Shala: Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, ka vazhduar fuashtën në qytetin e Fushë Kosovës, shkruan Periskopi.

Shala ka thënë se banorët e Fushë Kosovës kanë pritur me intersim ofertën e qeverisë së PDK’së e cila do t’i luftojë dukuritë negative në shoqërinë tonë.

“Banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK-së, si shpresë të vetme për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tone”, ka shkruar Shala.

Shkrimi i tij i plotë:

Bashkë me kolegët – kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës: Rrahim Tërnaven, Sejdi Hoxhën dhe Hidaim Ramën, sot takuam qytetarët e Fushë Kosovës.

Banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK-së, si shpresë të vetme për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.

Këta njerëz të mirë dhe punëtorë besojnë fuqishëm në PDK-në, sepse ajo është forca politike që ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj qytetarëve.

Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit!

Fushë Kosova do të votojë 112!

#PDK112
#KadriVeseli1 #FeratShala31

 

Haxhiu bashkëbisedon me qytetarët e Skënderajt në sheshin “Adem Jashari”

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka vazhduar fushatën e tij në qytetin e Skenderajt.

Haxhiu ka takur simpatizantë të kësaj partie në sheshin “Adem Jashari”.

Postimi i Bekim Haxhiut:

 

Latifi: Kosova mund të bëhet shtet dinjitoz, jam këtu për ta dhënë kontributin tim në këtë synim të lartë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi më anë të një video ka shpërndar mesazhin për qytetarët për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Periskopi.

“Ata që më njohin dhe ata që më kanë përcjellur në shkrimet dhe qëndrimet e mia publike e dinë se une e them atë që mendoj dhe e mbroj atë që e besoj dhe ajo në të cilën besoj është atdheun ynë Kosova”, shprehet Latifi ndër të tjera në këtë video.

Më poshtë mund të dëgjoni videon:

Mesazhi im për qytetarët!

Posted by Blerim Latifi on Wednesday, 25 September 2019