Katari ‘harron’ pandeminë, lejon 20 mijë tifozë të grumbullohen në ndeshje futbolli

Periskopi.com Sporti

Katari po bën përgatitjet për kampionatin botëror të vitit 2022.

Gjatë këtij muaji do të bëhet inaugurimi i stadiumit Al Rayyan, në të cilin do të zhvillohen disa ndeshje të botërorit.

 

 

Në finale e Kupës Amir, autoritetet shtetërore ua kanë mundësuar 20 mijë tifozëve që të jenë pjesë e ndeshjes.

Megjithatë njerëzit për të hyrë në tribuna duhet të kenë me vete dokumentin që janë negativ me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Zyrtare: Ja kur nis dhe mbaron Botërori ‘Katar 2022’

Periskopi.com Sporti

Një vit e gjysmë dhe më pas do të zhvillohet Botërori i parë dimëror në histori (2022). Do të jetë Katari vendi pritës dhe sot nëpërmjet kanaleve zyrtare të manifestimit dhe turneut u komunikua edhe programi i kompeticionit.

Calendario Mondiali Qatar 2022.jpg

Gjithçka nis më 21 nëntor dhe do të luhen 4 ndeshje në ditë në fazën fillestare (ora 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00).

Finalja do të zhvillohet në 18 dhjetor në “Lusail Stadium”, që mund të presë 80 mijë tifozë.

Zyrtare: FIFA befason të gjithë, ja kur do të luhet Kupa e Botës 2022 (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Kupa e Botës e cila në vitin 2022 do të mbahet në Katar do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor

Për herë të parë në histori Kupa e Botës do të mbahet në prag të dimrit, shkruan Periskopi.

FIFA ka vendosur që Kupa e Botës që do të luhet në Katar pas katër viteve të fillojë më 21 nëntor dhe të përfundojë më 18 dhjetor.

Ky ndryshim vjen për shkak të klimës që mbizotëron në Katar gjatë verës ku temperaturat janë shumë të larta. /Periskopi/