Kandidati i Nismës premton se do të shtyjë përpara politikat sociale

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, është i ftuar në emision Pressing Zgjedhor në T7.

Brestovci ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për konceptin e tij ekonomik për vendin tonë. Brestovci është i ardhur nga Gjermania ku ka jetuar 25 vite dhe ka një të kaluar të sukseshme si afarist.

“Për të zhvilluar sistemin socialdemokrat duhet që të kemi një fond zhvillimor i cili bazohet në mirëqënie”, ka thënë kandidati për deputet.

“Nurmi i atyre që i besojnë programit tim është në rritje. Kemi shumë punë për të bërë në Kuvend që të shtyjmë përpara ligjet për mirëqënie ekonomike. Premtoj se do i shtyj përpara ligjet për mirëqënie sociale dhe do të jem dorë e zgjatur për pjestarët më të varfër të shoqërisë”

“Targeti im do të jenë shtresat që kanë nevojë. Për ata do të punoj dhe mundohem që mos t’i të jetojnë keq”.

“Unë jam i bindur që do të bëhem deputet. Nuk kam asnjë dyshim që kjo nuk do të ndodhë. Mbështetja ime po rritet cdo herë”, ka thënë ai

Ai ka thënë se kryeministër i Kosovës pas 6 tetorit do të jetë Farmir Limaj

Brestovci po ashtu ka thënë se do të jetë një profil me ndyshe nga të gjithë deptetët që do t’i kete Kuvendi i Kosovës.