Totaj i PDK’së: Unë nuk jam kundër katundarëve

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ndaj siç i ka quajtur ai – thashetheme të kohëve të fundit se kinse ai është kundër vlerave të luftës dhe kundër katundarëve, raporton Periskopi.

Totaj ka shkruar se këto janë vetëm spekulime nga persona siç i quan ai të dështuar, për të cilët thotë se pas keqpërdorimeve të posteve në pushtetin lokal e partiak, kanë njollosur tërësinë e vlerave që përfaqëson PDK’ja.

Sipas tij, PDK’ja vazhdon të mbetet vlerë kombëtare, ndërsa personat e tillë vinë e shkojnë.

Lexoni të plotë publikimin e tij, të cilin Periskopi e publikon të plotë pa ndërhyrje:

Te nderuar anetare dhe simpatizant te PDK

Personalitete te veqanta ne rethana te jashtezakonshme jane angazhuar se pari ne pune ilegale, pastaj me vone edhe ne lufte duke formuar UCK-ne qe eshte krenaria e historise me te re kombetare

Ne kete menyre ne bashkepunim me aleatet tane Euro Atlantik dhe NATO e kane bere te mundur te fitohet liria

Duke kultivuar vlerat e luftes personalitete te njejte permes themelimit te PDK me kontribut te veqante ne te gjitha fazat, per cka meritojne respekt, kane mundesuar fillimishte krijimin e pastaj ndertimin e shtetesis se Kosoves

Tani jemi ne fazen e konsolidimit e shtetesise dhe ne kete faze PDK permes mobilizimit te potencialit intern ekzistues jo te vogel, perfshire ketu profile te ndryshme si ish luftetaret, profesioniste dhe entuziaste, e perforcuar me anetare te rinje, profesioniste te fushave te ndryshme, njerez me integritet te cilet po i bashkohen PDK-se, permes nje procesi te mbrendshem demokratik ne kuader te dekades se re me arsye pritet te dale me e forte dhe e gatshme per tu ballafaquar me sfidat e konsolidimit te shtetesise qe na presin

PDK ka treguar se eshte e afte per tu transformuar qe te mund ti adresoj sfidat e kohes, prandaj jam optimist se Dekada e Re do te sjelle kualitet te ri, vlere te shtuar qe krahas vlerave ekzistuese do te pasuroj strukturen partiake

Te nderuar !

Diteve te fundit ndegjohen thashe e theme se une kinse jam kunder vlerave te luftes, kunder fshatareve etj…

Nga cfaredo drejtimi qe te vijne, kushdo qofshin ata qe i lancojne, jane vetem spekulime nga persona te deshtuar te cilet pas keqperdorimeve te posteve ne pushtet lokal dhe partiak, duke rene ne konflikt me ligjin kan njollosur teresine e vlerave qe perfaqeson PDK duke filluar nga por jo vetem vlerat e luftes clirimtare, dhe kane demtuar interesin public ne qytetin e Prizrenit e me gjere

Jane perpjekjet e fundit te tyre qe duke tentuar te ruajne Status Quo-ne, te ruajne ndikimin e tyre destruktiv e te pengojne zhvillimin dhe kualitetin e ri qe permes reformave nen ombrellen e vet Dekada e Re veq ka filluar ti realizoj

Individe te ndryshem vijne e shkojne, por PDK mbetet vlere kombetare, dhe si e tille nuk do te mbetet peng e askujt