Sherifi për rikthimin e Nismas në PDK: Supën e ftohtë nuk është mirë me nxe dy herë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Shefiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rikithimin e mundshëm të Nismës në PDK.

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë thirrje Fatmir Limajt të kthehet në PDK. Sot PDK’ja shënon 20-vjetorin e themelimit si parti politike. Syla tha se PDK’ja ka mundur të dalë fituese në këto zgjedhje po ta kishte me vete Nismën.

“Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla i bëri thirrje kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që të rikthehet në PDK.

“I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ftoi Syla

Mirëpo Sherifi ka pasur një përgjigje të veçantë rreth kësaj teme.

“Kjo është e shkuar e harruar”, ka thënë Sherifi.

“Përgjigjen më të mirë rreth e kësaj e pat thënë bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, futbollistit të zvicrës, që e kanë pyetur se a mund të kthehesh me këtë të fundit”

“Ajo pati dhënë këtë përgjigje: Supën e ftohtë nuk është mirë me nxe dy herë”, ka shtuar Sherifi.

Sherifi këmbëngul se Nisma e ka kaluar pragun: KQZ duhet të pranojë gabimin

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Shefiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen se cila është arsyeja se pse Nisma nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Sherifi ka thënë se Nisma ka kaluar pragun dhe tani po pret që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ’ja.

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, ka thënë Sherifi.

“Në momentin që po flasim, ne jemi futur në listën e partive që kanë kaluar pragun zgjedhor. Presim të kemi së paku shtatë mandate për deputetë”, ka thënë Sherifi.

Nisma kishte bërë ankesë për një gabim teknik gjatë numërimit, të cilën KQZ’ja e ka konfirmuar dhe tani është konfirmuar që do të rinumërohen edhe 303 vendvotime.

“Nuk po kuptoj se pse partitë tjera nuk po na përkrahin që të ketë rinumërim. Ka pasur problem me formularë të numërimit dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka”

Bilalli e ka pranuar që i gjithë procesi i votimit ka shkaur për së mbari, por problemi kishte qenë tek formularët. Ai thotë se ka pasur gabime në bartjen e të dhënave, pas hapjes së kutive të votimit.

‘’E vërteta e plotë është brenda kutive të votimit. Askush nuk po e konteston vullnetin e qytetarëve.Por kur janë hapur kutitë dhe ka filliuar bartja e tyre në formularë, aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtetësinë e të dhënave. KQZ duhet të pranojë gabimin dhe të shpallë rinumërimin në tërë territorin ndryshe e dërgojmë këtë në Kushtetuese”.

Fatmir Matoshi: Gjithmonë në shërbim të vendit, për një Kosovë të pastër

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Matoshi përmes një video-mesazhi ka treguar të arriturat e tij si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Matoshi gjatë mandatit të tij si ministër i Mjedisit, ka arritu që bashkë më organizatën ‘Let’s Do It Kosovo’ t’i largojnë mbi 316.6 tonë mbeturina si dhe 952 deponi ilegale të mbeturinave të larguara.

Matoshi ishte udhëheqës i task-forcës e cila u mbajtë nga 15 shtator-15 dhjetor 2018.

Kosova fitoi çmimin ndërkombëtar nga Let’s Do It World’.

Më poshtë mund të shikoni video-mesazhin e plotë të Matoshit:

Në shërbim të vendit, për një Kosovë të pastër!

Në shërbim të vendit, për një Kosovë të pastër!Voto #AKR122Voto #BehgjetPacolli02Voto #FatmirMatoshi22

Posted by Fatmir Z. Matoshi on Tuesday, 1 October 2019

 

Endrit Shala: Premtimi për toka për ndërmarrësit i mirë, por i vonuar, këtë e ka realizuar Nisma

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Endrit Shala, ka thënë se rivalët e tjerë po premtojnë gjëra të ciliat janë përfunduar nga Nisma, shkruan Periskopi.

“Kjo do të ishte në rregull, nëse ata nuk do fusnin në listën e ‘zotimeve’ të tyre, gjëra të cilat tashmë janë realizuar nga ne”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook.

Tutje, Shala ka thënë se “me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë deri me tani janë shpallur nëntë (9) zona ekonomike respektivisht: Parku i Biznesit në Drenas, Parku i Biznesit në Mitrovicë, Parku Teknologjik në Shtime, Parku Industrial në Frashër – Mitrovicë, Agro Zona Industriale në Suharekë, Parku Industrial në Lipjan dhe Parku Industrial në Vushtrri”.

Shkrimi i plotë në FB:

Premtimi i Kadri Veselit kinse për favore ndaj ndërrmarësve, në fakt është shtrenjtim i çmimeve ekzistuese

Të nderuar qytetarë,

Po shoh se rivalët tanë politik po e shfrytëzojnë kohën e fushatës zgjedhore për zotime e premtime të llojllojshme.

Kjo do të ishte në rregull, nëse ata nuk do fusnin në listën e ‘zotimeve’ të tyre, gjëra të cilat tashmë janë realizuar nga ne.

Më vëmendje dëgjova zotimin e kryetarit të PDK-së, z.Kadri Veseli, që nëse ai do të bëhet kryeministër tokat për ndërrmarrës, bujq e punëtorë do ti jap në 1 euro për metër katrorë dhe me një afat shfrytëzimi deri në 99 vite.

Më lejoni të jua kujtoj juve zotëri Veseli, dhe kujtdo që nuk e ka ditur, se kjo gjë është realizuar gjatë mandatit tim si ministër i Tregtisë dhe Industrisë përmes krijimit të zonave ekonomike, dhe me çmim edhe më të ulët se sa ju keni premtuar.

Ju në fakt e keni shtrenjtuar këtë çmim.

Hapësirat në kuadër të zonave ekonomike, ju jepen bizneseve në shfrytëzim për një periudhë deri në 99 vite, si dhe me procedurë të lehtësuar për dhënie në shfrytëzim.

Mbi të gjitha, hapësirat/toka jepet më një çmim simbolik të përshkallëzuar në 10 vitet e para, e që në maksimum arrin vlerën me të lartë prej 15 euro cent për metër katror.

Me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë deri me tani janë shpallur nëntë (9) zona ekonomike respektivisht: Parku i Biznesit në Drenas, Parku i Biznesit në Mitrovicë, Parku Teknologjik në Shtime, Parku Industrial në Frashër – Mitrovicë, Agro Zona Industriale në Suharekë, Parku Industrial në Lipjan dhe Parku Industrial në Vushtrri.

Pra qëllimi juaj mund të jetë i mirë, por është shumë i vonuar, ngase ne si ministri dhe si Nismë Socialdemokrate qysh moti e kemi vënë në vend të parë qytetarin e Kosovës, prodhuesin e përpunuesin vendor, dhe për këtë gjë ndihem shumë krenarë.

Me respekt E.Sh

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122