativë e karburantit të pastër ndaj lëndëve djegëse fosile, megjithësi prodhimi i hidrogjenit në sasi të mjaftueshme si lëndë djegëse mbetet e vështirë”, raportoi “Technology Review” në vitin 2017.

Metodat e dytë dhe subjekti i studimit është shumë interesantë.

Foto katalizatorët grumbullojnë fotonet e dritës brenda  një semikonduktori një material i rrethuar nga uji. Energjia elektrike në fotonin nxit një molekulë molekule të ujit afër molekulës, duke e liruar atë të shkojë jashtë dhe të ndërveprojë me protonet e molekulave të tjera. Kur një elektron dhe proton ndahen dhe formojnë një atom vetvetiu, ky është hidrogjeni, dhe kur atomi hidrogjen lë molekulat e ujit, ajo lë pas dy atome oksigjeni – O2, formën e oksigjenit që frymojmë./Periskopi/

Vdes artisti hollivudian me origjinë shqiptare

Periskopi.com Lajme

Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia. Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini.

Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në “Cooper Union” New York dhe shkollën e arteve vizuale. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani bëri ëmer që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi ,që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësishtë filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze.

Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” rreklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip e dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithese kanë kaluar kaq vite kjo rreklan është si me thënë hymni i njujorkezve “I love New York”. Gjatë takimeve të shumta me ish Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, ne jeten active ai ka qenë jo vetëm duke diskutuar per kinematografin, por edhe per lançimi i Shqipërisë në Hollivud, lançimi i turizmit shqiptar nëpër botë dhe pse jo të publicizohet edhe toleranca fetare, që sipas artistit është mjaft e rëndësishme.

Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i kishte shprehur idenë kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme. Nga burime pranë ish Kryeministrisë, gjate udheheqjes se Berishes, mësohet se Dragoti ka pasur një projekt në bashkëpunim me producentë të tjerë amerikanë, realizmin e tre filmave për Shqipërinë. Te cilat artisti ia kishte prezantuar ne ate kohe ish kryeministrit tre projekte filmike për t’i çuar në Hollivud, që ishin sipas lajmeve te atehershme njëri për historinë e Skënderbeut, një tjetër projekt filmik për ndihmën që shqiptarët u kanë dhënë hebrenjve dhe një tjetër në bashkëpunim me Peter Lucas, për Luftën e Dytë Botërore”.

Vete ish Kryeministri Berisha e pati përshëndetur artistin e shquar dhe e kishte përgëzuar për kontributin e madh që ka dhënë me punën e tij në ngritjen lart të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si dhe për interesimin e vazhdueshëm të tij ndaj zhvillimeve dhe projekteve të vendit të tij të origjinës. Por përveç projekteve kinematografike, regjisori i shquar, Stan Dragoti, në Shqipëri kishte nisur së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij, në kuadër të përpjekjeve për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar, njohjen e historisë dhe traditave të Shqipërisë më gjerësisht nëpërmjet filmave historikë, dokumentarëve mbi vendin Shqiperine dhe paketave të spoteve televizive mbi turizmin dhe imazhin e Shqipërisë turistike.

Gjatë bisedës se atehershme me Berishën, Dragoti kishte diskutuar për potencialet që ka Shqipëria në aspektin e turizmit dhe të investimeve në fusha të ndryshme, si dhe për mundësinë dhe rëndësinë e zhvillimit të një strategjie efikase për promovimin sa më shumë të produktit “made in Albania” në mbarë botën. Gjithashtu artisti kishte hedhur idenë e realizimit të sa më shuam spoteve për turizmin shqiptar, duke vënë theksin që të publicizohet ana ekzotike, romantike e natyrës shqiptare, pse jo dhe toleranca fetare në Shqipëri. Stan Dragoti njihet sidomos për videoklipet komerciale.