Xhaka emërohet kapiten te Arsenali

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka ka marrë një lajm shumë të mirë nga klubi i tij, Arsenal.

Mesfushori shqiptar, Grenit Xhaka është shpërblyer nga ekipi londinez për angazhimin e tij, shkruan Periskopi.

Xhaka e ka fituar shiritin e kapitenit permanent të skuadra e Arsenalit.

Ky lajm fantastik për mesfushorin, vjen pikërisht në ditëlindjen e tij të 27-të.

Xhaka është njëri ndër lojtarët kryesor te skuadra e tij, duke qenë lojtari bosht në planet e Unai Emery. /Periskopi/

Tifozët nuk e mirëpresin vendimin për Xhakën që të jetë kapiten i Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka do të jetë kapiten i ri i parë te Arsenali.

Mesfushori prishtinas do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, ndoshta më të madhin nga një shqiptar, duke u bërë kapiten i parë i një skuadre të madhe si Arsenali.

Pas largimit të Aaron Ramsey dhe Petr Cech, problemeve të Laurant Koscienly dhe Mesut Ozil me klubin londinez, duket mëse e qartë që Graniti do të mbajë shiritin e kapitenit te Arsenali në stinorin e ri. Këta të pesë stinorin e kaluar ishin kapitenë të skuadrës.

Mirëpo, disa tifozë të Arsenalit nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë lajm. Disa nga ta janë tallur me vendimin që Unai Emery duket se veçse e ka marrë, duke bërë ‘tweet’ të ndryshëm.

​Arrestohet kapiteni i anijes që shkaktoi aksidentin në Danub

Periskopi.com Lajme

Policia hungareze njoftoi se e ka arrestuar kapitenin e anijes, e cila u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave.

Për incidentin, po mbahet si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, shtetas i Ukrainës, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.

Anija që po mbante turistë nga Koreja e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes.

Tashmë janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë.

Një hetim penal ka filluar për incidentin. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin jelekë shpëtimi.

Kosova me kapiten të ri për ndeshjen me Bullgarinë

Periskopi.com Sporti

Kosova do të ketë kapiten të ri në ndeshjen e sontme ndaj Bullgarisë. 

Mesfushori Hekuran Kryeziu sonte do ta ketë në krahë shiritin e kapitenit, shkruan Periskopi.

Në mungesë të Valon Berishës[i lënduar] si dhe Samir Ujkanit rezervist, Bernarc Challandes ka vendosur që shiriti i kapitenit i takon yllit të Zurich.

Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar ndaj Danimarkës, Herolind Shala ishte kapiten i skuadrës, pasi Kryeziu nuk luajti për shkak lëndimi. /Periskopi/


Challandes befason të gjithë me kapitenin për ndeshjen me Danimarkën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori Herolind Shala do të jetë kapiteni i Kosovës për miqësoren ndaj Danimarkës, kanë thënë për KTV-në burime brenda kombëtares.

Shala është kapiten i Kosovës pasi kapiteni Samir Ujkani nuk do të jetë në portë, ndërsa mesfushori Valon Berisha ka problem me lëndime.

Mesfushori i ri i Valerengas ka bërë 13 paraqitje me Kombëtaren Dardane.

Miqësorja me Danimarkën nis në orën 19:00 në “Fadil Vokrri”.

Kapiteni Ujkan tregohet i madh, përkujton Labinot Harbuzin

Periskopi.com Sporti

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani e ka vërtetuar pse i takon atij shiriti i kapitenit.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Ujkani shmangu të gjitha pyetjet dhe së pari shprehu ngushëllim për futbollistin kosovar, Labinot Harbuzin, i cili ndërroi jetë sot pas sulmit në zemër, transmeton Periskopi.

Për ndeshjen ai tha: ”Luajtëm mirë dhe dominuam. Golin të cilin e pësuam mund ta shmangeshim, por ndodhi sepse kështu është futbollit”./Periskopi/

Mourinho merr vendim: Pogba nuk do jetë kapiteni i United

Periskopi.com Sporti

Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes trajnerit të Manchester United, Jose Mourinhos dhe Paul Pogba.

Gjithçka filloi pas deklaratave të mesfushorit francez, i cili haptazi kritikoi lojën e Mourinhos.

Strategu portugez ka marrë vendim të rëndësishëm: Paul Pogba nuk do jetë kapiten i ‘Djajve të Kuq’ përderisa ai do jetë në krye të skuadrës. Këtë vendim, Jose Mourinho ia ka kumtuar gjithë futbollistëve në qendrën stërvitore, raporton ESPN./Periskopi/

Fjalët e para të Granit Xhakës, pas ndeshjes si kapiten i Zvicrës

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar Granit Xhaka i ka uruar të gjithë bashkëlojtarët për fitoren e madhe të Zvicrës ndaj Islandën në Ligën e Kombeve, në të cilën ai debutoi si kapiten i helvetikëve në mungesë të Stephan Lichtsteiner.

Në mungesë të kapitenit Lichtsteiner, Xhaka, si zëvendësi-kapiten, e barti shiritin e kapitenit të Zvicrës për herë të parë në fitoren e thellë të Zvicrës 6-0 ndaj Islandës në Ligën e Kombeve, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A të shtunën.

Xhaka bëri paraqitje shumë të mirë duke e udhëhequr ekipin përpara, me Xherdan Shaqirin asistoi dhe po ashtu shënoi njërin prej gjashtë golave, ndërkohë që Albian Ajeti debutoi me gol për Zvicrën dhe Admir Mehmedi shënoi golin e fundit.

Mesfushori i Arsenalit e ka uruar të gjithë ekipin për fitoren e madhe.

“Ndeshja ime e parë si kapiten dhe fitore 6-0! Urime për të tërë ekipin!”, shkroi Xhaka në Facebook.

 

Granit ​Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, e ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielnyn si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendës-kapitenët e klubit është edhe shqiptari i cili luanë për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kosicelny, i cili tani është i lënduar, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesacker, i cili u pensionua në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.

“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka”, ka thënë Emery.

“Dua liderë në skuadër, cdo lojtarë të ndjehet si kapiten në cdo moment për të treguar aftësinë e tyre në lidership. Por, për momentin, këta pesë lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë.

 

Hysaj kapiten i ri i Napolit

Periskopi.com Sporti

Nga zërat e merkatos te shiriti i kapitenit.

Elseid Hysaj, në fillim të kësaj merkatoje transferimesh, lidhej ngushtë me trajnerin Sarri dhe transferimi i tij në Londër, e afronte edhe shqiptarin me një udhëtim drejt “Bluve të Londrës”.

Trajneri Ancelotti ka debutuar me napolitanët, duke mposhtur 4-0 skuadrën e Gozanos. Ruiz, Grasi, Verdi nga pika e bardhë dhe Ounas kanë plotësuar “pokerin” për debutimin e Ancelottit.

Elseid Hysaj ka qenë një nga titullarët në këtë takim. Edhe me Ancelottin, shqiptari përllogaritet si i pazëvendësueshëm deri më tani te napolitanët.

Në startin e pjesës së dytë, pasi trajneri kishte bërë shumë zëvendësime, shqiptari ka zbritur në fushë me fashën e shiritit të kapitenit në krah.

Gjest vlerësimi nga trajneri Ancelotti për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili edhe një herë konfirmon rëndësin e tij në skuadrën napolitane.