KE propozon 3 miliardë euro ndihmë financiare për vendet fqinje, përfshihet edhe Kosova

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka treguar se është propozuar një ndihmë mikro-financiare nga institucioni që ajo drejton për të gjitha vendet fqinje të BE’së në një kohë kur është përhapur pandemia e Covid-19.

‘’Komisioni Europian propozon 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për Shqipërinë, B&H, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Ukrainën për të zbutur ndikimin e #koronavirus. BE qëndron pranë fqinjëve tanë ballkanikë dhe të tjerëve’’, sa thënë ajo.

Këto do ishin ndhma shtesë për këto vende pas valës së parë të ndihmave financiare muajin që shkoi.

 

700 britanikë do të punojnë për KE’në pas Brexit’it

Periskopi.com Lajme

Rreth 700 britanikë do të vazhdojnë të punojnë për Komisionin Evropian pas Brexit-it, pavarësisht një rregulli që thotë se zyrtarët e institucionit të Brukselit duhet të jenë shtetas të BE-së.

Një zëdhënës i komisionit deklaroi sot, se shtetasit britanikë që punojnë tashmë për Komisionin Evropian do të ndërpresin detyrat e tyre vetëm në rast konflikti interesi, ose detyrimi ndërkombëtar.

Numri i zyrtarëve britanikë të BE-së është zbehur dukshëm që nga njoftimi i tërheqjes së vendit më 27 mars 2017./ATSH/

KE dhe Kosova me marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit

Periskopi.com Lajme

Komisionari për Migracion i Komisionit Evropian Dimitris Avramopoulos nënshkroi një marrëveshje me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për Antiterrorizmin për Ballkanin Perëndimor.

Aranzhimi identifikon veprime prioritare konkrete, të cilat autoritetet kosovare duhet të ndërmarrin gjatë vitit 2019 dhe 2020, dhe mbulon të pesë objektivat e Planit të Veprimit të Përbashkët (PDF), i miratuar nga BE dhe partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor në tetor 2018.

Aksionet prioritare të nënshkruara sot përfshijnë:

Përqendrimi në adresimin e sfidave të paraqitura nga kthimi i luftëtarëve që kanë marrë pjesë në vende tjera dhe anëtarëve të familjes së tyre. Kjo përfshin hetimin sistematik dhe ndjekjen penale të veprave kriminale të bëra nga ata, programe të rehabilitimit dhe riintegrimit brenda dhe jashtë burgjeve, shkëmbimi i informacionit në dispozicion për luftëtarët që kanë marrë pjesë në vende të huaja që kthehen në Kosovë me shtetet anëtare të BE-së.

Mbështetja e masave strukturore, të tilla si një koordinator për kundërterrorizmin dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm, një strukturë e përmirësuar në analizën e vlerësimit të kërcënimit të Kosovës dhe vendosja e një mekanizmi koordinimi për projektet e reja lokale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Përqendrimi në pastrimin e parave dhe luftimi i financimit të terrorizmit, duke përfshirë korrigjimin e mangësive në kornizën aktuale rregullatore, një vlerësim gjithëpërfshirës të rrezikut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe masa për të inkurajuar hetimin dhe ndjekjen penale të aspekteve të financimit të çështjeve të terrorizmit.

Autoritetet e Kosovës synojnë t’i raportojnë dy vjetëve KE-së për gjendjen e zbatimit, përfshirë sa i përket çdo vështirësie me të cilën mund të përballen. Marrëveshja tregon gjithashtu mbështetjen e parashikuar të KE-së në këtë drejtim, thuhet në komunikatën për media të Komisionit Evropian.

Christopher Hill: Shqipëria progres të jashtëzakonshëm, zhgënjyes vendimi i KE

Periskopi.com Lajme

 

Ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill deklaroi sot gjatë samitit të Paqes për Evropën Juglindore që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë se nuk do të ketë vërtetë Evropë të lirë pa bashkimin e Ballkanit Perëndimor.

Diplomati amerikan, cili po qëndron në Tiranë për Samitin e paqes të Evropës Juglindore tha se mos hapja e negociatave është një zhgënjim, por që nuk duhet ndërprerë puna për realizimin e reformave.

“Ballkani po përpiqet të jetë pjesë e një diçkaje më të mirë që është Evropa e bashkuar, një Evropë që është e plotë, e lirë, e begatë, Unë e di që dhe të tërë këtu e dimë, zhgënjimin e kohëve të fundit që në një farë mënyrë do të kemi shtyrje të negociatave me BE-në. Unë personalisht, kam punuar në këtë rajon për shumë vite dhe e ndjej edhe vetë këtë zhgënjim dhe mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se rruga për të ecur përpara është e hapur dhe vazhdon të jetë e kalueshme. Por, gjithsesi, do të ketë probleme, do të ketë kthesa dhe vështirësi përpara. Çështja problematike nuk është kremtimi i sfidave por më tepër kuptimi i faktit që detyra jonë është që të tejkalojnë sfidat dhe të mos mbesim në vend e numëro. Jam shumë i bindur që ky udhëtim të cilët popujt e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur është një rrugëtim që i ka ndihmuar këto popuj në ko hë të vështira derisa objektivat e tyre të realizohen. Nuk kam farë dyshim që nuk do të ketë vërtetë Evropë të lirë pa bashkimin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Më tej, Hill shtoi se “mendoj se popujt e këtij rajoni duhet të sillen njësoj sikurse ky udhëtim i Bashkimit Evropian të ketë përfunduar. Mos filloni të zbatoni parimet e Bashkimit Evropian kur të anëtarësoheni. Filloni me këto standarde që tani, kjo është një mendësi që ka funksionuar edhe me NATO, në rastin e Shqipërisë që në vitin 1991, nëse do të kisha qëndruar para një audience do të thoja që është shumë shpejt të jeni anëtare të NATO-s, nuk besoj se do të më kishin besuar shumë prej pjesëtarëve të audiencës. Por, ja shikoni përparimin e jashtëzakonshëm sesi ia ka dalë Shqipëria dhe sesi ja ka dalë Maqedonia e Veriut dhe përgjigja është që kanë themeluar reforma qoftë në ushtri, qoftë në ndryshimin e mendësisë së ushtarakëve në mënyrë që të ketë bashkëpunim mes vendeve anëtarë të NATO-s, këto shtete anëtare të NATO që përpara se të ishin konfirmuar si shtete të NATO-s kanë nisur parimet. Mendoj se kjo është diçka shumë e qartë dhe kjo ecuri nuk duhet të ngadalësohet prej asnjë përtej sfidave që ndodhen përpara”./ATSH/

KE konfirmon: Kroacia e gatshme për Shengen

Periskopi.com Lajme

Komisioni Evropian vlerësoi sot se Kroacia përmbush kriteret e nevojshme për hyrjen në zonën Shengen dhe i bëri thirrje Këshillit të BE që të përfshijë Kroacinë në një zonë pa kontrolle të brendshme kufitare.

“Komisioni Evropian konsideron, bazuar në rezultatet e procesit të vlerësimit të Shengenit të filluar në vitin 2016, se Kroacia ka marrë masat e nevojshme për të siguruar kushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të rregullave të Shengenit dhe se standardet janë përmbushur,” njoftoi Komisioni në një deklaratë.

Komisioni shton se Kroacia “do të duhet të vazhdojë të zbatojë të gjitha aktivitetet aktuale, veçanërisht menaxhimin e kufijve të jashtëm, për të siguruar që këto kushte të vazhdojnë të përmbushen”.

“Komisioni gjithashtu konfirmon sot se Kroacia vazhdon të përmbushë angazhimet e rregullave të Shengenit që ka bërë gjatë negociatave të pranimit,” thuhet në deklaratë.

Vlerësime të rregullta kryhen në shtetet anëtare të zonës Shengen për të verifikuar nëse ato zbatojnë rregullat e Shengen.

Vlerësimi i Komisionit për gatishmërinë teknike për të hyrë në Shengen nuk është i mjaftueshëm, por është parakusht që shtetet anëtare të marrin një vendim politik për pranimin në zonën Shengen, transmetojnë mediat kroate.

Bullgaria dhe Rumania janë vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian që nga 2011, por ende nuk janë pjesë e zonës Shengen, pasi nuk ka marrëveshje nga të gjitha shtetet anëtare.

Vetë hyrja në Shengen, ose kur do të merret vendimi politik, është e vështirë të parashikohet për disa arsye: e para është që për disa vite BE-ja është përpjekur të bie dakord për një reformë të sistemit të Dublinit, i cili është një çështje solidariteti brenda BE-së për migracionin dhe ajo që ende mungon konsensusi.

E dyta është se sistemi Shengen do të duhet të forcohet dhe i treti është se përpara Kroacisë në dhomën e pritjes për Shengen ndodhen Bullgaria dhe Rumania.

Për më tepër, Sllovenia pak a shumë njofton hapur se do të bllokojë hyrjen e Kroacisë, duke e lidhur çështjen me çështjen e pazgjidhur të kufijve.

Zona e Shengenit aktualisht është e përbërë nga 26 vende evropiane (22 prej të cilave janë shtete anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Gjermania, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Spanja dhe Suedia).

Katër vende jo-BE janë gjithashtu pjesë e Shengenit: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Aktualisht ekzistojnë gjashtë shtete anëtare të BE-së jashtë Shengenit. Mbretëria e Bashkuar kurrë nuk donte të ishte anëtare e zonës, dhe për pasojë Republika e Irlandës duhej të qëndronte jashtë, përndryshe do të duhej të impononte kontrolle kufitare me Irlandën Veriore, e cila është në kundërshtim me traktatin e paqes të vitit 1998.

Qipro, një qeveri e njohur ndërkombëtarisht, nuk kontrollon të gjithë territorin, në veri të ishullit është Republika Turke e vetëshpallur e Qipros Veriore, e njohur vetëm nga Turqia.

Bullgaria dhe Rumania janë ftuar nga Komisioni Evropian që nga 2011, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje politike për t’i marrë ato. E gjashta është Kroacia, e cila sapo ka marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian.

Historia e një zone pa kontroll të kufijve të brendshëm filloi më 14 qershor 1985, kur pesë shtete anëtare: Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda nënshkruan një marrëveshje pranë Shengenit, një qytet i vogël në Luksemburg.

Sidoqoftë, zbatimi i marrëveshjes filloi vetëm në mars 1995, kur kontrollet kufitare midis vendeve nënshkruese u shfuqizuan.

Djankov: KE’ja ta ketë prioritet integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit

Periskopi.com Lajme

Përbërja e radhës e Komisionit Evropian duhet të ketë prioritet politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë Simeon Djankov, drejtor i Raportit të zhvillimit botëror (World Development Report 2019).

Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ish-zëvendëskryeministri, njëherësh ish-ministri i Financave të Bullgarisë (2009-2013), Djankov ka folur për hapat që duhet të ndërmarrë Komisioni i ri Evropian që pritet të dalë nga zgjedhjet që janë mbajtur të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prioritet i dytë, sipas tij, duhet të jetë kohezioni social i vendeve të rajonit, saktësisht përkrahja e njerëzve për aftësim dhe integrim. Djankov, i cili është themelues i raportit Doing Busness, ka folur edhe për renditjen e Kosovës në këtë raport, por edhe për arsyet pse Kosova nuk po arrin të tërheqë investime të huaja.

Ka thënë se Kosova është një treg i vogël dhe se nuk ka infrastrukturë të mirë për të eksportuar por, sipas tij, Qeveria do të duhej që të fokusohej në tejkalimin e kufizimit të tregut të vogël duke zhvilluar shërbime elektronike, pra jo vetëm mallra, por edhe shërbime si ato të udhëtimit, shërbimet financiare, shërbimet e kontabilitetit, ku nevojiten njerëz të zgjuar, të cilët nëpërmjet kompjuterëve eksportojnë këto shërbime jashtë vendit.

 

​Rama: KE-ja ishte e qartë, ne i bëmë detyrat e shtëpisë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Komisioni Evropian në Tiranë, pas një pune të rëndësishme, dha shenjën pozitive për hapje të negociatave, e kjo do të thotë se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë.

Duke folur në “Javën e Evropës”, Rama theksoi “BE=ja ka një rol të rëndësishëm në forcimin e rolit të shtetit. Rruga për të shkuar në BE është shumë më e rëndësishme se mbërritja. Kjo sepse sa më shumë hapa bëjmë për në BE, aq më shumë e forcojmë shtetin ligjor. Ne në Tiranë nuk punojmë vetëm për atë që na thotë Berlini a Brukseli dhe Parisi, por punojmë për një Shqipëri më të mirë nesër, për t’iu lënë fëmijëve tanë një vend sa më të begatë. Sa i përket negociatave, Komisioni Evropian në Tiranë pas një pune të gjatë dhe të saktë për realitetin këtu, duke dokumentuar situatën me racionalitet, u shpreh pro rekomandimit për hapje të negociatave me Shqipërinë”, tha Rama.

“Dhe kur KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, kjo do të thotë as më pak e as më shumë se ne kemi bërë detyrat e shtëpisë”, shtoi kryeministri.

Komisioni Evropian kritikon kompaninë Google

Periskopi.com Tech & Auto

Komisioni Evropian ka kritikuar kompaninë Google, për atë që e quajti, mungesë të veprimit për të luftuar dezinformimin, përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Parlamentin Evropian në muajin maj.

Në një letër dërguar kompanisë Google, që është nënshkruar nga katër komisioner evropianë, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se kualiteti i informatave të ofruar ndaj Komisionit Evropian “qartazi tregon se ka pasur nevojë urgjente për veprime të mëtejme”.

Në tetorin e viti të kaluar, Google, por edhe Twitter dhe Facebook, nënshkruan një Kodin e Veprimeve – një sërë rregullash të vendosura nga Brukseli për të luftuar dezinformimin online para zgjedhjeve të 23-26 majit, pas raportimeve të shumta për ndërhyrje para dhe gjatë zgjedhjeve nacionale të shteteve anëtare të BE-së dhe gjetkë.

Tri kompanitë i kanë ofruar Komisionit Evropian raportime mujore, lidhur me vendosjen e reklamave politike, me qëllim “të forcimit të integritetit të shërbimeve, përfshirë edhe mbylljen e llogarive të rreme”.

Në letrën e komisionarëve drejtuar shefit ekzekutiv të Google, Sundar Pichar, pas dy raportimeve, komisionerët thanë se “raportet e fundit të Google kanë ofruar pak informacione lidhur me rezultatet e arritura, përmes zbatimit të masave të rëndësishme”.

Në letër po ashtu thuhet se kompania nuk “ka ofruar informacione mbi veprime konkrete për të identifikuar aktivitetet e dëmshme dhe mbylljen e llogarive të rreme”. Po ashtu aty Google është kritikuar se nuk ka dhënë informacione të plota mbi aspektet e rëndësishme të zbatimit të masave.

Letra, e nënshkruar nga Komisioneri për Siguri, Julian King, Komisionerja për Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel, Komisionieri për Digjitalizim, Andrus Aspin dhe Komisionerja për Drejtësi Vera Jourova, fton kompaninë Google për bisedime në Bruksel më 19 mars, “ku do të bisedohet se si mund të përmirësohet raportimi dhe për të ofruar informacione të reja mbi hapat konkrete që duhet të ndërmerren, me qëllim të mbështetjes së shteteve anëtare mbi monitorimin dhe forcimin e ligjeve zgjedhore”.

 

Kocijançiq: KE dhe Serbia kanë pikëpamje shumë të ndryshme për ndërprerjen e dialogut

Periskopi.com Lajme

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar në nivel teknik dhe ekspertësh, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka thënë se qëllimi është që të caktohet takimi i radhës i nivelit të lartë mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se Beogradi dhe Komisioni Evropian kanë pikëpamje të ndryshme ndaj dialogut. Beogradi dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë mendojnë se ai u ndërpre për shkak të konfliktit mes liderëve të Kosovës dhe qëllimit të kësaj të fundit për të formuar ushtrinë, transmeton Koha.net.

“Vlerësimet tona për gjendjen e dialogut janë dukshëm të ndryshme”, tha Kocijançiç, duke mos u thelluar më tej.

Kjo ishte përgjigja e saj ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se “Serbia është në një pozicion shumë të rëndë” për shkak të qëllimeve të Kosovës për të formuar ushtrinë

 

Ministria e Brendshme deklarohet për raportin e KE’së për vizat

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme e ka përshëndetur lajmin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Tashmë pritet që propozimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave të miratohet së shpejti nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian.

Ata kanë falënderuar edhe zyrtarët e MPB-së dhe agjencive të saj për angazhimin e tyre në përmbushjen e 70 prej 95 kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave që kanë qenë përgjegjësi e kësaj ministrie.

Bashkëpunimi me institucionet tjera të Qeverisë së Kosovës, partnerët ndërkombëtarë dhe me qytetarët  gjatë këtij  procesi, ka luajtur rol kyç dhe do kjo do të vazhdojë edhe më tej me qëllim të përfundimit me sukses të këtij procesi jetik për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme do të mbetet e përkushtuar në menaxhimin efikas të procesit pas liberalizimit të vizave dhe siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të njoftohen me kohë rreth të gjitha të drejtave dhe obligimeve që dalin nga lëvizja e lirë në zonën Schengen.

 

 

 

Veseli: Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendi të Kadri Veseli ka konfirmuar rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Ai këtë lajm e ka quajtur të mrekullueshëm, duke vënë në theks përparimin dhe angazhimin e qeverisë.

Shkrimi i Veselit pa ndërhyrje:

Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën europiane duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime!

Thaçi: Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në konferencë së bashku me komisionerin e Komisionit Evropian, Dimitri Avramopolus, duke thënë se vendimi i sotëm  i KE-së për rekomandimin pozitiv për vizat është një lajm që ishte pritur me dekada nga kosovarët, shkruan Periskopi.

Sipas Thaçit në këtë process është fituese Kosova dhe Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se konfirmimi i KE-së, se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave është falë punës së madhe që është bërë nga institucionet Kosovare, dhe nuk është një dhuratë.

Fjala e Thaçit:

Dëshiroj që në merin tim dhe në emër të Kosovës të shpreh kënsaqësinë për mikërpritjen

Jam shumë i lumtur të jemi së bashku për këtë vendim të madh për Kosovën.

Vendimi i sotëm i KE-së, për të treguar se Kosova ka përmbushur kriteret është një nga lajmet më të mira për qytetarët e Kosovës që kanë pritur ndër dekada.

Ju shpreh falendërimet për gjithë mbështetjen në ecjen tonë për kilometrat e fundit,

Por mund të theksojë se kilometrat e fundit kanë qenë shumë të gjatë.

Por jam i lutmur që kemi arritur cakun, dhe jam i bindur se shumë shpejt do të vijë momenti kur qytetarët do të lëvizin pa viza deri në fundin e këtij viti.

Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropian.

Sot është fituese Kosovë, dhe Bashkimi Evropian.

Lajmi i sotëm përmbyll një cikël shumë të rëndësishëm.

Dhe sot me plot kuptimin e fjalës kemi pajtim të plotë me partnerët tanë dhe Komisionin Evropian.

Kjo nuk ka qenë një dhuratë, por një mirënjohje për punën tonë që kemi bërë së bashku.

Falendërojë të gjithë spektrin politik në Kosovë dhe opozitën dhe qeveritë e kaluara, dhe të gjitha institucionet për kontributin e vazhdueshëm në këtë process.

Vetëm të bashkuar kemi arritur këtë objektiv, dhe të bashkuar do të arrijmë edhe objektivat e tjra.

Liberalizimi i vizave do tëmundësojë lirinë e levizjes për qytetarët e Kosovës, por gjithashtu edhe për lëvizjen e mallrave

Vendimi i sotëm do të jetë shtyrës për punën tonë, dhe në shtyrjen e reformave të shumta.

Kosova është partner i BE-së në adresimin e të gjitha sfidave të përbashkëta, dhe të gjitha sfidat ku kemi interes të përbashkët.

Jemi të gatshëm që të merren vendime të shpejta, që të përfundojë izolimi i stërzgjatur i qytetarëve të Kosovës, si i vemti vend në Ballkan.

Institucionet e pavarura të Kosovës do të vazhdojnë punën që të kemi sa më shumë argumente në përblljen me shtete anëtare./Periskopi/

Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për vizat

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane. “Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjës së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane!
Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata europianë.
Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së.
Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza.
Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.

 

Ministrja Hoxha optimiste: Rekomandimi për vizat do të jetë pozitiv

Periskopi.com Lajme

Ministria e Integrimit Evropian po insiston se nuk pritet të ketë shtyrje të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për kosovarët.Këtë e ka bërë të ditur ministria e drejtuar nga Dhurata Hoxha.

“Nuk pritet shtyrje të rekomandimit, edhe pse, ne kemi pasur të gjitha njoftimet zyrtare dhe jozyrtare se rekomandimi do të jepet në fund të qershorit. Nga zyrtarët në Bruksel, jemi informuar se rekomandimi do të vije para pushimeve të verës”, thuhet në përgjigjen e MIE-së për kallxo.com

Ndërkohë Artan Murati nga KDI-ja sot ka njoftuar se Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian e ka hequr nga rendi i ditës votimin e raportit vlerësues lidhur me përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave për Kosovën.

Sipas Muratit, kjo gjë ka ndodhur, pasi Komisioni Evropian ka vonuar publikimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave, edhe pse ky raport ka qenë i paraparë të publikohet në fund të muajit qershor.

Në anën tjetër, dikasteri i drejtuar nga ministrja Hoxha thotë se janë në pritje të vendimit të Komisionit Evropian.

“Tanimë kjo është një çështje që është në duart e institucioneve të BE-së. Institucionet tona kanë punuar në plotësimin e kritereve, dhe tani presim që të ketë një vendim para pushimeve të verës”, thuhet ndër të tjerash në përgjigje.

Ministrja Hoxha pret që të vlerësohet siç thotë ajo, puna e bërë për kriteret e vendosura nga KE-ja.

“Nuk presim shtyrje të rekomandimit, nuk ka arsye të shtyhet vendimi për rekomandim. Unë pres që puna e bërë që nga pranimi i udhërrëfyesit prej 95 kriteresh, të vlerësohet në mënyrë të drejtë dhe pa vonesa dhe që rekomandimi të reflektojë punën e madhe që është bërë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ministria thekson se do të ndërmarrin të gjitha veprimet në koordinim me Brukselin që liberalizimi të ndodhë me sukses.

“Komisioneri Hahn gjithashtu dje deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh shumë shpejt, prandaj mbesim optimist se qytetarët tonë do të lëvizin të lirë”, deklarohet MIE-ja.

Nga tërë kjo situatë e krijuar, Artan Murati nga KDI-ja, vlerëson se është e pasigurtë nëse këtë vit mund të hiqen vizat.

“Pra, tani Kosova gjindet në një situatë që edhe nëse marrim një raport pozitiv nga Komisioni Evropian, megjithatë nuk është e sigurt se vizat mund të hiqen këtë vit, për shkak të procedurave vendimmarrëse në BE”, ka shkruar ai në Facebook.

Rekomandimi i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën është pritur të publikohet në ditët e fundit të qershorit apo ditët e para të korrikut.

Përveç ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, proces ky i mbyllur më 21 mars të këtij viti, luftimi i krimit dhe korrupsionit është kriteri tjetër i vendosur nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndryshe, sipas koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, nuk mund largohet rekomandimi për vizat pasi që nuk është publikuar ky rekomandim.

“Komisioni Evropian nuk ka publiku ndonjë raport sa i përket vlerësimit për liberalizim, për rrjedhojë unë nuk e di se qysh mundet me u largu një raport që nuk ekziston. Ne si Qeveri i kemi përmbushur të gjitha kriteret, presim një vlerësim pozitiv për Kosovën dhe presim një aprovim të Parlamentit Europian për raportin e komisionit europian”, tha Tahiri. /kallxo.com

 

Tahiri: Raporti për vizat do të jetë pozitiv

Periskopi.com Lajme

Besnik Tahiri, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, ka vlerësuar se përmes publikimit të Raportit të Qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi, po vendoset një kulturë e re e raportimit.

“Ky raport është dorëzuar nga kryeministri. Është raport i cili paraqet detajisht sukseset, sfidat dhe vështirësitë në procesin e dialogut. Është kulturë e re e raportimit”.

Tahiri ka shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

“Dialogu nuk ka alternativë dhe çdo alternativë tjetër e dobëson Kosovën. Megjithatë, dialogu “sa për sy e faqe”, pa u zbatuar marrëveshjet është degradim. Deri më tani nuk ka pasur produkt, marrëveshjet nuk janë duke u zbatuar dhe Brukseli nuk ia ka dalë të bëj presion”.

Në lidhje me liberalizimin e vizave Tahiri është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në fund të këtij viti.

“Rekomandimi i Komisionit Evropian, do të jetë pozitiv, sepse i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim”

“Unë besoj që gjatë këtij viti do të ndodhe liberalizimi, megjithatë nuk mund të premtojë. Ne punën e kemi kryer, rekomandimi do të jetë pozitiv dhe do të vazhdojmë lobimin”.

Ministrja Hoxha: Jemi në pritje të rekomandimit pozitiv për vizat

Periskopi.com Lajme

 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave.

“Kosova ka pasur udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave që nga viti 2012 dhe kemi pasur 95 kritere, më shumë se të gjitha vendet e rajonit. Institucionet tona kanë treguar përkushtim dhe konsideroj se me ratifikimin e demarkacionit kemi përmbushur kushtet e dhëna. Po ashtu, kemi progres në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë e cila do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se Kosova e meriton një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Tani jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit Evropian i cili pres të jetë pozitiv duke marrë parasysh punën që kemi bërë dhe përmbushjen e kushteve të kërkuara. Pas rekomandimit pozitiv duhet të bëhet miratimi në PE dhe jam duke punuar intensivisht për ta marrë përkrahjen e të gjitha shteteve. Në funksion të kësaj ishte edhe vizita ime në Bruksel, ku takova sekretarin e shtetit për Migracion si dhe disa eurodeputetë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë dhe duhet ta kenë. Ne politikanët jemi në shërbim të qytetarëve dhe besoj se me punën dhe angazhimin e përbashkët dotëarrijmëprogresnërrugën drejt integrimit”, është shprehur ministrja Hoxha.

 

BE: Ka akoma punë në përmbushjen e kriterit të fundit për viza

Periskopi.com Lajme

 

Komisioni Evropian javën e ardhshme pritet të publikoj raportin vlerësues për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Se a do t’i jepet drita e gjelbër lëvizjes së lirë të qytetarëve, varët nga ky raport që do të tregoj nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Zyrtarë nga Komisioni Evropian janë shprehur se vlerësimi për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është ende duke vazhduar.

“Në vitin 2016, Komisioni paraqiti propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përforcuar të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova me 21 mars ka ratifikuar Marrëveshja për Ndarjen e Kufirit me Malin e Zi. Kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësimi vazhdon”, thuhet në këtë përgjigje për Indeksonline.

Ndërsa, ka shtuar se nëse janë plotësuar kushtet, propozimi i Komisionit duhet të miratohet formalisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

Të pyetur nesh këtë vit do të hiqet regjimi i vizave, KE na ka sugjeruar që t’i referohemi një deklaratë të Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për Migrim, Dimitris Avramopoulos që e ka dhënë këtë javë.

Avrampouls nuk ka treguar ndonjë afat për liberalizimin e vizave, por është shprehur se shumë shpejtë do të jepen vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kosova i ka plotësuar disa kushte kyçe si demarkacionin, mirëpo ka akoma punë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi duke monitoruar dhe është një proces që po vazhdon. Shumë shpejtë çështja e vizave do të përfundoj për gjithë rajonin perëndimor të Ballkanit”, ka thënë ai.

Ndryshe, këtë muaj zyrtarët politikë kanë lobuar në disa vende të BE-së për fituar mbështetje e tyre në procesin e liberalizimit të vizave.

 

Apostolova thotë se demarkacioni është kusht për vizat

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova gjatë një konference për shtyp ka thënë prerazi se luftimi i krimit dhe korrupsionit janë kushte për liberalizim vizash.

Periskopi.com Lajme

Ajo megjithatë ka thënë se është bërë progres në këtë drejtim, por ka përmendur edhe kushtin e Demarkacionit me Malin e Zi, që ka thënë se nuk do të ketë viza pa e përfunduar këtë punë.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është duke u kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE-së, por se kushtet dhe standardet janë të njëjta për të gjitha shtetet e edhe për Kosovën.

“Të arriturat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë bërë disa përmirësime dhe iu përgëzojmë në këtë raport. Por nuk ka asgjë që po e diskriminon popullatën e Kosovës krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kushtëzimet dhe standardet janë përcaktuar gjatë procesit të negocimit. Kosova është dakorduar dhe varet nga politikanët që të drejtojnë dhe të përmbushin këto kushte”, ka thënë ajo gjatë konferencës.

“Tani Kosovës i mbetet që të plotësoi edhe kushtin e parë që është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Nëse duam të ndëshkojmë dikë atëherë janë ata politikanë që nuk kanë marrë veprimet e duhura për përmënimin e këtyre kushteve”, ka thënë ajo./Lajmi

Arrestohet për trafik kokaine mbesa e Mongherinit, pjesë e grupit shqiptar

Mbesa e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian dhe zëvendëspresidentja e KE-së, Federica Mongherini është mes 15 të arrestuarve të një grupi shqiptar të trafikut të kokainës në restorantet VIP të Romës.

Periskopi.com Lajme

Gaia Mogherini ka marrë masën “arrest me burg”.

26-vjeçarja është vajza e vëllait të madh të Frederica Mongherini, e cila gjithashtu ka mbajtur dhe postin e ministres së Jashtme në Itali.

26-vjeçarja akuzohet se më 28 shkurt të vitit 2015 ka marrë një sasi të paspecifikuar kokainë me qëllim tregtimin e saj nga Manuel Zumpano, djali i një prej kriminelëve më të njohur të Romës në vitet 80-të.

Ky i fundit konsiderohet si kreu i një grupit që merrej me trafikun e kokainës bashkë me shqiptarin, Rigers Duriçi.

Zumpano dhe Duriçi, sipas hetuesve, kanë tregtuar sasi të mëdha dhe lloje të ndryshme droge si dhe kanë lidhje direkte me trafikantë nga Spanja dhe Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se të ardhurat e grupit në javë ishin 100 mijë euro nga shitja e kokainës në një nga zonat historike të kryeqytetit italian. Në dy vite, përllogaritet, se janë përfituar më shumë se 2 milionë euro./Panorama