Të armatosur me kallashnikovë, tentojnë të vjedhin bankomatin në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Tre të dyshuar të armatosur me kallashnikovë kanë tentuar që të vjedhin bankomatin të cilin pasi e kanë lidhur me litar kanë tentuar ta tërheqin me kamion por nuk ia kanë arritur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Edmond Hoxha”në  Prishtinë ndërsa të  dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe kanë bërë shikimin e vendit te ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa bankomatin e ka tërhequr banka. Rasti është duke u hetuar.