Merkel sulmon epidemiologët: Çfarë thoni sot, nuk e thoni nesër

Periskopi.com Lajme

Kancelarja Angela Merkel ka sulmuar sot për për herë të parë epidemiologët e Gjermanisë, në një takim online me një rreth të ngushtë kryeministrash të landeve. “Sot kështu, nesër ashtu!”, mësohet të ketë thënë zonja Merkel, fare e pakënaqur me parlajmërimet dhe sugjerimet e virologëve vendas. Pakënaqësitë më të mëdha, me sa dukjet ajo i ka drejtuar ndaj virologut të e lartë, Christian Drosten nga “Berlin Charite”.

Kancelarja përmendi vlerësimet e Drosten për temën e mbylljes së kufijve. Ajo citoi deklaratën e tij se policia federale më mirë të blejë ushqime për pensionistët sesa të shkojë në kufi. Dy ditë më vonë ai kërkoi mbylljen e kufirit.

Merkel gjithashtu e kritikoi Drosten për deklaratat e tij të fundit në lidhje me rrezikun e infektimit të fëmijëve në pandemi. Drosten paralajmëroi së fundmi se fëmijët janë ndoshta po aq ngjitës sa të rriturit. Numri i viruseve që mund të zbulohen në traktin respirator nuk ndryshon mes grupmoshave të ndryshme, raportoi Drosten dhe ekipi i tij në një studim, i cili nuk është rishikuar akoma.

Si pasojë, studiuesit paralajmëruan kundër hapjes së pakufizuar të shkollave dhe kopshteve në Gjermani, bazuar te rezultatet e tyre. Drosten kishte thënë më herët, duke iu referuar një studimi ‘shkencor’, se fëmiijët kanë një rrezik më të ulët infeksioni se të rriturit (sa një e treta).

Gjithashtu më herët Drosten kishte këshilluar fuqishëm kabinetin që të mbyllte shkollat, edhe pse një ditë më parë kishte rekomanduar të kundërtën. “Kjo ishte tipike e Drosten”,  mësohet të jetë shprehur kancelarja. Merkel tha se askush nuk mund të presë më një mendim të koordinuar të shkencës. “Ne duhet të fillojmë me perspektivën për familjet”, u shpreh ajo.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani u kërkuan njerëzve të martën që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit u ngrit mbi objektivat e qeverisë, pas lehtësimit të masave.

“Ne nuk duam që numri i çështjeve të rritet përsëri. Nuk duam që sistemi shëndetësor të mbingarkohet. Nuk duam të kemi një rritje të numrit të viktimave nga Covid 19, ” tha Prof Lothar Wieler nga Instituti Robert Koch, qendra e sëmundjeve infektive në Gjermani.

“Ne duhet t’i përmbahemi rregullave të distancës shoqërore duke qëndruar  së paku 1.5 m larg dhe të mbulojmë gojën dhe hundën në transportin publik dhe në dyqane,” apeloi ai para publikut.

Angela Merkel tha nga ana tjetër se kurba e infeksionit ishte një faktor vendimtar për të vendosur heqjen e masave të bllokimit.

Në atë që u pa si një sukses i madh në luftën kundër koronavirusit, faktori i përhapjes së koronavirusit ra në 0.7 javën e kaluar, por pas lehtësimit të masave arriti në 1.

Gjermania filloi të heqë bllokimet javën e kaluar pasi dyqanet nisën të hapnin dyert. Zonja Merkel ka kritikuar publikisht qeveritë rajonale të Gjermanisë për heqjen e masave të bllokimit shumë shpejt.

Në Gjermani ka po ashtu spekulime se rritja e rasteve të reja mund të jetë shkaktuar nga njerëzit që u mblodhën gjatë fundjavës së Pashkëve.

Gjermania pritet të nxjerrë biletat për hyrjen në të gjitha dyqanet, për të parandaluar mbipopullimin. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë gjermane raportohet se ka paraqitur propozime për një sistem të bazuar në aplikacione që do të lëshonin bileta në kohën e duhur për njerëzit që duan të shkojnë  në dyqane, qendra tregtare apo hotele.