Kadri Veseli nga Gadimja: Do ta kristalizojmë fitoren e radhës më 6 tetor

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së, për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takimet e tij me mbështetësit e këtij subjekti në Lipjan.

Ai ka ndaluar kësaj radhe në Gadime, dhe shprehu bindjen se me besimin qytetarë, PDK do ta kristalizojë fitorën e radhës me 6 tetor.

”Gadimja e Lipjanit nuk njihet vetëm për shpellën e njohur me kristale tejet të veçanta. Por, edhe për mbështetjen e kristalizuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

Qytetarët anekënd Kosovës po na bashkohen për të mirën e vendit, për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve.

Me besim qytetar dhe me vizion të qartë, ne po e kristalizojmë edhe fitoren e radhës më 6 tetor”.