Ekonomisti i VV-së vazhdon sharjen me LDK-në: I sheh si inatxhi që e prishin lojën e futbollit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka reaguar deklaratave të fundit të nënkryetarit të parë të LDK’së, Lutfi Haziri.

Ndaj këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë të VV’së, dhe tani ka reaguar edhe Hekuran Murati.

“Deklarata të stilit “që s’e shutoj une penallin, e marr topin e shkoj në shpi”, nuk i bëjnë nder një partie që pretendon të jetë institucionaliste e shtetformuese”, ka thënë Murati.

“Shumë punë na pret, e kohë për të humbur nuk kemi. Qytetarët na votuan që të punojmë dhe ta kthejmë shpresën. Andaj edhe duhet të sillemi siç na takon”, ka shtuar ai duke i kujtuar Hazirit se VV ka fituar zgjedhjet dhe se Albin Kurti pritet të jetë mandatari për kryeministër nga një koalicion i mundshëm LDK-VV, kështu që ai bën thirrje të mos humbet më shumë kohë.

Disa deklarata të Lutfi Hazirit mbrëmë duket se kanë ndikuar në një ftohje të vogël të raporteve mes zyrtarëve të VV’së dhe Hazirit.

Haziri kishte se emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK’së, në një postim në Facebook. Pastaj kishte polemizuar me një komentues duke thënë se janë të gatshëm të shkojnë përsëri në zgjedhje./Periskopi/