Filloi KEDS Academy VIII

Periskopi.com Lajme

KEDS Academy ka nisur ligjëratat me gjeneratën e tetë me radhë.

Sivjet, programin profesional dhe akademik 1 vjeçar do ta ndjekin 61 kandidatë, të cilët vijnë me profile të ndryshme nga vende anekënd Kosovës.

Kandidatët e përzgjedhur i përgëzoi edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alper Erbas, i cili iu uroi mirëseardhje. Ai tha se suksesi i dëshmuar nga kandidatët do të hapë mundësi të reja për ta.

“KEDS Academy është një rrugëtim që do të sjell përvoja të reja për secilin nga ju. Krahas mundësive për përgatitje profesionale, ju do të trajnoheni nga ligjërues profesionistë dhe të kualifikuar brenda KEDS dhe Boğaziçi University në Stamboll”, tha Erbas.

Ai theksoi se përmes KEDS Academy kandidatët do të kenë mundësi edhe punësimi në KEDS.

“Qëllimi i programit është të krijohen liderë të së nesërmes. Sot, në KEDS ka udhëheqës të shkëlqyeshëm të cilët kanë dalur nga akademia. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për ju që krahas marrjes së përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, ju të keni mundësi të inkuadroheni në tregun vendor”, shtoi Erbas.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit për shkak të situatës pandemike, kandidatët programin do ta ndjekin virtualisht, nga distanca duke respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes se Covid-19.

Deri më sot, përmes këtij programi janë aftësuar dhe certifikuar rreth 350 studentë të cilët kanë dalë nga 7 gjenerata të KEDS Academy. Një numër i madh prej tyre janë të punësuar në KEDS duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të kompanisë.

 

KEDS Academy VIII hap dyert për studentët dhe nxënësit kosovarë

Periskopi.com Lajme

Nga sot, KEDS ka hapur dyert për avancimin profesional të gjeneratës së tetë të studentëve dhe nxënësve kosovarë. 

Pjesë e KEDS Academy VIII, mund të bëhet secili nga studentët e vitit të fundit të studimeve në drejtimet e përzgjerdhura dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale (viti i fundit), përmes aplikimit. Pra, pjesë e saj mund të jenë inxhinerët, ekonomistët, juristët, shkencëtarët apo gjeodetët e ardhshëm, sikurse nxënësit që dalin nga shkollat profesionale.

Qëllimi i programit është të krijohen liderë të së nesërmes. Aty, gjatë një viti, pjesëmarrësve iu ofrohen njohuritë më të avancuara në aspektin teorik. Pastaj, vije pjesa praktike, ku pjesëmarrësit janë në kontakt direkt me menaxhimin, operimin e hallkat e sistemit energjetik.

Kjo gjeneratë do të pranojë 30 studentët dhe 40 nxënësit më të vlerësuar në bazë të kritereve të parapara. Për stundetë do të jetë programi i lidershipit, ndërsa për nxënës programi teknik.

Përmes tryre, pjesëtarët e KEDS Academy përfitojnë njohuri dhe shkathtësi për integrim më të lehtë në tregun e punës si dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Akademia është një mundësi e shkëlqyeshme për përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, sikurse mundësi për t’u inkuadruar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të rinisë kosovare përmes projekteve të shumta në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërorë të Koropratës (CSR). Këtë përkushtim kompania e tregoi qysh në nisje të veprimtarisë së vet.

KEDS Academy ka filluar me gjeneratën e paë disa muaj pas nisjes së operimeve nga vet KEDS-I, pra me 2013.

Ky program ka fituar disa cmime ndërkombëtare në qendra të rëndësishme botërore si në Neë York, Paris dhe Stamboll. Ky program është ndjekur si shëmbull edhe nga kompani tjera.

Deri tash, pjesë e këtij programi kanë qenë mbi 350 nxënës e studentë kosovarë, duke përfituar avancim të madh profesional. Një pjesë e kosniderueshme e tyre sot punojnë në KEDS.

Shpalljen dhe aplikacionin mund ta gjeni në këtë link:

https://www.keds-energy.com/indexDetails.asp?ID=496