Skandal: Kadrijaj thotë se ministri Vitia liroi nga karantina në konvikte disa aktivistë të Vetëvendosjes (Dok)

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj sot në Facebook ka publikuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilit  disa personave u lejohet dalja nga karantina në konvikte, transmeton Periskopi.

Kadrijaj ka shkruar se këta persona janë aktivistë të Vetëvendosjes, prandaj edhe konsiderohet si shkelje ligjore.

Kadrijaj po ashtu ka konfirmuar për Periskopin se si e ka kuptuar se personat në fjalë janë nga Vetëvendosje.

‘’Unë sa kam hulumtuar, aktivistë të Vetëvendosjes janë’’, është përgjigja e saj

‘’Të gjithë e kuptojmē ligjin, dhe e kuptojmē se ligji duhet tē respektohet nga të gjithë: askush nuk është mbi ligjin.
Ministri i shëndetësis paska amnistuar aktivistët e VV, duke i liruar nga karantina në konvikte.
Tash le të pergjigjet ministri pse ka ndodhë kjo!’’, është shkrimi i saj në Facebook./PERISKOPI/

 

Ministri Vitia shkeli Kushtetutën duke e futur Prizrenin në karantinë

Periskopi.com Lajme

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar sot se ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkeli Kushtetutën e Kosovës, duke e futur Prizrenin në karantinë, për shkak të koronavirusit.

Aktgjykimi i plotë:

2. Aktgjykim Lënda: KO 61/20 Parashtrues: Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës Objekti i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së katër (4) vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht të:

(1) Vendimit [nr. 214/IV/2020], i datës 12 prill 2020 – për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”;

(2) Vendimit [nr. 229/IV/2020], i datës 14 prill 2020 – “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunës së Prizrenit”;

(3) Vendimit [nr. 238/IV/2020], i datës 14 prill 2020 – “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunës së Dragashit”;

(4) Vendimit [nr. 239/IV/2020], i datës 14 prill 2020 – “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunës së Istogut”; Parashtruesit e kërkesës pretendonin se vendimet e lartëpërmendura nuk janë në pajtueshmëri me nenet 35 [Liria e lëvizjes] dhe 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Parashtruesit e kërkesës po ashtu pretendonin se vendimet janë në kundërshtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO54/20 (Parashtrues i kërkesës: Presidenti i Republikës së Kosovës; Objekti i çështjes: “Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit së Vendimit nr. 01/15 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”), i publikuar më 6 prill 2020 dhe gjithashtu kërkuan që Gjykata të vendosë si masë të përkohshme pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të vendimeve të kontestuara deri në zgjidhjen meritore të rastit. Kërkesa bazohej në nën-paragrafin (1) të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] dhe në paragrafin 2 të nenit 116 [Efekti juridik i vendimeve] të Kushtetutës, në nenet 22, 27, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32, 56, dhe 57 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. Përfundime

1. Më 31 mars 2020, Gjykata vendosi për rastin KO54/20 përmes të cilit Aktgjykim, e shpalli të pavlefshëm Vendimin nr. 01/15 të Qeverisë, duke konstatuar se i njëjti ishte në kundërshtim me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë], 43 [Liria e Tubimit] të Kushtetutës dhe nenet ekuivalente të KEDNJ-së, respektivisht nenet 8 (E drejta për respektim të jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe e organizimit), dhe 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr.4 të KEDNJ-së.

2. Në Aktgjykimin e lartcekur, Gjykata kishte theksuar se (i) Qeveria vetëm mund të zbatoj një ligj të Kuvendit që kufizon një të drejtë dhe liri themelore dhe atë vetëm deri në masën specifike që e ka autorizuar Kuvendi përmes ligjit përkatës; dhe se (ii) Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria, është e autorizuar që të nxjerr vendime me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë, vetëm për aq sa është e autorizuar përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ligjit nr. 04/L-125 për Shëndetësi. Gjykata gjithashtu kishte theksuar se këto dy ligje, nuk e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë, që të kufizojë të drejta dhe liri të garantuara me Kushtetutë në nivel të të gjithë Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim.

3. Pas Aktgjykimit KO54/20, më 14 prill 2020, përmes tridhjetë e tetë (38) vendimeve për “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19”, Ministria e Shëndetësisë vendosi kufizime në të gjitha Komunat e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjykata në rastin e tanishëm, KO61/20, nuk është duke e bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë të të gjitha tridhjetë e tetë (38) Vendimeve të lartcekura, sepse parashtruesit e kërkesës nuk i kanë kontestuar të gjitha.

4. Para Gjykatës, janë kontestuar vetëm tri (3) prej tyre, Vendimet [nr. 229/IV/2020]; [nr. 238/IV/2020]; dhe [nr. 239/IV/2020] e datës 14 prill 2020, për Komunat e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, respektivisht. Para Gjykatës, gjithashtu është kontestuar edhe Vendimi

[nr. 214/IV/2020]

i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë, për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”.

5. Si rrjedhojë, çështja kushtetuese që ngërthen Aktgjykimi KO61/20, është përputhshmëria me nenet 35 dhe 55 të Kushtetutës të katër (4) Vendimeve të kontestuara të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjykata, në vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre, bazuar në nenin 55 të Kushtetutës, praktikën gjyqësore të Gjykatës, përfshirë Aktgjykimin KO54/20, dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së lidhur me nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së, ka vlerësuar nëse “ndërhyrjet”, përkatësisht kufizimet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, respektivisht: (i) janë të “përcaktuara në ligj”, përkatësisht në Ligjin nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse; (ii) ndjekin një “qëllim legjitim”; dhe (iii) janë të “domosdoshme në një shoqëri demokratike”.

6. Bazuar në shqyrtimet dhe vlerësimet e shkresave të dorëzuara para Gjykatës dhe praktikës së saj gjyqësore, Gjykata, njëzëri, vendosi ta shpallë kërkesën KO61/20 të pranueshme për shqyrtim në merita meqë, ishin plotësuar të gjitha kushtet e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës.

7. Gjykata gjithashtu vendosi që Vendimet “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, respektivisht, janë në përputhshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të pikave përkatëse të dispozitivit të cilat përcaktojnë kundërvajtjet administrative, ndërsa Vendimin për shpalljen “zonë karantinë” në Komunën e Prizrenit, e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën.

8. Më saktësisht, Gjykata, njëzëri, vendosi se: (i) Vendimi [nr. 229/IV/2020] i 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit (pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII); dhe (ii) Vendimet [nr.238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII), respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së. Rrjedhimisht, të gjitha pikat e saktësuara të Vendimeve të lartcekura, Gjykata i shpalli kushtetuese.

9. Gjykata konstatoi se në nxjerrjen e Vendimeve të lartcekura, Ministria e Shëndetësisë, ka vepruar në përputhje me autorizimet e përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse,

dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, përmes pikave të lartcekura, ishin “të përcaktuara në ligj”. Gjykata gjithashtu konstatoi se të njëjtat ndjekin një “qëllim legjitim”, përkatësisht atë të mbrojtës së “shëndetit publik”, siç është përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së; janë proporcionale në raport me “qëllimin legjitim” të ndjekur; dhe janë “të domosdoshme në një shoqëri demokratike”.

10. Megjithatë, Gjykata, me shumicë votash, vendosi se: (i) pika V e Vendimit [nr. 229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” për Komunën e Prizrenit; dhe (ii) pika IV e Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, respektivisht, ku përcaktohen kundërvajtjet administrative dhe sanksionet përkatëse, nuk janë në përputhshmëri me nenin 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së. Gjykata arsyetoi se në përcaktimin e mosrespektimit të masave të parashikuara përmes Vendimeve të lartcekura si “kundërvajtje administrative”, Ministria e Shëndetësisë, ka tejkaluar autorizimet ligjore të përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Gjykata theksoi se bazuar në Ligjin nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, kundërvajtjet dhe sanksionet përkatëse, mund të përcaktohen vetëm me ligj të Kuvendit të Republikës ose me akte të Kuvendit të një Komune, dhe se ky autorizim nuk mund të bartet në organe të tjera. Rrjedhimisht, kundërvajtjet administrative të përcaktuara përmes këtyre tri Vendimeve të kontestuara, nuk janë “të përcaktuara në ligj” dhe për pasojë, u shpallën jokushtetuese.

11. Gjykata, në anën tjetër, me shumicë votash, vendosi se Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenet 35 dhe 55 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së. Gjykata konstatoi se në nxjerrjen e këtij Vendimi, Ministria e Shëndetësisë, ka tejkaluar kompetencat e përcaktuara përmes Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes, përmes karantinimit të të gjithë Komunës së Prizrenit, nuk janë “të përcaktuara në ligj”. Gjykata qartësoi se “karantina” sipas Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, mund të urdhërohet nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit të IKSHPK-së, vetëm për persona fizikë për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me personat e sëmurë apo të dyshuar për sëmundje ngjitëse. Rrjedhimisht, Vendimi për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, u shpall jokushtetues.

12. Për sa i takon kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata konstatoi se pas vendimit të gjyqtarëve që të vendosin në tërësi për meritat e rastit dhe të nxjerrin këtë Aktgjykim, e njëjta ngeli e pa objekt shqyrtimi.

13. Gjykata gjithashtu rikujtoi që përmes Aktgjykimit KO54/20, kishte përcaktuar një datë tjetër të hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj, respektivisht datën 13 prill 2020, duke theksuar se deri në këtë datë, institucionet relevante të Republikës së Kosovës, në radhë të parë Kuvendi, duhet të ndërmarrin masat e duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, të bëhen në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO54/20.

14. Gjykata vë theks në faktin që përkundër kërkesës specifike drejtuar Kuvendit për të njoftuar Gjykatën “lidhur me të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas publikimit të Aktgjykimit KO54/20 të 31 marsit 2020”, Gjykata nuk ka pranuar një përgjigje nga Kuvendi. Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht potencon faktin që është detyrim ligjor i të gjitha organeve publike që “të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së saj”. Për më tepër, Gjykata vë theks në faktin se bazuar në Aktgjykimin KO54/20, Kuvendi është detyruar që, qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcakton mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë, të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO54/20. Në këtë kontekst, Gjykata gjithashtu vë theks në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, bazuar në të cilin vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

15. Gjykata, në Aktgjykimin KO61/20, gjithashtu ka adresuar parashtresën e 23 prillit 2020 të Kryeministrit në detyrë drejtuar Gjykatës në emër të Qeverisë, të titulluar “parashtresë në lidhje me mosrespektimin e afatit ligjor dhe Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në rastin nr. KO61/20”, përmes të cilës janë shprehur “shqetësimet” e Qeverisë për ”shkelje të dispozitave esenciale në lidhje me procedurën dhe afatet që duhet ndjekur” nga ana e Gjykatës, duke theksuar gjithashtu që “Qeveria do të shqyrtojë me kujdes shkeljet ligjore të deritanishme dhe varësisht nga kualifikimi juridik i tyre do të ndërmarr veprimet e nevojshme të bazuara në legjislacionin në fuqi.” 16. Gjykata, këtë parashtresë, si dhe të gjitha të tjerat, e ka ndarë me palët e interesuara në këtë rast. E njëjta, do të publikohet në tërësinë e saj bashkë me Aktgjykimin KO61/20, i cili përmban edhe sqarimet e nevojshme përkitazi me këtë parashtresë. Megjithatë, Gjykata thekson fuqishëm se qasja e Qeverisë ndaj Gjykatës që reflekton kjo parashtresë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës. 17. Gjykata rithekson se ajo është organ i pavarur në mbrojtje të Kushtetutës dhe është interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës. Gjykata gjithashtu rikujton se Kushtetuta i atribuon asaj pavarësi të plotë në kryerjen e përgjegjësive të saj. Për më tepër, është detyrim kushtetues i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës të respektojnë dhe të mos ndërhyjnë në këtë pavarësi. Gjykata gjithashtu i rikujton Qeverisë se Kushtetuta nuk i atribuon asaj asnjë kompetencë përkitazi me vendimmarrjen e pushtetit gjyqësor. Respektimi i vlerave themelore kushtetuese, lidhur me ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit gjyqësor, pavarësinë dhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit, është detyrim kushtetues i të gjitha degëve të pushtetit të Republikës së Kosovës. 18. Gjykata në fund, thekson faktin se pavarësisht situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, dhe e cila ka afektuar mbarë botën, sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës duhet të mbizotërojnë. Këtë e ka theksuar edhe Këshilli i Evropës në Dokumentin Informativ SG/Inf(2020)11 të 7 prillit 2020 për Respektimin e Demokracisë, Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut në kuadrin e Krizës Sanitare të COVID-19, por edhe Opinionet e Komisionit të Venecias, përfshirë atë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në raste të Emergjencave dhe Listën e Kontrollit të Shtetit të së Drejtës. Të gjitha institucionet e Republikës janë të detyruara të veprojnë në përputhje të plotë me kompetencat përkatëse kushtetuese dhe ligjore si dhe në përputhje me Aktgjykimet e Gjykatës. PËR KËTO ARSYE Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenet 113.2 (1) dhe 116 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimi

[nr.229/IV/2020]

i 14 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në territorin e Komunës së Prizrenit (pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

III. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimet

[nr.238/IV/2020]

dhe [nr. 239/IV/2020] e 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII), respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

IV. TË SHPALLË, më shumicë votash, që pika V e Vendimit [nr.229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, dhe pika IV e Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, përkitazi me kundërvajtjet administrative, nuk janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

V. TË SHPALLË, me shumicë votash, që Vendimi

[nr. 214/IV/2020]

i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

VI. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, pikën V të Vendimit [nr.229/IV/2020] dhe pikën IV të Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020], të cekura në pikën IV të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

VII. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin [nr. 214/IV/2020] të cekur në pikën V të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

​Dy vatra me koronavirus dalin nga karantina në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Pas diskutimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi ‘Rrezja’ dhe dy pika të tjera në Prishtinë, të cilat kanë qenë vatra të epidemisë me koronavirus, do të dalin sonte nga karantina.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ai falënderon qytetarët për përmbajtjen e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falënderoni miqtë, anëtarët e familjes, fqinjët, të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajë”, ka shkruar Ahmeti.

Nxjerr dokumentet Milaim Zeka: Akuzon ministrin Vitia për çkarantinim pa test të një ushtari dhe tre policëve

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka ka nxjerrë disa dokumente në të cilat ka akuzuar ministrin në detyrë të shëndetësisë z.Arben Vitia për çkarantinim të paarsyeshëm të tre policëve dhe një togeri të FSK-së. 

Z.Zeka pretendon se arsyetimi “për arsye profesionale” nuk ka mjaftuar që të largoheshin nga karantina këta katër persona pa u bërë testimet.

Ai pretendon madje që kryeministri Kurti do ta shkarkonte e do ta çonte në burg ministrin Vitia sikur ky i fundit t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përcjell Periskopi.

Për fat të keq, z.Zeka ka nxjerrë edhe të dhënat personale të këtyre personave, përfshirë datëlindjen dhe emrat e telefonit. Nëse është bërë pa miratimin e tyre, kjo gjë mund të përbëj shkelje ligjore.

Statusi i plotë: 

Shikoni kete dokument te nenshkruar nga Ministri Shendetesise Vitia?

Ne baze te ketij dokumenti, ama po te ishte minister i LDK/se, Kurti, jo qe e kish shkarkuar, por e kish qu edhe ne burg.

Nje Toger i Forcave te Sigurise te Kosoves, dhe tre pjesetar te Policise, jane liruar nga karantina, pa u bere testin per Covid-19. Arrsyetimi: Per aresye profesionale.

Ky regjim, nje pjesetar te forcave te sigurise, ose te policise, i vendos mbi deputetin…
Toger: Kujtim Gashi nga FSK
Ardian Miftari polic
Elmi Krasniqi, polic
Avdi Berisha, polic

Vitia: Është rrezik ta heqim këto ditë Prishtinën nga karantina

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte në Rubikon ka thënë se do të shqyrtohet  mundësia që Prishtina të dalë nga karantina këto ditë, transmeton Periskopi.

Megjithatë, ai e sheh si rrezik, pasi tani janë ngritur temepraturat dhe qytetarët mund të dalin edhe për festa të majit.

‘’Menjëherë pas publikimit të këtyre masave zbutëse, do të takohemi me kryetarin Shpend Ahmetin për heqjen e këtyre masave në kryeqytet. Edhe pse është një rrezik sepse koha është përmirësuar. Janë festat e majit’’, ka thënë ai.

‘’Do t’i flasim të gjitha hapur këto cështje dhe në maj sigurisht që do të hapet edhe Prishtina’’, shton ai./PERISKOPI/

 

Ahmeti: Ja kur mund të dalë Prishtina nga karantina

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte në Rubikon ka thënë se kryeqyteti mund të dalë nga karantina të premten apo të shtunën e kësaj jave, transmeton Periskopi.

‘’Prishtina mund të dalë nga karantina të premten apo të shtunën’’, ka thënë ai.

Sipas tij,  tash është koha të mendojmë e diskutojmë për fazën e rihapjes pas situatës me koronavirus, transmeton Periskopi.

Megjithatë ai thotë se s’ka vend për relaksim, pasiqë që masat e dorëzat do të na përcjellin edhe në 12 muajt  ardhshëm./PERISKOPI/

 

 

Ivanka Trump thyen karantinën, udhëton për një tubim familjar

Periskopi.com Lajme

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, theu karantinën dhe udhëtoi së bashku me familjen në një nga klubet e golfit të Presidentit, shkruajnë mediat e huaja.

Ivanka dhe bashkëshorti Jared Kushner, kaluan natën e parë të Pashkës, më 8 prill, në rezidencën “Trump National Golf Club Bedminster”, në New Jersey, së bashku me tre fëmijët e tyre.

Ndërkohë, New York Times, shkruan se ajo qëndroi në Bedminster për të kaluar një fundjavë të këndshme me familjen. Megjithatë vetëm pak ditë më parë, me anë të një postimi në rrjete sociale Ivanka inkurajoi qytetarët që të mbanin maska, duke shkruar: “Tashmë kemi hyrë në një javë të re, le të mbajmë veten dhe njëri-tjetrin e sigurtë duke ndjekur rekomandimet e CDC (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve). Gjithashtu duhet të vendosim maska kur dalim në ambiente publike për të minimizuar përhapjen e virusit”.

​Shqipëria në karantinë nga sot deri të hënën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga sot, konkretisht nga ora 13.00 dhe deri të hënën në orën ndalohet qarkullimi I automjeteve dhe personave në Shqipëri

“Njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, ka shkruar ai.

Përndryshe, deri tash në Shqipëri janë të prekur me COVID-19, 304 persona, prej tyre kanë vdekur 17 persona. Ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 në total është 89 persona.

Rusia shtyn të gjitha zgjedhjet për shkak të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë shtyrë të gjitha votimet lokale dhe kombëtare, që kanë qenë të parapara para datës 21 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të premten se të gjitha votimet do të mbahen pas 21 qershorit.

“Marrë parasysh situatën aktuale në vend dhe për shkak të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve, kemi konstatuar se është e nevojshme shtyrja e të gjitha zgjedhjeve dhe referendumeve deri në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i lejon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojë datën e votimeve të planifikuara.

Rreth 100 votime kanë qenë të parapara në Rusi deri më 21 qershor.

Votimi kombëtar për ndryshimet kushtetuese – që do të hapnin mundësinë e mbetjes së Putinit në pushtet edhe për 16 vjet të tjerë – ka qenë i paraparë për 22 prill.

Putin, herë si president, herë si kryeministër, e ka udhëhequr Rusinë për më shumë se 20 vjet, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Tentojnë ta kalojnë ilegalisht kufirin, tri femra dërgohen në karantinë

Periskopi.com Lajme

Njësiti policor gjatë patrullimit afër pikës kufitare “Vermicë”, ka hasur dhe ndaluar tri femra kosovare duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Shqipërisë për në Kosovë.

Sipas policisë, të dyshuarat janë hasur afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave.

Të dyshuarave i është bërë kontrolli mjekësor, me rekomandim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila kalon në procedurë të rregullt dhe të njëjtat pas procedurave janë dërguar në karantinë.

Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë

Periskopi.com Lajme

Për shkak të rasteve më të reja të infektimit të qytetarëve me koronavirus, shtabi i krizës në veri të Mitrovicës ka shpallur sot të karantinuar këtë qytet.

Burime të KosovaPress-it brenda këtij shtabi kanë bërë të ditur se ky vendim ka hyrë në fuqi nga sot në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në një kohë të pacaktuar.

“Kjo nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të hyjë dhe as të dalë nga kjo komunë, ndërsa përjashtim bëjnë rastet emergjente”, kanë thënë këto burime për KosovaPress.

Ndryshe, numri i të infektuarve me këtë virus në veri të Mitrovicës aktualisht është 11 persona, ndërsa gjatë ditës janë parë radhë të gjata të qytetarëve para qendrave mjekësore, për të bërë analizat rreth testit për koronavirus.

Protesta e dhunë te Konviktet në Prishtinë: Shkak mos-testimi dhe zgjatja e karantinës

Periskopi.com Lajme

Të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë revoltuar si shkak i neglizhencës nga institucionet e Kosovës dhe sonte kanë organizuar protestë ku ka ndodhur edhe një rrahje.

Burime të lajmi.net nga brenda karantinës në Qendrën e Studentëve bëjnë të ditur se deri tek protesta ka ardhur për shkak se të karantinuarit kanë mbushur nga dy javë (14) ditë në karantinë dhe nuk janë testuar, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve.

Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se disa personave të karantinuar në Qendrën e Studentve iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë njoftë 3 ditët e para të karantinimit.

Kjo, për arsye se Ministria e Shëndetësisë ka bërë gabime në organizimin e karantinës, duke iu dhënë ushqim të gjithëve në një hapësirë për përbashkët gjë e cila është kundër standardeve higjenike.

Lajmi.net është në pritje të përgjigjeve dhe sqarimeve nga Policia e Kosovës.

Viti, dalin nga karantina 17 mjekë e infermierë

Periskopi.com Lajme

17 mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, mbrëmë kanë dalë nga karantina, pasi kanë rezultuar negativë në testimet për koronavirus. Ata janë vetizoluar për 15 ditë, meqenëse kanë pasur kontakt me ambientin ku ishte trajtuar 77-vjeçari i infektuar me COVID-19.

Lajmin se kanë dalë nga karantina e ka konfirmuar Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka njoftuar se i gjithë personeli shëndetësor kanë rezultuar negative.

“Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë NEGATIV dhe sot dalin nga vetizolimi. Sapo na lajmeroi IKSHP në Prishtinë. Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH”, ka shkruar Kadolli.

Përfundon karantina për klubin më të prekur nga koronavirusi

Periskopi.com Sporti

Këtë fundjavë përfundon karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, klubit më të prekur nga COVID-19. Mediat në Spanjë raportojnë se asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po “gjunjëzon” botën.

Valencia është skuadra e futbollit më e prekur nga Covid-19, teksa burime të mediave spanjolle bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 25% të stafit, përfshi futbollistë, trajnerë dhe drejtues.

Natyrisht, sipas të gjithëve kjo ndodhi për shkak të vizitës në Itali, vendit më të prekur nga COVID-19 që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 9 mijë persona, derisa janë infektuar mbi 80 mijë.

Klubi spanjoll ishte në Lombardi në muajin shkurt për t’u përballur me Atalantën në Milano, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve, dhe u raportua se aty ndodhi përhapja e madhe e virusit, ashtu edhe për Atalantën.

Sipas mediave spanjolle, në klubin e Valencias janë prekur rreth 10 futbollistë dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.

Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, ndërsa asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po “gjunjëzon” botën.

Sido që të jetë, situata nuk është mirë ende në Spanjë, kështu që futbollistët, tani më pothuajse të shëruar, do të vazhdojnë të qëndrojnë të vet-izoluar.

Pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19.

AS raporton se deri më tani janë konfirmuar mbi 64 mijë raste pozitive, derisa nga ky virus kanë vdekur 4.932 persona. /Gazeta Express/

​Masat e reja shtrënguese, e gjithë Shqipëria në karantinë

Periskopi.com Lajme

Në orën 13:00 nis aplikimi i masave të reja shtrënguese që do të thotë ndalim total i të gjitha lëvizjeve si për mjetet ashtu dhe për këmbësorët.

Me urdhrin e djeshëm është vendosur që lëvizjet të jenë vetëm nga ora 05:00 – 13:00.

Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

Më pas nga ora 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë.

Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike.

Dje kryeministri u shpreh se nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthej më me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror.

Thirrjet për mirëkuptimin e tyre, vijon kryeministri, po mbarojnë!

“Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!”

 

​MPJD: Kushdo që hyn në Kosovë dërgohet 14 ditë në karantinë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë jashtë vendit.

“Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të karantinimit dhe në mënyrë që mos ta rrezikoni shëndetin tuaj, të familjes suaj dhe qytetarëve të tjerë, ju bëjmë thirrje që vetëm rastet, të cilat kanë urgjenca, të paraqiten në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për t’u përfshirë në listën e kthimit”, thuhet në njoftim.

Thirrja e plotë e MPJD-së:

Thirrje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës jashtë vendit

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe masave të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për ta luftuar atë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur që secili nga qytetarët tanë që futet në Republikën e Ko sovës, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo kufijve tokësor, do të dërgohet në karantinë për 14 ditë, në një vend të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të karantinimit dhe në mënyrë që mos ta rrezikoni shëndetin tuaj, të familjes suaj dhe qytetarëve të tjerë, ju bëjmë thirrje që vetëm rastet, të cilat kanë urgjenca, të paraqiten në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për t’u përfshirë në listën e kthimit.

Gjithashtu, thirrjen e njëjtë ua bëjmë të gjithë qytetarëve, të cilët synojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës nëpërmjet rrugëve tokësore.

Pandeminë COVID-19 nuk do të mund ta luftojmë nëse nuk kemi bashkëpunimin e gjithsecilit. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Personeli i ambulancës në Viti futet në karantinë, pritet testimi

Periskopi.com Lajme

11 mjek e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, përfshirë edhe doktoreshën, që nga dje janë izoluar në një prej dhomave të QKMF’së, meqenesë kanë qenë në kontakt me ambientin ku është trajtuar 77-vjeçari, i cili dje u konfirmua se është i infektuar me koronavirus.

Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli i ka thënë Express se gjendja e stafit është e mirë dhe se deri tani asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Kadolli thotë se kanë qëndruar në dhomë gjatë tërë natës dhe se ditëve në vijim do të iu bëhen edhe atyre testet. Thotë se sipas informative që ka marrë, deri tani nuk ka ndonjë rast tjetër të dyshuar me koronavirus.

“Gjendja e stafit mjekësor është e mirë. Nuk kemi lëvizur fare nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Tërë natën kemi ndejtë në një dhomë. Sapo fola me doktoreshën, s’ka asnjë rast të dyshuar, pra gjendja është e mirë. Edhe neve do të na bëhen testet, pavarësisht se ne s’kemi pas kontakt me pacientin në fjalë, por vetëm me ambientin. Asnjëri prej nesh s’ka shfaq simptoma. Është bë edhe dezinfektimi i krejt objektit”, ka thënë Kadolli.

Ndryshe, dje rreth orës 17:30, janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë,

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

‘Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë.

Spanjë: 1 mijë persona në karantinë pas një rasti me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Një mijë persona në një hotel në Tenerife janë vendosur në karantinë, pas konfirmimit të një rasti me koronavirus, raportoi televizioni spanjoll.

Sipas gazetaës “El Mundo”, policia po ruan hotelin në qytetin Adeje, që ndodhet në jugperëndim të ishujve Kanarie, derisa të testohen të gjithë.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se disa ditë më parë, një vizitor nga Lombardia, rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Burri, i cili ndodhej me pushime së bashku me bashkëshorten e tij, po mbahet i izoluar në spitalin “Nuestra Senora de Candelaria”.

Pacientit i është kryer një provë fillestare, ndërsa është në pritje të rezultateve të një të dyte.