Haradinaj me mesazh pikëllues në përvjetorin e vdekjes së nipit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar nipin e tij në përvjetorin e vdekjes, Shqipdon Haradinajn.

Ai ka thënë se në këtë përvjetor, e kujton atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmije – të një engjëlli, njofton Klan Kosova.

“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë”.

Kujtojmë se me 2 tetor të vitit 2007, i ndjeri kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.

Haradinaj: Studentët kanë sakrifikuar për liri që t’i kushtohemi nxënies së dijes

Periskopi.com Lajme

Breza e breza të studentëve kanë sakrifikuar për liri, e disa kanë rënë në fronte të luftës, që t’i kushtohemi nxënies së dijes, por edhe vlerave tona si vend.

Kështu tha sot kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri sot Qendrës së Studentëve, në Prishtinë, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, gjatë së cilës ishte i shoqëruar nga drejtori i kësaj qendre, Fatmir  Sfishta dhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Ai ka vizituar konviktin Nr. 7 dhe atë Nr.8, ku ka parë nga afër kushtet dhe ambientet në të cilat banojnë studentët. Po ashtu, vizitoi edhe mensën e studentëve, me ç’rast ka drekuar së bashku me studentët e qendrës. Me këtë rast, Haradinaj tha se është me rëndësi që të shihet në praktikë gjendja në konvikte, ku nga drejtori Sfishta është njoftuar se janë 4 mijë studentë të akomoduar në konvikte dhe 2500 të tjerë që kanë të drejtë në shujtë.

“Qeveria që kam udhëhequr ka punuar që të jetë afër të rinjve, studentëve, afër arsimit të lartë, të mesëm dhe të ultë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Haradinaj, duke uruar studentët për një vit të mbarë dhe duke shprehur respekt për gjithë kontributin e rinisë studentore në të gjitha etapat.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, duke uruar studentët për një vit të mbarë, tha se janë bashkë me kryeministrin në detyrë Haradinaj për të parë përgatitjet për akomodimin e studentëve, që janë bërë sipas planit të qendrës studentore.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta tha se kishte kënaqësinë ta mirëpres kryeministrin në detyrë Haradinaj, në ditën kur edhe fillon vendosja e studentëve nëpër konvikte dhe funksionalizimi i mensës së studentëve.

Haradinaj pritet nga të rinjt gjakovarë: Ia dhanë mbështetjen vizionit për shtet 100%

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është ndarë i kënaqur nga takimi i sotëm me të rinjtë e Gjakovës.

Në Facebook ai postoi disa fotografi nga ky tubim dhe tregoi se çfarë planesh ka programi i tij qeverisës për të ardhmen.

“Kujdesi për rininë është garancë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe me rritje ekonomike. Frymëzues bashkëbisedimi i sotëm me rininë e mrekullueshme të Gjakovës. Rinia jonë është forcë transformuese e shoqërisë dhe përket në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Epoka e ndërlidhjes digjitalizuese dhe teknologjisë së avancuar informative, kërkon edukim konform trendeve bashkëkohore dhe përshtatje të programeve studimore ekonomisë së vendit”.

“Në vizionin tonë 100% Kosovë, e kemi përfshi mësimin dual, fondin për punësim, kompensimin e 50% të pagës për çdo punësim fillestar në prodhim dhe një varg masash reformuese që garantojnë punë dhe perspektivë për rininë, për ta ndërtuar jetën dhe karrierën në vend”, shkroi Haradinaj.