Babai vret gabimisht vajzën

Periskopi.com Lajme

Një baba vrau padashje bijën e tij, në Karolinën e Jugut, kur ai e ngatërroi atë me një njeri të panjohur në shtëpi.

Fox Carolina raporton se Nadeja Pressley, 23 vjeçare, po vinte në shtëpinë e saj rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, transmeton Klan Kosova.

Babai i saj në atë moment hapi zjarr.

Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Fituesi i 1.5 miliardë dollarëve në lotari nuk është paraqitur për t’i marrë paratë, edhe kaq kohë i ka mbetur

Periskopi.com Lajme

Fituesit i çmimit prej 1.5 miliard dollarë në lotari ende nuk ka shkuar për ta tërhequr shpërblimin, raporton Periskopi.

Në fund të tetorit, bileta fituese ishte blerë në Simpsonville të Karolinës së Jugut, duke e bërë atë vendin e parë që fitoi lotarinë mega milionëshe.

Numrat e biletës fituese përputheshin me të gjithë gjashtë numrat e tërhequr (5-28-62-65-70 dhe Megaball 5).

Por e çuditshme është se si pronari i biletës ende nuk ka shkuar për ta tërhequr çmimin.

“Nuk kemi dëgjuar se fituesi nga Karolina e Jugut ka ardhur për ta tërhequr çmimin”, ka thënë një nga zëdhënëset e lotarisë.

Ligji i Karolinës së Jugut ua lejon fituesve të lotarive që të qëndrojnë anonim. Ndërsa, fituesi ka 180 ditë kohë që nga blerja e biletës për t’u paraqitur për ta tërhequr çmimin.

Një nga zyrtarët kryesor të Lotarisë e ka këshilluar fituesin të nënshkruajë pjesën e prapme të biletës së lotarisë, ta mbante atë në një vend të sigurt si dhe të kërkonte një këshilltar të besueshëm financiar.

Fituesi mund të zgjedh dy opsione. Të marrë një shumë të përafërt me vlerë rreth 878 milionë dollarësh, apo të marrë pensione për 30 vjet, vlera e të cilave do të arrinte në 1.5 miliard dollarë.

Fituesi kishte blerë biletën në një dyqan të Karolinës së Jugut, i cili kërkon një për qind të vlerës së biletës fituese për çdo çmim. Në këtë rast, pronari i dyqanit do të fitojë 50 mijë dollarë pasi shiti biletën fituese më të madhe ndonjëherë./PERISKOPI