Kurti: Grupet punuese LVV-LDK, pritet të takohen javën e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pas takimit me Nenad Rashqin, tha se arsyeja e takimit ka qenë për të parë së afërmi se si ka shkuar procesi zgjedhor i 6 tetorit në zonat serbe.

I pyetur se a i ka bërë ofertë Rashqit për koalicionin e ardhshëm dhe si ishte vullneti i tij, Kurti u rezervua në përgjigje, por shprehu fjalë të mira për Rashiqin, duke e cilësuar si njërin ndër serbët e Kosovës më të ndershëm sa ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.

Kurti para mediave foli edhe për diskutimet për koalicion qeverisës me LDK-në, teksa tha se javën e ardhshme pritët të diskutojnë grupet punuese për harmonizim të programeve.

Për dallim nga Albin Kurti, Nenad Rashiq përkundër insistimit nuk ka dashur të deklarohet për media.

Takohen Kurti-Rashiq (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti partia e të cilit ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, tashmë ka filluar takimet për mundësitë e formimit të Qeverisë së ardhshme.

Ata janë në njërin nga hotelet në Prishtinë. Kurti pritet t’i bëjë ofertë Rashiqit pasi në vazhdimësi ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.