Haxhiu: Gjithmonë do të jem besnik dhe i sinqertë ndaj besimit tuaj për mua

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga PDK’ja, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Turiqefc-it, Kllodernicës dhe Kopiliqit të Epërm, shkruan Periskopi.

Haxhiu para banorëve ka thënë se gjithmonë do të jetë besnik dhe i sinqertë ndaj besimit të tyre.

“Faleminderit nga zemra banorëve të Turiqefc-it, Kllodernicës dhe Kopiliqit të epërm për përkrahjen.

Gjithmonë do të jem besnik dhe i sinqertë ndaj besimit tuaj për mua”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.