Gjendje e tmerrshme në kampingun Jale të Shqipërisë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Vizitorët e kampingut në Jale të Shqipërisë, janë ankuar për kushte të rënda në tenda dhe ushqim.

Kapmi i organizuar nga  ‘NV Travel’ , të Kosovës, është kritikuar nga Çlirim Gashi, i cili i ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve të mos mashtrohen.

“Ajo ju rehaton si shtazët nëpër shatora që janë krejt zdral, pluhur e spermatozoid. Ajo ua ngreh zhagë syngjerat edhe jastëkët nëpër tokë. Ushqimin e mëngjesit ua serojnë një grup familjar që veç teshat me ua këqyr t’i qojnë gërdit, e mos të flasim për ushqimin katastrofal. Tushat e hapur pa ujë të nxehtë. Mos u mashtroni me reklama të këtij grupi se keq keni me u dëshpëruar”, ka shkruar në Facebook, Çlirim Gashi, i cili ka postuar edhe disa fotografi, ku shihet gjendja në këtë kamping.

Ai ka shpjeguar se fotot janë realizuar nga ai, pasi ka vizituar këtë kamping me shokët e tij.