Osmani: Kurtit nga sot i rritet përgjegjësia, LDK është këtu – pret përgjigje konkrete nga VV

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga VV, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka ftuar të propozuarin Kurti për ta pranuar dekretin sot, shkruan Periskopi.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Naser Osmani në një prononcim për Periskopin thotë se nga sot, Kurtit i rritet përgjegjeësia për të arritë marrëveshje për koalicion me LDK-në meqenëse fillon numërimi i kohës prapa.

Osmani thekson se tani gjithçka është në dorën e VV dhe janë në pritje të një përgjigje nga ky subjekt.

‘’Tash prej sot i rritet përgjegjësia Albin Kurtit që mos me ju djeg mandati dhe sigurisht që me bë përpjekje për të arritë marrëveshje për koalicion sipas kërkesë së LDK-së.  Për momentin ne jemi partneri që e ka zgjedhjë Lëvizja Vetëvendosje. Ne tash presim përgjigje konkrete prej VV-së’’, tha Osmani.

Juridikisht nga sot fillojnë të rrjedhin afatet ligjore për formimin e qeverisë, ku nga dita e dekretimit nga Presidenti i Republikës, rrjedhë afati 15 ditor për paraqitjen e kabinetit qeveritar për votim në Kuvend. Nëse dështon herën e parë mandatari, mbetet në diskrecionin e Presidentit të Republikës që brenda 10 ditësh ta caktojë mandatarin e dytë. Nëse dështon prapë herën e dytë, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh./Periskopi/Z.R/

Kosovari Arber Bullakaj, kandidat në zgjedhjet kantonale në St. Gallen të Zvicrës

Periskopi.com Lajme

Kosovari, Arber Bullakaj është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet kantonale në St. Gallen të Zvicrës, të cilat mbahen më 8 mars 2020.

Arbër Bullakaj, nga Suhareka, është bërë pjesë e garës elektorale si kandidat nga Partia Socialiste për zgjedhjet kantonale në St. Gallen të Zvicrës, të cilat mbahen më 8 mars 2020, shkruan albinfo.ch.

Kosovari Bullakaj është tani më është pjesë e listës së kandidatëve në garë.

Sipas informacioneve, PS Wil-Untertoggenburg ka nominuar 18 gra dhe burra për zgjedhjet kantonale, mes tyre edhe kosovarin.

“Si asnjë palë tjetër, PS është e angazhuar për kujdes shëndetësor të fortë dhe të përballueshëm për të gjithë. Në legjislaturën e kaluar PS ka rritur fondet për ulje të primit. Ajo gjithashtu mori që kantoni të sigurojë 5 milionë për uljen e kujdesit për fëmijët”, shkruan faqja e PS në Zvicër.

“Spitalet e ankoruara rajonale janë një pjesë e rëndësishme e shërbimit publik. Një kujdes i mirë parësor në spital duhet të jetë i arritshëm për të gjithë. Prandaj, PS është e angazhuar për një rinovim të spitaleve ekzistuese dhe hedh poshtë mbylljen e nxituar të spitalit Flawil!”

Angazhimi i Bullakajt në këto zgjedhje dëshmon faktin se shqiptarët në Zvicër (rreth njëqind mijë me pasaportë zvicerane) nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, një pjesë e tyre kanë zgjedhur t’i futen politikës për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes politike në këtë vend.

Nuk janë të paktë ata që sot janë këshilltarë komunalë dhe deputetë në nivel parlamenti kantonal.

 

Latifi: Në Prekaz të Epërm, banditët po ushtrojnë presion mbi votuesit

Periskopi.com Lajme

Blerim Latifi kandidat për deputet nga radhët e PDK përmes një statusi në Facebook, i ka bërë thirrjes Prokurorisë së Kosovës.

Ai ka treguar se në Prekaz të Epërm siç shkruan ai është duke u ushtruar presion mbi votuesit nga disa persona për ta devijuar vullnetin e lirë të qytetarëve.

 

Ja statusi i plotë:

 

Veseli, i vetmi lider që përfshihet në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Periskopi.com Lajme

Në takimet e ndryshme elektorale, kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, është parë që të mbaj shenjën dalluese të fjongos roz që është shenja simbolike e fushatës së vetëdijësimit të kancerit të gjirit.

Fillimi i tetorit nënkupton fillimin e Muajit të Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit që synon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. Shiriti rozë është prej vitesh një simbol i njohur për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

 

Ky lloj kanceri është i dyti më i shpeshtë në popullatën e përgjithshme ndërsa tek gratë është më i shpeshtii duke prekur 1 në 8 femra. Një ndër arsyet përse bëhen aktivitete në tetor është që të shtohet informacioni për këtë lloj kanceri dhe gratë të bëjnë sa më shpesh mamografi sepse  zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet mënyra më e mirë me luftu.

Bajram Hasani: Pa garanci të ShBA-së, se Serbia do ta njohë Kosovën, nuk do të hiqet taksa

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Bajram Hasani, në emisionin debat të RTK-së me temën “Zgjedhjet dhe resurset strategjike”, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka kaluar qëllimin ekonomik dhe përfitimet e bizneseve.

Ai ka bërë me dije se taksa nuk do të hiqet pa garancinë e ShBA-ve.

“Pa garanci të ShBA-ve se Serbia do ta njohë Kosovën nuk do të ketë as pezullim as heqje të taksës”, ka thënë Bajrami.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se Kosova nuk ka arsye për t’ia dhënë tregun Serbisë derisa nuk e njeh.

Duke folur për koalicionet pas 6 tetorit, Hasani ka thënë se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues në këto zgjedhje, dhe sipas tij do të bëjë koalicion për formimin e qeverisë së re vetëm me ato parti që kanë qëndrim të njëjtë me AAK-në për taksën ndaj Serbisë.

“Më 6 tetor koalicioni AAK-PSD do të jetë fitues. Ata që kanë plan për ta suspenduar taksën nuk janë partnerë për ne”, ka thënë Hasani.

Kadri Veseli: Mësimdhënësit, partnerët më të çmuar në procesin e zhvillimit

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës ka shpalosur sot platformën e saj për Arsimin në Kosovë.

Në një takim me mësimdhënësit në Prishtinë, kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli tha se mësimdhënësit janë partnerët më të çmuar në procesin e zhvillimit të ardhshëm drejt Kosovës Euroatlantike.

”Krejt ajo çka ne angazhohemi është si ta kemi të ardhmen më të mirë. Sot jam para njerëzve që i konsideroj partnerët më të çmuar në këtë proces të zhvillimit tonë të ardhshëm që do të karakterizohet edhe me reformat.

”Por edhe me një sistem të madh të vendimeve që bashkë mund t’i implementojmë në këtë proces të ri i cili, duhet t’ju krijojë në mënyrë më të veçantë shpresë të rinjve e të rejave për të qëndruar këtu për tu integruar në tregun e punës”.

”Jam ithtar i një sistemi të edukimit që fillon nga mosha zero vjeçare”.

”Për këtë kam kërkuar një studim sa isha kryeparlamentar, për çka edhe falënderoj edhe publikisht UNICEF-in për projektin për të shiquar se si mund të implementojmë futjen në program të të gjithë fëmijëve që lindin në Republikën e Kosovës nga mosha zero e deri në gjashtë vjeçare, të jenë të inkuadruar në sistemin e çerdheve”.

Në fjalën e tij para të pranishmëve ai premtoi edhe ndërtimin e të paktën 300 çerdheve në tërë Kosovën.

”Kjo është arsyeja pse në projektin tim programor të PDK-së e kemi edhe ndërtimin e çerdheve anekënd Republikës së Kosovës dhe do t’i realizojmë, në këtë mandat do t’i ndërtojmë të paktën 300 çerdhe në Kosovë”.

”Ju jeni fronterët e këtij misioni të madh. Lufta e korrupsionit dhe nepotizmit që është ekonomi e dijes edhe këtu askush s’mund ta bëjë më mirë se ju. Kërkesat e ekonomisë të tregut duhet t’i korrespondojmë me politikat tona që janë edukative, arsimore, profesionale dhe akademike. Përndryshe suksesi është i mangët”.

Veseli po ashtu theksoi nevojën për ndryshime në sistemin arsimor, ndërsa premtoi që brenda 100 ditshit të tij qeverisës në mandatin e ardhshëm, do t’iu ndahen pensionet edhe mësimdhënësve kontributdhënës, njofton Klan Kosova.

”Një sistem i ri arsimor i cili e vënë kombinimin e dijes akademike me përvojen profesionale. Të gjitha vendet që janë të zhvilluara ekonomikisht e kanë të zhvilluar këtë sistem. Nuk do të na mbet asnjë i ri i papunë, dhe të rinjtë e të rejat do të jenë më të kënaqur. E di se pjesa më e madhe nga ju keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”.

”Do t’ju takojnë pensionet kontribut dhënëse edhe ata që kanë nën 15 vjet përvojë pune. Besoj në 100 ditshin e parë këto pensione do t’ju takojnë secilit. Nëse arrijmë ta fuqizojmë sistemin tonë arsimor, duke e bërë konpaktibil me kërkesat e ekonomisë së tregut, do të kemi shumë sukses. Sistemi arsimor nuk ka pasur partnerë tjerët pos PDK-së”.

”Do të jem përkrah jush me ju edhe për katër vitet e ardhshme, jo vetëm më 6 tetor, por në çdo ditë tjetër që na jep Zoti pas 6 tetorit. Kosova ka nevojë për kontributin tuaj, e bashkë mund t’ia arrijmë të kemi sukses. Sepse kemi vetëm një rrugëtim e ai rrugëtim është Kosova euroatlantike, Kosova e dijes, e prodhimit, e ndërmarrësisë, e zhvillimit të madh epokal”.

Latifi: Kam hyrë në garë për ta rigjallëruar debatin intelektual në Parlament

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerim Latifi në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka folur në lidhje me arsyet të cilat atë e kanë shtyrë që të hynte në politikë, përcjellë Periskopi.

Ai tha se ka qenë pjesë e politikës, jo në procesin e vendim-marrjes por në disa procese të Kosovës ka dhënë këshilla në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit.

“Gjatë këtyre viteve duke qenë pranë zhvillimeve kamë vërejtur se ka një mungesë të theksuar të debatit intelektual në Kuvendin e Kosovës. Unë nga perspektiva ime intelektuale jam munduar që të hy në këtë garë, që të mund ta rigjallëroj debatin intelektual në Parlament. Kjo duhet të bëhet në Kuvend, e jo të bëhet debat i kërkesave miskine. Unë jam në politikë për ta fuqizu debatin dhe diskutimin e parimeve. Interesat nuk mund të largohen nga politike, por unë kam hy në këtë politikë praktike, për të ndiku që vlerat e rëndësishme ta kenë hapësirën e afirmimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Latifi në Klan Kosova. /Periskopi

Limaj: Disa s’janë ta gatshëm për t’u bërë kryeministër, mes tyre, as Vjosa e Albini

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Lima ka thënë se janë disa kandidat për kryeministër që nuk janë të gatshëm për postin e për të cilin kandidojnë, përcjellë Periskopi.

“Ka shumë poste që i kam refuzuar sepse nuk jam ndjerë i gatshëm t’i mbaj. Çështja e kandidaturës për Kryeministër nuk është lojë futbolli, duhet ta pyesësh veten se a je i gatshëm për të qenë kryeministër”, tha Limaj në Klan Kosova.

“Ajo që po du me thanë është se të drejtuarit një parti politike nuk do të thotë se je i përgatitun për me qenë kryeministër, nëse e ke një strukturë të gjërë të trashëguar, nuk dmth që drejtuesi është i gatshëm për të marrë rolin e kryeministrit. Ma merr mendja që Kosova duhet me nis me votu, jo kundër, ka një kohë të gjatë që votojmë kundër, nuk i lejojnë qytetarët të vendosin. Fushata është përjashtuese, vetëm për me e hjek dikë. Janë disa kandidat që ende nuk janë të gatshëm për postin e kryeministër”, tha Limaj.

Drejtuesi i emisioni insistoi që Limaj të fliste me emra, duke i thënë se ishte shumë i rezervuar në këtë pjesë, dhe e pyeti drejtpërdrejtë se për kë po fliste.

“Po flas edhe për kandidatin e Vetëvendosjes edhe për atë te Lidhjes Demokratike të Kosovës. Më së lehti tani për tani është të votohet Ramush Haradinaj.  Lehtë është që partia me t’i fitu zgjedhjet, dilni e fitoni vet. Sen ma të lehtë se me kritiku, sen ma lehtë se me fol për tjetrin nuk ka. Hajdeni dalim me një debat, të tregojmë çka dojmë me ba. Mos u fshihni pas partive, të dalim në duel. Të dalim para medieve, para jush, të dalim vet, jo përfaqësuesit e partive politike”, tha Limaj në Zona Zgjedhore të Kolan Kosovës. /Periskopi

PDK prezanton kandidatët për deputetë të degës në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë të degës së këtij subjekti në Prishtinë.

Kjo ngjarje është duke u zhvilluar në Sallën e Kuqe tek Pallati i Rinisë.

Pretendentët e degës së PDK-së që do i mësynë garës për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit janë:

Eliza Hoxha

Migjen Kelmendi

Dhurata Hoxha

Abelard Tahiri

Uran Ismaili

Memli Krasniqi

Shqiptar Demaçi

Ariana Musliu -Shoshi

Merita Makolli

Migjen Shala

I dënuari për korrupsion, kandidat i LDK’së për deputet

Periskopi.com Lajme

Haki Raqi është njëri nga kandidatët e LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Raqi vite më parë e ka pranuar që e ka kryer korrupsion. Kjo pasi që rreth katër vjet me parë Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzonte Raqin dhe tre zyrtarë të tjerë të Komunës se Obiliqit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Koha Ditore.

Vepra penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ hyn në kapitullin e veprave penale të korrupsionit. Kandidati i LDK-së për deputet atëkohë zyrtarë në komunën e Obiliqit, Raqi së bashku me dy zyrtarë të tjerë të akuzuar për korrupsion patën bërë marrëveshje për pranin të fajësisë e cila ishte nënshkruar nga tre të pandehurit, prokurori i rastit dhe kryeprokuriri i Prokurorisë Themelore në Prishtinë që në atë kohë ishte Imer Beka.

Marrëveshja për pranim të fajësisë i pati shpëtuar këta tre zyrtarë nga ndonjë aktgjykim i mundshëm dënues me burg, si dhe nga procesi i gjykimit.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë parashihte që tre të akuzuarit të dënoheshin me nga 5 muaj burg me kusht dhe detyroheshin të paguanin 7 mijë euro.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Themelore në Prishtinë që në gjykatë ishte trajtuar në vitin 2016, zyrtarët komunalë ia kishin mundësuar Kompanisë “Ardi” një përfitim material duke ia pranuar punët e pakryera në parkun rekreativ të Obiliqit.

Raqi ishte anëtarë i komisionit për pranimin e punimeve. Rreth një vit me vonë pas këtij dënimi, sërish ishte kthyer në bankën e të akuzuarit për korrupsion.

Në aktakuzën kundër ish-kryetarit të Obiliqit, Mehmet Krasniqi ishte i akuzuar edhe Raqi dhe disa zyrtarë të tjerë të komunës.

Gjykata Themelore në Prishtinë e edhe ajo e Apelit i shpallen të pafajshëm karshi akuzave të Prokurorisë Speciale për korrupsion.

Megjithatë në shkurt të këtij viti Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Aktgjykimi i Supremes ka konstatuar se dy shkallët e gjykatës e kanë shkelur ligjin në favor të akuzuarve kur e kanë liruar nga akuzat për korrupsion ish-kryetarin e Obiliqit dhe zyrtaret e tjerë.

Sipas aktgjykimit të Supremes dy shkallet e gjykatës arsyet e lirimit të këtyre zyrtarëve nga akuzat për korrupsion janë të paqarta dhe të pa plota.

Përkundër aktgjykimit të Supremes për shkelje të ligjit nga ana e gjyqtarëve për vendimin në lidhje me këtë rast këta zyrtarë nuk mund të ndiqen për të njëjtat vepra sërish. Kjo pasi që Kodi i Procedurës Penale në Kosovë parasheh që nëse Supremja konstaton shkeljen e ligjit në dëm të akuzuarve atëherë lënda kthehet në rigjykim.

Ndërsa në rastet kur procedurat ose ligji shkelet në favorin e të akuzuarve Gjykata Supreme vetëm konstaton gabimet por pa ndikuar në procedurën gjyqësore.

 

Del lista e 25 kandidatëve të PSD-së për deputetë, Shpend Ahmeti në garë

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate e ka gati listen e kandidatëve për deputetë në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e tyre janë pothuajse të gjithë deputetët që PSD kishte në Kuvend këtë mandat, përveç Aida Dërgutit dhe në vend të saj po garon Shpend Ahmeti.

Gjithashtu në këtë listë janë edhe Bajram Kelmendi dhe Kaqusha Jashari.

“Afrore Mazreku, Aida Rushiti, Bajram Kelmendi, Besa Baftiu, Blinera Sheholli Dudi, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dardane Sadiku, Driton Çaushi, Dukagjin Gorani, Eleonora Çeku, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi, Genc Bashota, Kaqusha Jashari, Natyra Kuçi, Salih Salihu, Shkumbin Osmani, Shpend Ahmeti, Shqipe Kastrati, Shqipe Pantina, Shyqiri Bytyqi, Visar Ymeri, Gëzon Kastrati, Çamërie Rexhepi Azemi”, janë emrat në listen e PSD-së për deputetë.

Burim Ramadani konfirmon se do të jetë kandidat për deputet nga AAK-PSD

Periskopi.com Lajme

Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarisht do të jetë kandidat për deputet nga radhët e partisë së tij.

Ramadani në profilin e tij në Facebook ka publikuar formularin për regjistrim.

‘’Na priftë e mbara për 100% SHTET.  Me #RamushHARADINAJ Kryeministër’’, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që përveç dy partive minoritare, ende asnjë parti tjetër nuk dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ./PERISKOPI/

Sami Kurteshi mbetet jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga VV

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti, Sami Kurteshi, nuk do të jetë kandidat për deputetë në këto zgjedhje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurteshi nuk ka marrë votat e mjaftueshme në degën e Lëvizjes në qytetin e Gjilanit. Ai ka qenë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Këta janë emrat që do të jenë në lsitën për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes prej degës së Gjilanit:

Nevzad Isufi

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni

Ismajl Kurteshi

Arijeta Rexhepi

Labinotë Demi – Murtezi

Alban Hyseni

 

 

Valon Murati kandidat për deputet nga lista e PDK-së

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me Lëvizjen për Bashkim.

Lidhur me këtë koalicion, bëhet e ditur që pjesë e listës për deputet të PDK-së, do të jetë kryetari i LB-së, Valon Murati.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar vet Murati.

Kryetari i LB-së pritet të jetë i renditur lart në listën e kandidatëve për deputet.

Përveç kësaj, mësohet se Lëvizja për Bashkim do të ketë tre kandidatë për deputetë në listën e PDK-së.

 

LDK sot nxjerr emrin e mandatarit për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës sot prej orës 11:00 do të mbajë mbledhjen e kryesisë së re të partisë e cila u zgjodh pasditen e djeshme.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë kësaj mbledhje do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër nga kjo parti.

Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë.

Mustafa tha se në partinë e tij ka 4 apo 5 figura të cilët do të mund të ishin mandatarë.

Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit. Sipas tij, LDK-së nuk i ngutet për koalicione dhe se parimisht janë që të hyjnë vetëm në zgjedhje.

Ndryshe, kryesia e sotme e LDK-së sot vetëm do të propozojë emrin për mandatar pasi fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Veliu: Ende s’ka marrëveshje për kandidat konsensual, nesër dihet nëse Isa Mustafa rikandidon

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se gjatë mbledhjes së Kryesisë që po mbahet nga mëngjesi i sotëm, nuk janë pajtuar ende për kandidatin koncensual për kryetar të këtij subjekti politik i cili nesër mbanë kuvendin zgjedhor.

I pyetur nëse Isa Mustafa do të kandidojë sërish për të parin e kësaj partie, Veliu ka thënë se nesër do të kuptohet nëse ai do të kandidojë apo jo.

Kujtojmë se sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK, takim ky që ka zgjatur tre orë.

Veliu si duket nuk ka dalë fort i kënaqur nga takimi tre orësh që patën me kryesinë e kësaj partie.

U  raportua se u arrit konsensus që Isa Mustafa të marrë pozitën e të parit, mirëpo Agim Veliu po thotë se nesër në Kuvend zgjedhor do të zyrtarizohet gjithçka.

“Cdo kush ka të drejtë të kandidoj. Nesër do të shpallen kandidaturt dhe do të aprovohen në Kuvend në bazë të normës së statutit”, tha Veliu.

Momenalisht, kryesia e LDK-së, po vazhdojnë diskutimin në njërën nga kafet afër selisë, derisa, Mustafa po takohet me kryetarët e degëve.

Kryesia vendos: Isa Mustafa, kandidat konsensual për kryetar

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që kryetari aktual, Isa Mustafa, të jetë kandidati konsensual për kryetar të ri të partisë.

Kjo i është konfirmuar KTV-së nga burime brenda mbledhjes së sotme të kryesisë së LDK-së.

që nga ora 10:00 e mëngjesit, Isa Mustafa është duke mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbledhja që u thirr për sot, u tha se ishte vazhdim i diskutimeve për të vendosur lidhur me një kandidat konsensual që do të zgjedhë LDK-ja në Kuvendin Zgjedhor, e që do të mbajë pozitën e të parin për katër vitet e ardhshme.

 

Beqiri e përkrah Isa Mustafën edhe për një mandat: Kemi edhe 3 apo 4 emra tjerë, në LDK ka asete (Video)

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK’së, Ismet Beqiri sonte në Debat Pus ka thënë se nuk është në rregull që për Isa Mustafën të thuhet se nuk është LDK, raporton Periskopi.

‘’Është jo korerkte me thënë që Isa Mustafa s’është LDK. Mustafa ka qenë edhe ministër i zgjedhur nga Rugova dhe LDK. Është ekspert dhe në atë cilësi është zgjedh. Jo korrekte me u marrë me këtë. S’mund të thuash që sëmundja është pengesë. Ne s’mund t’ia hedhim gjitha fajet Mustafës për sukseset dhe dështimet e partisë’’, ka thënë Beqiri.

Ai nuk e sheh pengesë vazhdimin e mandatit të Isa Mustafës, por thotë se janë edhe 3 apo 4 emra potencialë për të parin e partisë.

‘’Janë 3 apo katër emra, në LDK ka asete, aksionarë në LDK.  Nuk shoh pengesë nëse Mustafa e ka devotshmërinë për të qenë sërish kryetar. Do ta përkrah gatishmërinë  e tij. Ai e ka ofru mundësinë me kandidu kush të dojë. Prandaj edhe po bisedojmë’’, ka thënë Beqiri.

‘’Do të doja me pasë garë në Kuvend. Ky koncensus nuk nënkupton që i pamundësohet edhe të tjerëve në Kuvend. Edhe Fatmir Sejdiu do të kandidojë. Kemi konsideratë për Sejdiun se është një prej themeltarëve. Prandaj edhe s’ka mujt me qenë në mbledhjen e kryesisë. Prandaj edhe ka zhvillu takim Isa Mustafa me Sejdiun’’./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Ismet Beqiri – 01.08.2019

Java e LDK-së: Ismet Beqiri Ismet Beqiri – LDK Bekim Kabashi – ReporteriImer Mushkolaj – Analist Ilir Mirena – Periskopi

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, 1 August 2019

Svarqa: Isa Mustafa ka punuar për gjetjen e një kandidati për kryetar të ri të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, ka thënë se në prag të zgjedhjeve të brendshme ka një atmosferë pozitive brenda kësaj partie.

Svaqra në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë ata po punojnë që të gjitha çështjet t’i kalojnë me arritjen e një marrëveshje të brendshme politike për kryetarin e ri të partisë, që për gjetjen e tij ka konfirmuar se ka punuar edhe kryetari i tanishëm Isa Mustafa.

“Ne po punojmë që të gjitha çështjet t’i kalojmë me marrëveshje të brendshme politike, nxjerrjen e një kandidati konsensual dhe eliminimin e fragmentarizmit. Marrëveshje mund të ketë që të gjithë të shkojnë në kuti të votimit që besoj se do të jetë mënyra më e mirë. Është edhe më mirë për disa që ta matin fuqinë e tyre politike. Jam i sigurt se gjithçka do të përballet brenda normave demokratike”.

“Në takimet që kemi pasë Isa Mustafa ka punuar për gjetjen e një kandidati për kryetar të ri. Besoj që do të gjendet”, është shprehur Svarqa.

Sipas Svarqës të gjitha figurat e përfolura se mund ta marrin kreun e partisë, pas Isa Mustafës, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Fatmir Sejdiu janë figura me peshë që kanë kredibilitet politik dhe rezultate pas vetes.

“Të gjitha figurat janë të njohura duke filluar nga lideri aktual Isa Mustafa. Është çështje e tij nëse do të kandidojë”.

“Në historinë e zhvillimit politik ka pasë njerëz që përkundër vështirësive fizike kanë bërë punë të mëdha. Franklin Roosevelt ka udhëhequr luftën e dytë botërore nga karroca invalidore si president i SHBA-së, ose Wolfgang Schäuble që ka qenë ministër në Qeverinë e Gjermanisë. Nuk ka qenë pengesë moslëvizshmëria fizike në kryerjen e punëve të mëdha”.

“Ka pas insistime dhe dëshira por jo ndonjë konfirmim për kandidatura. Sipas statutit të LDK-së, ato duhet të shprehen në kuvendin zgjedhor, mund të ketë kandidatura tjera nga ato që thatë (Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Fatmir Sejdiu).

Hazir Borovci: Arban Abrashi ka sjellë njerëz në parti

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i degës së tretë të LDK-ës, Hazir Borovci ka akuzuar drejtpërsëdrejti kundër-kandidatin e tij, Arban Abrashin për përleshjet në LDK.

Ai ka thënë se Arban Abrashi është ai që ka sjellë njerëz në parti.

Ai tha se Abrashi e ka pasur derën hapur dhe ka qenë më i privilegjuari i degës së tretë të LDK-ës, por ai nuk ka punuar për atë degë, por për grupe të interesit.

Ai ne T7 tha se vendimi i marrë nga kryesia e LDK-ës është përgjigje e pyetjes se cili ka qenë i favorizuari i kryesisë në degën e tretë të partisë.

“Përgjigja është në marrjen e vendimin, në momentin që u marrë vendimi aty është edhe përgjigja. Nuk është penalizuar Arban Abrashi, kur është konstatuar se e ka humbur garën është marrë ky vendim. Në momentin kur ka përfunduar procesi zgjedhor ka pas përpjekje që nëse s’bahen numrat me prish Kuvendin. E ka humb Arban Abrashi degën. Unë nuk e kam shpallë kandidaturën”, tha Borovci. /Periskopi