Shqiptari shpallet kampion bote në kikboks

Periskopi.com Sporti

Kikboksieri shqiptar, Adriatik Cami është kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU.

Kampioni nga Dibra hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve.

Në salllën sportive “Feti Borova”, takimi nisi në malore për Camin, që iu imponua grushtuva dhe dominimit të kundërshtarit, por i ruajti forcat për të gjetur goditjet fatale në raundin e dytë.

Disa goditje të sinkronizuara të Camit detyruar kundërshtarin 22 vjeçar të dorëzohet, duke i dhënë të drejtë shqiptarit për të vendosur në brez dy titujt.

 

Kinezi që është shpallur kampion i magjisë [jo si ajo e Burdushit] për vitin 2018

Periskopi.com Lajme

Eric Chien është shpallur fituesi i kampionatit botëror të magjisë për vitin 2018, të zhvilluar në qytetin Busan të Koresë së Jugut.

Kampionati botëror i magjisë organizohet çdo 3 vite nga Federata ndërkombëtare e Shoqërive të magjisë. Kinezi arriti të fitojë zemrat e jurisë, me truke që i afrohen gjithnjë e më shumë të pashpjegueshmes dhe absurdes.

Truket me letra zakonisht nuk përmbajnë ndonjë nivel të lartë spektakolariteti, por Eric Chien e theu këtë klishe. Objektet shfaqen nga asgjëja, gjithashtu ngjyra e letrave dhe e jelekut ndryshojnë papritur falë magjisë së një shiriti të bardhë.

Pikërisht me këtë performancë, Chien i ka bindur gjyqtarët e Federatës për t’i dhënë çmimin “Grand Prix”, çmim i cili hyn në kategorinë e trukeve që kryhen në kushte tavoline, e jo më larg se 3 metra në distancë nga publiku.

Shumë konkurrentë kanë qenë rivalë të njëri-tjetrit në kategori të ndryshme në edicionin e këtij viti, por asnjë në nivelin e spikatjes së prestigjiatorit kinez, shkruan tch. Truku i Chienit është bërë viral në rrjetet sociale përgjatë ditëve të fundit.

Iluzionisti kinez e ka publikuar vetëm tani performancën që e dërgoi në podium, në kanalin e tij në Youtube, ku edhe ka shkruar: Edhe pse kjo fitore është një arritje e madhe, shpresoj që të jetë vetëm fillimi për mua. Mezi pres t’iu shfaq numrat që kam në mendje.

Eventi më i madh i magjisë në botë zhvillohet çdo 3 vite, për t’u lënë mjaftueshëm kohë prestigjiatorëve për të punuar dhe përmirësuar teknikat e tyre, e për të krijuar gjithashtu forma të reja iluzionesh.

Kosovari kampion i biliardos në Serbi, shkakton ‘tërmet’ te serbët

Periskopi.com Sporti

Kosovari që doli kampion për bilardo në Serbi shkaktoi dramë te serbët

Asociacioni Serb i Bilardos përmes një komunikate, të publikuar në bilijar.rs/ ka bërë të ditur se për shkak të pjesëmarrjes së bilardistit nga Kosova, Labinot Markaj, i cili edhe zuri vendin e parë të turneut ballkanik, të mbajtur në Çaçak (Serbi) , ndër 91 garues nga të gjitha vendet e Ballkanit, ua ka marrë licencat të gjithë bilardistëve nga Serbia.

Serb i Bilardos (SBA), si pjesë e familjes së sporteve në Serbi i është përmbajtur me besnikëri instruksionit të ministrisë kompetente dhe në përputhje me këtë ka urdhëruar të gjithë lojtarët me licencë të mos marrin pjesë në turnetë ku shfaqen lojtarët para të cilëve valon flamuri në emër të Kosovës. Të gjithë lojtarët do të dënohen me marrje të licencës për një vit, ndërsa të gjithë kandidatët për përfaqësuesen automatikisht mbesin pa mundësinë që të luajnë për vendin e tyre.

Klubi “Libero 5” nuk do të dënohet meqë konsiderojmë se gabimi është i natyrës teknike dhe si organizator dhe nikoqir deri tash ka organizuar në numër të pakufizuar turne me qëllim të zhvillimit të bilardos në Serbi. Çdo paraqitje tjetër e klubeve me licencë të SBA-së do të dënohet me të holla dhe marrje të licencës së klubit për një vit, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

 

Rey Mysterio rikthehet në WWE

Periskopi.com Sporti
Ish-kampioni i peshave të lehta në WWE, Rey Mysterio pritet të rikthehet në sportin e tij të preferuar javën e ardhshme dhe tifozët në Britani mund ta shohin atë drejtpërdrejt muajin e ardhshëm.

WWE është nostalgji për shumë nga ne, por shumë nga ne tani jemi të përqëndruar në sporte tjera, apo edhe në krejt diçka tjetër.

Rikthimi i Mysterios në javën e ardhshme do ta shohë atë në përballje me Shinsuke Nakamuras në Smackdown 1000.

Mysterio after winning the WWE Heavyweight Title. Image: WWE

Tifozët britanik do të mund ta shohin maestron e ”619” në fillim të nëntorit dhe ai do të jetë në Kardif më 3 nëntor, më 4 nëntor në Aberdeen dhe më 5 nëntor në Birmingham.

Kjo nënkupton se ai nuk do të paraqitet në mbrëmjen e RAW të hënën në Mançester, por mund të paraqitet në Smackdown Live më 26 tetor.

Ka zëra se edhe Edge, John Cena, Chris Jericho dhe madje edhe The Rock mund të paraqiten në këtë ”show”.

Polonia e mund Brazilin në finale, shpallet kampione në Botërorin e volejbollit

Periskopi.com Sporti

Polonia është shpallur kampione bote në volejboll për meshkuj, duke mundur në finalen e madhe Brazilin me rezultatin 3-0 (28-26, 25-20, 25-23).

Seti i parë ishte shumë i ekuilibruar, por polakët arritën ta fitojnë dhe që pas atij seti nuk u ndalën më.

Kurek (24 pikë) dhe shokët e tij nuk i lanë më mundësi amerikano-latinëve që të bënin diçka për të kthyer ndeshjen në dy setet e tjera.

Ky është titulli i tretë kampion bote për Poloninë në volejboll për meshkuj. /Tch/

Kampioni i ri i Botës mesazh Bellewit: Eja, tani e ke radhën

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk është kampioni më i ri i peshave të mesme/të rënda “Cruiseweight”.

31-vjeçari arriti që ta kalonte kundërshtarin, Murat Gassiev, pas vendimeve të gjyqtarëve të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas garës, ukrainasi i ka kërkuar duel britanikut, Tony Bellew.

Kam dëgjuar se Tony Bellew është duke kërkuar luftë me fituesin e World Series Boxing Super – kështu që, hej Bellew ejani, unë jam i gatshëm. Nëse ai pranon, unë mezi pres që kjo të ndodhë. Do ta bëjë të hani sa më shumë shpaget”, ka thënë Usyk.

Usyk në total ka të zhvilluar 15 duele profesionale, ku ka arritur 15 fitore, 11 me nokaut.

Në anën tjetër, Bellew, para se të pensionohet ka kërkuar ta zhvillojë edhe një duel, i cili me shumë gjasa mund të jetë ndaj ukrainasit.

Kujtojmë që 35-vjeçari ka të zhvilluar 33 meçe profesionale, ku ka arritur 30 fitore, 20 me nokaut dhe 2 humbje.

 

 

Giroud me asnjë goditje drejt portës shpallet kampion i botës

Periskopi.com Botërori 2018

Franca arriti të shpallej kampione e Botës, por me gjithë rekordet që vendosën disa prej protagonistëve francezë, kishte edhe një që mund të cilësohet si negativ.

Sulmuesi kryesor i “gjelave”, Olivier Giroud, edhe pse ishte pika kryesore e Francës në repartin ofensiv, u shpall kampion bote pa shënuar asnjëherë, por akoma më keq… pa goditur të paktën një herë portën.

Giroud, në total, në shtatë ndeshjet e zhvilluara luajti 564 minuta, por nuk gjuajti asnjëherë kuadratin e portës.

Ai u përpoq plot 13 herë për të goditur, por asnjë prej gjuajtjeve të sulmuesit të Chelseat nuk shkoi në kuadrat.

Gjithsesi, Giroud e kishte të qartë detyrën e tij në fushë, dhe duket se arriti ta bënte mjaft mirë, duke ndihmuar edhe dy sulmuesit e tjerë, Griezmann dhe Mbappe, që të dy shënuan nga 4 gola secili.