Shqiptari hyn për të vjedhur, por bie nga kati i tretë i ndërtesës

Periskopi.com Lajme

Një shqiptar i cili kishte hyrë për të vjedhur, është rrëzuar nga kati i tretë i ndërtesës.

Gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë, ndërsa bëhet fjalë për një 23-vjeçar shqiptar me iniciale R.M.

Ai u rrëzua nga ballkoni, teksa po largohej bashkë me një shokun e tij, pas një tentative vjedhje në një pallat në komunën e Loano, në Itali.

I riu u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se dy hajdutët ishin ngjitur nëpërmjet tubit të kullimit në katin e tretë të pallatit, ku hynë në një banesë, ku u mbyllën brenda duke nisur të kërkonin për para dhe sende me vlerë.

Por ata u zunë në befasi teksa u kthye i zoti i shtëpisë, ku në tentativë për tu larguar i riu shqiptar u rrëzua nga ballkoni.

Sakaq hajduti tjetër arriti të largohej, duke e lënë shokun të gjakosur përtokë.