Ish-drejtuesit po akuzohen e FIFA-s se morën ryshfet në këmbim të votave në favor të Katarit për të pritur Kupën e Botës 2022

Periskopi.com Sporti

Ish-drejtuesit e FIFA-s morën ryshfet në këmbim të votave në favor të Katarit për të pritur Kupën e Botës 2022.

Dy të akuzuarit janë, Nicolas Leoz, ish-presidenti i organit qeverisës të Amerikës së Jugut Conmebol, i cili vdiq vitin e kaluar në Paraguai në vendlindjene tij, dhe ish-supremoja e federatës së Brazilit, Ricardo Teixeira.

Ish nënkryetari i FIFA-s, Jack Ëarner i Trinidad dhe Tobago gjithashtu u pohua se paguhej 4 milion £ për ta mbështetur ofertën e Rusisë 2018 si dhe ish drejtuesit e gjigantit televiziv amerikan 21 Century Fox poashtu janë akuzuar në aktakuzë se kanë bërë pagesa për zyrtarët e futbollit të Amerikës së Jugut për të siguruar të drejtat e transmetimit.

Kanë kaluar gati 10 vjet që nga koha kur FIFA votoi në mënyrë të diskutueshme që Rusia dhe Katari të organizojnë ngjarjen sportive.

Përkundër viteve të dyshimta për mënyrën sesi ata fituan votën, Katari dhe Rusia gjithmonë kanë mohuar çdo keqbërje.

Por, FIFA tha se “do të vazhdojë të sigurojë bashkëpunim të plotë” dhe “po ndjek me vëmendje këto hetime”. /Periskopi.com/

FIFA merr kërkesë zyrtare në lidhje me kualifikueset e Kupës së Botës pas përhapjes së koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Këshillii CONMEBOL ka bërë me dije se i ka dërguar zyrtarisht kërkesë FIFA-s për shtyrjen e kualifikueseve të Katar 2022 në shtator të këtij viti.

Kjo sepse bota tashmë është në emergjencë për shkak të Koronavirusit dhe sidomos Kontinenti i Ri është edhe më i prekuri, pra Amerika.

Deri janë shtyrë shumë aktivitete këtë vit dhe vetëm Olimpiada Tokyo 2020 është duke rezistuar.

Shtyrja e Europianit 2020 në vitin 2021 ishte edhe vendimi i parë që u ndoq nga shtyrja e Botërorit të Klubeve dhe Kupës së Amerikës. /Periskopi.com/

Fillon raundi i ri i bisedimeve me talibanët në Katar

Periskopi.com Lajme

Një rund i ri i bisedimeve mes të dërguarit të veçantë amerikan, Zalmay Khalilzad, dhe përfaqësuesve të talibanëve ka nisur në Katar. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i talibanëve.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, njoftoi përmes rrjetit “Twitter” se në Doha të Katarit ka nisur rundi i shtatë i bisedimeve mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe negociatorëve talibanë.

Mujahid tha se bisedimet ishin planifikuar të fillonin në mëngjes, por një gjë e tillë ndodhi në mesditë në Doha, ku grupi militant e ka një zyrë përfaqësuese.

Bisedimet filluan në ditën e njëjtë kur militantët talibanë i vranë 26 militantë që ishin përkrahës të qeverisë afgane gjatë luftimeve në pjesën veriore të Afganistanit.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit në Kabul tha se ky sulm është shenjë se talibanët po synojnë të negociojnë nga një pozitë më e favorshme përmes tregimit të forcës.

Ekipi negociues i talibanëve po udhëhiqet nga Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili është bashkëthemelues i lëvizjes së tyre, bashkë me Mullah Mohammad Omarit, shkruan “Free Europe”.

Bibliotekë me 1 milion libra në Katar

Periskopi.com Lajme

Plot fëmijë rrëmojnë në raftet e saj ose ulen me libra në duar, në këmbët e shtyllave të mëdha, që mbështesin mega-strukturën e “Rem Koolhaas”, prej 45.000 metra katrorësh.

Në 6 muajt e parë të vitit, thonë drejtues të saj, çdo libër i seksionit të fëmijëve është huazuar, çka tregon se përpjekjet për të tërhequr dhe më të vegjlit, kanë dhënë fryt.

QNL-ja, e shitur si një bibliotekë “e zhurmshme”, përmban një auditor me 120 vende dhe një zonë eventesh në zemër të hapësirës, së mbushur me dritë natyrale, e cila të kujton një aeroport modern.

“Të gjithë librat që shihni në këtë vend mund të huazohen nga përdoruesit. Ndryshe nga shumë biblioteka kombëtare, ne kemi një funksion të bibliotekës publike që bashkërendohet me funksionin kombëtare dhe atë kërkimor”, është shprehur Stuart James Hamilton, zëvendës drejtori ekzekutiv i bibliotekës.

Me mbi një milion libra dhe 500,000 botime digjitale, biblioteka e ndodhur në Doha, është më e madhja në Lindjen e Mesme.

Megjithatë konkurrenca nuk mungon, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen t’ia kalojnë Katarit me bibliotekën më të re, në Dubai, “Mohammed Bin Rashid”, e cila kur te çelet, thuhet se do ti ofrojë plot 1.5 milion libra, publikut për lexim.

 

Në Katar ndërtohet stadiumi në formë vagine, aty luhen ndeshjet e Kupës së Botës

Periskopi.com Sporti

Një stadium futbolli në formë vagine është zbuluar në Katar para ngjarjes më të madhe të futbollit, Kupa e Botës që do të mbahet më 2022 – raporton Periskopi.

Stadiumi “Al Wakrah” është dizajnuar nga arkitektja Dame Zaha Hadid, derisa bëhet e ditur se aty do të luhen ndeshjet deri në çerekfinale.

Ky stadium është i pari që është kompletuar totalisht para fillimit të këtij turneu, ndërsa shquhet për teknologji inovative për të ulur poshtë temperaturat për tifozët.

Dame Zaha, e cila vdiq papritur nga një sulm në zemër më 2016, kishte thënë se inspirimin për këtë stadium e kishte marrë nga forma rrjedhëse e një varke arabe.

Anijet ishin përdorë mjaft shumë për peshkim në këtë rajon dhe arena ishte që të ketë një kulm që ngjason me ‘dhow’ siç njihet një lloj i anijes me një ose dy shtiza që përdorej në Oqeanin Indian.

Me t’u publikuar plani për ndërtimin e këtij stadium më 2013, menjëherë pati reagime se ai më shumë ngjason me organin gjenital të femrave.

Ndaj deklarimeve të tilla kishte reaguar edhe ideatorja e këtij stadiumi.

“Është vërtet e turpshme që po fliten gjëra të pakuptimta si kjo. Çfarë po duan të thonë ata? Çdo gjë që ka një vrimë në të është vaginë? Kjo është qesharake”, kishte thënë Dame Zaha.

Kjo arkitekte njihet edhe për arkitekturën e ndërtesave të tjera të mëdha si ‘Qendra Aquatics” në Olimpiadën e Londrës më 2012, Muzeu MAXXI në Itali dhe Shtëpia e Operës “Guangzhou” në Kinë.

Ajo kishte thënë tutje: “Nëse një djalë do ta kishte ideuar këtë projekt, sigurisht që nuk do të kishte kaq shumë kritika”.

Disa nga kritikët e përkrahen projektimin e këtij stadiumi në formë vagine, derisa kishte thënë se kjo mund të rezultonte si gjë e mirë për sportin.

“Pas të gjithave, pse të mos ketë 45 mijë njerëz brenda sistemit riprodhues të një gruaje. Të gjithë kanë qenë aty më parë”.

Kupa e Botës do të mbahet në Katar gjatë stinës së dimrit, në mënyrë që të shmangen temperaturat shumë të larta.

Stadiumi i Dame Zahes është 12 milje larg kryeqytetit Doha, ndërsa temperaturat aty brenda do të jenë 22 gradë celsius, për lojtarët dhe tifozët. /PERISKOPI

 

Brenda avionit luksoz të familjes mbretërore të Katarit

Periskopi.com Fun

Familja mbretërore e Katarit ka nxjerrë në shitje avionin Boeing 747-8, i cili për habi ka edhe 10 banjo.

Brenda tij mbizotëron ngjyra blu dhe e artë, e luksi nuk ka të munguar, transmeton tch.

Avioni mund të mbajë deri në 76 pasagjerë, pa përfshirë këtu 18 anëtarët e stafit.

Edhe Eto’o do të luajë në Katar

Periskopi.com Sporti

Shumë yje të futbollit zgjedhin Katarin kurrë janë në përfundim të karrierës së tyre.

Samuel Eto’o i ka dhënë lamtumirën Evropës dhe do të vijojë karrierën e tij në shtetin organizator të Kampionatit Botëror të 2022, Katar.

Sulmuesi kamerunas ka nënshkruar me Qatar Sports Club dhe do të luajë në të njëjtin ligë me dy nga ish shokët e tij të skuadrës, Xavi dhe Wesley Sneijder.

Eto’o ka një karrierë të pasur si sulmues, teksa është shpallur dy herë kampion Evrope, fillimisht me Barcelonën dhe më pas me Interin, ndërsa vitet e fundit është aktivizuar në kampionatin turk.

Transmetojnë paligjshmërisht një lojë të Premierligës angleze, burgoset babai dhe djali

Periskopi.com Sporti

Një gjykatë suedeze ka burgosur një baba dhe djalin e tij pasi kanë transmetuar një lojë të Premierligës angleze në mënyrë të paligjshme. Ata do të paguajnë edhe një gjobë prej 210 milionë krunave suedeze (24 milionë dollarë).

Rrjeti i avancuar televiziv me bazë në Suedi (ATN) u urdhërua të paguante 94, 8 milionë krunave dëmit që iu ka bërë beIN Sports të Katarit dhe 14.6 milionë kruna grupit shqiptar televiziv DigitAlb, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Themeluesi i ATN Hamid al-Hamid, 58-vjeçar do të dënohet me dy vjet e gjysmë burg, ndërsa djali i tij Ahmed me një vit.

ATN, në të cilën e deklaroi bankrotimin në shtator të vitit 2016, argumentoi se përmbajtjen e kishte shpërndarë në pajtim me pronarët./Periskopi/