Haxhiu: Ajnishahja ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ajnishahe Halimi ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore, shkruan Periskopi.

“Ajnishahja ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore, që me punën e saj theu tabut , theu barrierat dhe sfidojë edhe meshkujt në mbrojtje të shtetit dhe së drejtës”, ka shkruar Haxhiu.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot paska ndrru jetë veprimtarja e palodhur e çështjes kombëtare Ajnishahe Halimi. Ajnishahja ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore, që me punën e saj theu tabut , theu barrierat dhe sfidojë edhe meshkujt në mbrojtje të shtetit dhe së drejtës.Ajo mbetet një nga gratë më të forta kombtarisht që i pati Drenica.
Ajo e mbrojti Drenicën edhe nga elementë frustrues që tentonin ta përcanin atë.
Ajo luftoi shumë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
I tregoi gjithë botës se çfarë gjenocidi ushtroi Serbia mbi familjen Jashari dhe popullin e Kosovës.
U prehsh në paqe heroina e Kosovës!
Ngushllime familjes, farefisit dhe gjithë Kosovës!

Shala: Vuqaku si kurdo herë, në krah me mua, Kadri Veselin dhe PDK-në

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vazhduar takimet në fshatrat Gjergjaj, Tërstenik, Negroc dhe Vuqak, shkruan Periskopi.

Shala ka thënë se “qytetaria aktive e komuniteteve masovikisht po e pëqafon vizionin e liderit tonë, z. Kadri Veseli, për Kosovën e së nesërmes”

Shkrimi i tij i plotë:

Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar me Gjergjaj, Tërstenikun, Negrocin dhe Vuqakun.

Qytetaria aktive e komuniteteve masovikisht po e pëqafon vizionin e liderit tonë, z. Kadri Veseli, për Kosovën e së nesërmes.

Vuqaku, si kurdo herë, në krah me mua, Kadri Veselin dhe PDK-në.
Krenar me Vuqakun tim që gjithonë është përkrah idealeve progresiste dhe njerëzve më të dëshmuar të Kombit tonë.