Eliza Hoxha nervozohet pas vandalizimit të veprës së saj: Personi që e ka ba këtë akt, garant ka përjetu orgazëm

Periskopi.com Lajme

Vepra e artistes Eliza Hoxha e vendosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës është vandalizuar të premten.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hoxha përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Në fotografinë e publikuar shihet se u është ndërruar kahja disa prej antenave satelitore.

“Kisha pas shumë qejf me hy ne kokën e personit që e ka bo këtë akt, veç me mujt me kuptu logjikën dhe kënaqësinë që mundet me ja dhanë një gjest i tillë…. Fort bre koka munduuuuu …. Fort… Garant orgazëm ka përjetu … Sa gjynah! Një vepër që zyrtarisht është pjesë e një bienaleje të rëndësishme me emrin e Muslim Mulliqit – organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës – e vendosur në hapësirë publike për ta afru artin te komuniteti – dhe e degraduar ne pikë të ditës në qendër të qytetit…Çka me thanë?!”, ka shkruar ajo.