Blerim Latifi: Nuk jam komunist

Periskopi.com Lajme

Ligjëruesi i filozofisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, z.Blerim Latifi, ka bërë një status në Facebook ku ka shprehur qëndrimin e tij politiko-ekonomik, e që duket i ngjashëm me atë që e beson edhe i këshilluari i tij, z.Kadri Veseli i PDK-së.

Z.Latifi ka thënë se “nuk ka kaluar në anën e socializmit e komunizmit” veç pse shpreh qëndrime kritike për kapitalizmin. Nuk dihet se kush i ka ngjitur profesorit të famshëm një cilësor të tillë marrë parasysh pozicionin e tij politik dhe qëndrimet e shprehura haptas.

Më tej, ai shton se “socializmi e komunizmi praktikisht janë të vdekur dhe pa asnjë shpresë reale për t’u ringjallur”. Duket se profesori Latifi po shpërfill atë që po ndodh së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku disa kongresistë dhe madje edhe kandidatë për presidentë e kanë cilësuar veten si “socialistë”.

Latifi më tej ka shtuar se “beson në kapitalizmin demokratik” dhe se do të jetë gjithmonë kundër “atij kapitalizmi që bashkëjeton me diktaturat dhe regjimet autoritariste, ku në vend të sundimit të ligjit, sundon ligji i të fortit.”

Ideologjia e kapitalizmit demokratik është tepër e moçme, pasi ka ekzistuar që në kohët mesjetare. Ajo kombinon demokracinë liberale me kapitalizmin për të mbështetur lirinë individuale dhe pluralizmin. /Periskopi

Kapitalizmi në krizë: Miliarderët të shqetësuar për sistemin që i pasuroi

Periskopi.com Lajme

Është një ditë e përsosur me diell në Kaliforni. Dielli po rrezon, një erë e lehtë përkëdhel gjethet pranverore dhe në një kafene në Luginën e Silikonit, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Ro Kahanna, po diskutonte me njërin prej miliarderëve të shumtë lidhur me një temë të sikletshme: ngritja e jopopullaritetit të miliarderëve dhe kompanive të tyre gjigante të teknologjisë.

“Ka njëfarë nënshtrimi”, thekson Khanna, demokrat nga Kalifornia, transmeton Koha Ditore.

Miliarderi në anën tjetër të tavolinës qeshet si me zor. Reflekton nervozë. Chris Larsen po merrej me hapjen e kompanisë së tretë të re dhe po priste që të bëhej një prej njerëzve më të pasur në Luginë, nëse jo edhe në mesin e më të kamurve të botës. Edhe ai thotë se ka nisur ta kuptojë se njerëzit po ndiejnë njëfarë neverie ndaj të pasurve. Ai tallet.

Dekadat e shpresës së madhe

Për dekada me radhë, republikanët dhe demokratët kanë ngritur në qiell elitën afariste të Amerikës, sidomos atë në Luginën e Silikonit, si shpëtimi i kombit. Qeveria mund të jetë futur në rrugë pa krye, me elektoratin të zemëruar dhe të përçarë, por novatorët e Amerikës dukej se po trasonin rrugën për një shtegdalje për të gjithë prej lëmshit të madh.

Kompanitë e tyre prodhuan seri të pafundme prodhimesh që mbajtën dinamikën e ekonomisë amerikane dhe vazhduan të sillnin rritje të vazhdueshme. Përpjekjet e tyre filantrope kishin për qëllim të merreshin me zgjidhjen e disa prej problemeve më akute. Dhe Qeveria kishte ndarë mendjen të mos përzihej në këtë mes.

Dhe tani që nuk ka më konsensus, gjithçka duket se po e merr teposhtën. Për herë të parë për dekada me radhë, e ardhmja e kapitalizmit është temë debati në mes të kandidatëve për president, dhe burim i zemërimit në ngritje të madhe ndaj elitës së biznesit të Amerikës.

Kapitalizmi është i vdekur – Kiameti afër

George Monbiot Op-Ed

Për pjesën më të madhe të jetës sime si i rritur jam përçartur kundër “kapitalizmit korporativ”, “kapitalizmit konsumerist” dhe “kapitalizmit korruptiv”. Më është dashur goxha kohë që ta kuptoja se problemi nuk ishte te mbiemri [korruptiv/konsumerist/korporativ] por te vetë emri [kapitalizmi]. Shumë njerëz e kanë refuzuar kapitalizmin me ngut e me kënaqësi, por unë e kam bërë ngadalë e me zymtësi. Pjesë e arsyes ishte se nuk shihja një alternativë të qartë: për dallim nga disa anti-kapitalistë, kurrë s’kam qenë entuziast për komunizmin shtetëror. Jam frenuar po ashtu edhe nga gjendja e tij religjioze. Të thuash “kapitalizmi po dështon” në shekullin 21 ishte si të thoje “Zoti është i vdekur” në të 19-in: është blasfemi sekulare. Kërkonte një shkallë vetëbesimi që unë nuk e posedoja.

Por, ndërsa po moshohesha, arrita që të njohesha me dy gjëra. E para, që është sistemi, më shumë se ndonjë variant i sistemit, që po nga ngre neve pashmangërisht drejt katastrofës. E dyta, që ju nuk duhet të prodhoni një alternativë definitive që të thuash se kapitalizmi po dështon. Pohimi në fjalë qëndron në këmbë të veta. Por, po ashtu kërkon përpjekje tjetër e të ndryshme për të zhvilluar një sistem të ri.

Kapitalizmi kollapson pa rritjen, e megjithatë rritja e përhershme në një planet të kufizuar çon në katastrofë të paevitueshme ambientale.

Dështimet e kapitalizmit rrjedhin nga dy prej elementeve definuese të tij. E para është rritja e përhershme. Rritja ekonomike është efekti agregat i kërkimit për të akumuluar kapital dhe për të ekstraktuar profitin. Kapitalizmi kollapson pa rritjen, e megjithatë rritja e përhershme në një planet të kufizuar çon në katastrofë të paevitueshme ambientale.

Ata që e mbrojnë kapitalizmin argumentojnë se, ndërsa konsumi kalon prej të mirave te shërbimet, rritja ekonomike mund të shkëputet nga përdorimi i resurseve materiale. Javën që shkoi, një ese në gazetën Ekonomia e Re Politike, nga Jason Hickel dhe Giorgos Kallis, e ekzaminoi këtë premisë. Ata gjetën se megjithëse një shkëputje relative ndodhte përnjëmend [nga resurset materiale] në shekullin 20 [konsumi i resurseve materiale u rrit, por jo aq shpejt sa rritja ekonomike], në shekullin 21 ka pasur një ngjitje: ngritja e konsumit të resurseve deri tash është lidhur apo e ka tejkaluar shkallën e rritjes ekonomike. Shkëputja absolute e nevojshme për të shmangur katastrofën ambientale [reduktimi i përdorimit të resurseve materiale] kurrë nuk është arritur, dhe duket i pamundur ndërsa rritja ekonomike vazhdon. Rritja e gjelbër është një iluzion.

Sistemi i bazuar në rritjen e përhershme nuk mund të funksionojë pa ekternalitete e periferi. Duhet të ketë gjithnjë një zonë ekstraktimi – nga e cila materialet nxirren pa pagesë të plotë – dhe një zonë të shitjes, ku kostot hidhen në formën e bërllokut dhe ndotjes. Ndërsa shkalla e aktivitetit ekonomik rritet derikur kapitalizmi të afektojë gjithçka, nga atmosfera deri te shtresa e fundit e oqeanit, i gjithë planeti bëhet zonë për t’u sakrifikuar: të gjithë ne e popullojmë periferinë e makinesë profit-krijuese.

Kjo na çon neve drejt kataklizmit në një shkallë të atillë që shumë njerëz nuk mund as ta imagjinojnë. Kolapsi kërcënues i sistemeve bazike për jetën tonë është shumë më i madh se lufta, uria, murtaja apo krizat ekonomike, megjithëse është e mundur që t’i përfshirë të katër nga këto. Shoqëritë mund të mëkëmben nga këto evente apokaliptike, por jo nga humbja e tokës, klima e përshtatshme dhe biosfera e bollshme.

Elementi i dytë definues është supozimi bizar që një person ka të drejtë në pasuritë natyrore të botës aq sa paratë e tij mund të blejnë. Ky përvetësim i të mirave të përbashkëta shkakton tri zhvendosje të mëtejme. E para, përleshja për kontroll ekskluziv të asete të pariprodhueshme, që nënkuptojnë ose dhunimin ose kufizimin e të drejtave të tjetrit. E dyta, iminigimi i njerëzve tjerë nga një ekonomi e bazuar në grabitjen e kohës dhe hapësirës. E treta, përkthimi i fuqisë ekonomike në fuqi politike, ndërsa kontrolli mbi resurset ekonomike çon në kontrollimin e relacioneve sociale që i shoqërojnë ato.

Refugjatët në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Në shekullin 21 rritja e konsumit të resurseve ka arritur dhe bile tejkaluar shkallën e zhvillimit ekonomik.” Fotografia nga Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images

 

Në New York Times të dielën, ekonomisti që ka fituar Nobel, Joseph Stiglitz, kërkonte të bënte dallimin mes kapitalizmit të mirë, të cilin e quajti “pasuri krijues” dhe kapitalizmit të keq, të cilin e quajti “pasuri grabitës”. E kuptoj dallimin që bën ai. Por nga pikëvështrimi ambiental, krijimi i pasurisë është grabitje e pasurisë. Rritja ekonomike, në thelb i lidhur me rritjen e përdorimit të resurseve materiale, nënkuptojnë grabitjen e pasurive natyrore nga sistemet aktuale dhe të gjeneratave të ardhshme.

T’i theksosh problemet e tilla nënkupton të ftosh një mori akuzash, shumë prej të cilave janë bazuar në këtë premisë: kapitalizmi ka shpëtuar qindra miliona njerëz nga varfëria – tash ju po kërkoni t’i varfroni sërish. Është e vërtetë që kapitalizmi, dhe rritja ekonomike që nxit, e ka përmirësuar radikalisht prosperitetin e një numri shumë të madh njerëzish, ndërsa njëherësh shkatërrojnë prosperitetin e shumë të tjerëve: ata toka, puna dhe resurset e të cilëve grabiten për të stimuluar rritje tjetërkah. Shumica e pasurisë së vendeve të pasura ishte – dhe është – e ndërtuar mbi skllavërinë dhe shpronësimin kolonial.

Si qymyri, kapitalizmi ka sjellë shumë të mira. Por, njësoj si qymyri, tash ai po shkakton më shumë të këqija se të mira. Ashtu siç kemi gjetur mjete për energji që janë më të mira dhe më pak dëmtuese se qymyri, na duhet të gjejmë mjetet për të gjeneruar mirëqenie për njerëzit që janë më pak të dëmshme se kapitalizmi.

Komunizmi sovietik ka më shumë të përbashkëta me kapitalizmi se që mbrojtësit e secilit sistem do të pranonin.

Nuk ka kthim mbrapa: alternativa për kapitalizmin nuk është as feudalizmi e as komunizmi shtetëror. Komunizmi sovietik ka më shumë të përbashkëta me kapitalizmi se që mbrojtësit e secilit sistem do të pranonin. Të dyja sistemet janë [ose ishin] të obsesionuara me krijimin e rritjes ekonomike. Të dyja ishin të gatshme të shkaktonin dëme të mëdha për të arritur qëllimin. Të dyja premtuan të ardhme në të cilën neve na duhej të punonin vetëm pak orë në javë, por në vend të kësaj kërkuan punë brutale, me kërkesa të shumta. Të dyja janë çnjerëzore. Të dyja janë absolutiste, duke insistuar që ata dhe vetëm ata janë Zoti i vetëm.

E pra, si duket nj ësistem më i mirë? Nuk e kam një përgjigjje përfundimtare, dhe nuk besoj që ndokush e ka. Por, mendoj se po e shoh një fragment të këtij sistemi derisa del në dritë. Pjesë të tij janë nga civilizimi ekologjik i propozuar nga Jeremy Lent, një prej mendimtarëve më të mëdhenj të epokës sonë. Elementët e tjerë vijnë nga të tjerë me të menduar ambientalist, në nocionin e “mjaftueshmërisë private dhe luksit publik”. Një pjesë tjetër pastaj vjen nga krijimi i koncepsionit të drejtësisë bazuar në këtë parim të thjeshtë: çdo gjeneratë, çdokund, duhet të ketë të drejtë të barabartë për të shijuar pasuritë natyrore.

Besoj që detyra jonë është të identifikojmë propozimet më të mira nga shumë mendimtarë të ndryshëm dhe t’i formësojmë ato në një alternativë koherente. Sepse asnjë sistem ekonomik nuk është thjesht sistem ekonomik. Ai ndërhyn në çdo aspekt të jetëve tona, e prandaj na duhen shumë mendje nga fusha të ndryshme – ekonomia, ambientalizmi, politika, kultura, shoqëria dhe logjistika – që të punojnë së bashku për të krijuar një mënyrë më të mirë të organizimit tonë që i realizon nevojat tona pa na e shkatërruar shtëpinë.

Zgjedhja jonë është kjo. A duhet t’i ndalim jetërat tona që kapitalizmi të vazhdojë, apo të ndalim kapitalizmin që jeta jonë të vazhdojë? /Periskopi

Titulli është i Periskopit, autori është i The Guardian

Një kompani ‘detyron punëtorët të pinë shurrën, të hanë bubrrecë dhe i rrahë si ndëshkim’

Periskopi.com Lajme

Pamje shqetësuese tregojnë stafin në një kompani kineze që pinë urinë, për shkak të ‘mos arritjes së objektivave të shitjes’.

Ata u filmuan duke kryer veprime të shëmtuara brenda zyrës së një kompanie në qytetin Zunyi, në provincën jugperëndimore Guizhou.

Punonjësit thuhet se u urdhëruan të hanë buburrecë nga menaxhmenti, pasi kishin dështuar në arritjet ditore.

Videoja tregon gota me lëng të verdhë duke u kapur nga stafi, pasi dy punonjës mbajnë hundët e tyre para të tjerëve. Punonjësit shihen duke pritur në linjë për të marrë dënimin e tyre, ndërsa disa prej stafit janë rrahur. Një pjesë e stafit si dënim mori që të rruajë kokën.

Pasi videoja u bë viral online, policia kineze konfirmoi se tre menaxhues të kompanisë, Guo, Cai dhe Huang, u arrestuan deri në fillimin e nisjes së hetimeve.

Dallimi mes kapitalizmit dhe socializmit e shpjeguar përmes Mercedesit

Periskopi.com Lajme

Po mbushja me naftë mercedezin tim, kur më afrohet një burrë dhe më thotë: “A e di se sa njerëz mund të ushqeje me paratë që të ka kushtuar makina? – kështu thotë rrëfyesi i një videoje që është bërë virale.

Përgjigjja e tij fillon e tërheq vëmendjen e lexuesit dhe jep një shpjegim shumë të qartë dhe konciz që diferencon kapitalizmin nga socializmi.

Unë iu përgjigja: Jo nuk e di. Por di se kam ushqyer shumë familje në Shtutgart, Gjermani ku janë prodhuar. Kam ushqyer në Japoni ku janë bërë gomat, në Guanajuato, Meksikë ku punëtorët kanë prodhuar pjesët e brendshme, në Kili ku minatorët kanë nxjerrë bakrin për kabllot elektrike. Kam ushqyer personat që kanë prodhuar kamionët për transportimin e bakrit dhe shoferët e kamionëve. Kam ushqyer blegtorët që kanë shitur lëkurët e sediljeve, shitësin që më shërbeu me shumë dashamirësi madje edhe pastruesit e sallës së shitjeve. Kam ushqyer edhe me taksat që paguaj, me të cilat qeveria paguan rrogat e policëve, të mësuesve dhe të punonjësve civilë. Burri heshti, më ktheu shpinën dhe iku, – thotë rrëfyesi i videos.

Ky është ndryshimi mes kapitalizmit dhe socializmit. Kur ju blini diçka ju vendosni para në çantat e shumë njerëzve dhe kjo u jep dinjitet, sepse kanë prodhuar diçka dhe juve ju jep vlerë. Kjo para lëviz ekonominë, shumë ndryshe nga ajo që ndodh në socializëm që prodhon një botë të varfër. Kur i jepni para dikujt në këmbim të asgjëje, ju i vidhni dinjitetin dhe vetëvlerësimin. Kjo para falas nuk prodhon asgjë, i shkatërron aftësinë e përmbushjes. Kapitalizmi është t’u japësh para që ju e fitoni me sforco në këmbim të diçkaje që për ju ka vlerë. Socializmi është kur ju marrin paratë tuaja për t’ua dhënë falas dikujt që në pjesën më të madhe të herëve nuk kanë bërë asgjë për t’i merituar, – rrëfen rrëfyesi. / bota.al