Jep dorëheqje kongresmenja pas akuzave për afera dashurie

Periskopi.com Lajme

Deputetja Katie Hill, ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Kongresi Amerikan, pas akuzave se ajo kishte një lidhje dashurie me një asistent të Capitol Hill.

Demokratja nga Kalifornia, e cila ka mohuar pretendimet, tha se ajo po tërhiqej me një “zemër të thyer”.

“Unë besoj se është gjëja më e mirë për zgjedhësit e mi, komunitetin tim dhe vendin tonë”, shkroi ajo në Twitter.

Dorëheqja erdhi disa ditë pasi ajo u vu nën hetim nga Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve.