Bekë Berisha: VV kanë ardhë në pushtet si talibanët

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha tha se kanë pritur më shumë vota, derisa rezultati ka qenë befasues dhe i pakëndshëm.

Ai ka thënë se qeveria duhet të bëhet sa më shpejtë dhe VV e LDK mos të ndalen, sepse vendit i duhet qeveria.

Ndërsa kur foli për Vetëvendosjen që doli fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, Berisha tha se populli do të zhgënjehet nga ta.

“Kam pas qejf me pa Kurtin t’u u përballë me situata të vërteta, e jo njeriut që din me gju vetëm vo, po me marr vendime të mëdha, që kam dyshime që s’ka me mujt. Atij do t’i del hyjnizimi që ja ka ba vetes. VV kanë arrit me ardhë në pushtet si talibanët. Ata din mu viktimizu si LDK, por edhe din me kall qeverinë. Duhet me ja u pa punën, e që mendoj se pas një viti populli do të zhgënjehet në ta”, u shpreh Berisha. /Periskopi