KEDS&KESCO vazhdojnë traditën për dhurimin e gjakut

Periskopi.com Lajme

Punonjësit e KEDS dhe KESCO sot kanë dhuruar gjak sipas traditës së përvitshme, duke u dalë në ndihmë të gjithë pacientëve që kanë nevojë emergjente për të. Meqenëse ky lëng trupor nuk mund të prodhohet në industri farmaceutike, i vetmi burim i tij është dhurimi në mënyrë vullnetare.

Grupet e ndryshme të gjakut dhe numri i madh i dhuruesve në KEDS&KESCO, po ndihmojnë sadopak Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë, për të grumbulluar sasi të mjaftueshme të gjakut për një periudhë.

Njëri nga dhuruesit e gjakut sot, ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i KEDS, z.Alpin Dogan, i cili tha se kompania që ai drejton do të jetë gjithmonë derë e hapur për aktivitete të tilla vullnetare.

“Jam i lumtur që ky aktivitet i përvitshëm, duke mos llogaritur dy vitet e fundit që për shkak të pandemisë është dashur të anulohet, po merr vazhdimisht vëmendjen nga kolegët tanë të kompanisë. Vullnetarizmi në secilën formë është gjithherë i mirë për komunitetin, por ky për dhurimin e gjakut mbetet më i veçanti, sepse po ndihmojmë dikë në nevojë, e për më tepër po shpëtojmë jetë”, tha ai.

Ndërkaq, Islam Gashi, zjarrfikës në KEDS, sot dhuroi gjak për herë të 45-të. Ai tha se për 23 vjet me radhë është dhurues i rregullt i gjakut.

“Sot është hera ime e 45-të që dhuroj gjak vullnetarisht, sepse unë dua të shpëtoj jetë dhe t’u ndihmoj atyre që kanë nevojë. Më vjen shumë mirë që edhe interesimi i kolegëve është shumë i madh që nga iniciativa e parë e KEDS-it, për ta realizuar këtë aktivitet”, u shpreh ai.

E Ganimete Avdiu, zyrtare për marketing në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë, u shpreh falënderuese për punëtorët e KEDS&KESCO, që iu bashkuan aksionit të sotëm.

“Ashtu siç kemi organizuar çdo vit në KEDS&KESCO, edhe sot jemi bashkë me vullnetarët për dhurim të gjakut për t’ju dalë në ndihmë të gjithë pacientëve që kanë nevojë. Faleminderit të gjithë punonjësve të KEDS&KESCO, që gjithmonë përgjigjen pozitivisht në aksione të tilla. Gjithashtu, ftoj të gjithë dhuruesit vullnetmirë që gëzojnë shëndet të plotë, të na bashkohen në të gjitha qendrat për dhurimin e gjakut”, pohoi ajo.

KEDS vazhdimisht është afër komunitetit me aktivitete të ndryshme, prandaj sensibilizimi ynë me ata që kanë nevojë për gjak, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

KEDS dhuron dhjetëra kompjuterë për dy shkolla fillore

Periskopi.com Lajme

Nxënësit e dy shkollave, përkatësisht Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Xhavit Syla”në Sllapuzhan të Suharekës dhe ShFMU “Astrit Bytyçi” në Ferizaj e kanë festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, ndryshe nga herët e tjera. Ata, iu gëzuan një dhurate speciale që morën nga KEDS, dhjetëra kompjuterë, të cilët iu mundësojnë atyre qasjen në botën e informatikës.

Të dy shkollat tashmë kanë ndërtuar përmes këtij donacioni laboratorët e teknologjisë informative. Udhëheqësit e këtyre shkollave janë shprehur mjaft të lumtur që edhe nxënësit e tyre tashmë nxënien e njohurive nga lëmi i informatikës e kanë shumë më të lehtë. Ata janë të sigurt që tashmë rezultatet do të jenë edhe më të mira në këtë lëmi, që aktualisht është më atraktivja në botë.

KEDS ka ndërmarrë një hap të tillë me qëllim që t’i ndihmojë në procesin mësimor nxënësve dhe mësuesve të këtyre shkollave, dhe për t’u ofruar atyre qasje më të lehtë në botën virtuale.

Deri më tani kompania ka dhuruar mbi 180 kompjuterë dhe pajisje të tjera të teknologjisë informative në shumë shkolla fillore dhe organizata të ndryshme të Kosovës. Përfitues direkt janë mijëra nxënës dhe mësues.

KEDS, në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR) ka qenë vazhdimisht e angazhuar përmes donacioneve të ndryshme dhe programeve, në avancimin e edukimit të brezave të rinj në Kosovë. Në vazhdën e kësaj ka ndihmuar edhe në themelimin e bibliotekave, në infrastrukturën shkollore, ka bërë programe për efiçiencën e energjisë elektrike, pastaj ka projektin më madhor të CSR-së në vend – KEDS Academy, që ekziston prej që kompania ka nisur operimet.

KEDS filloi programin “Vajzat në Teknologji – Girls TECH”

Periskopi.com Lajme

Në ceremoninë e 9- vjetorit të operimeve, KEDS ka lansuar projektin Girl TECH, që ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në fushën e Teknologjisë Informative. 

Vajzat e përzgjedhura nga Shkollat e Mesme Profesionale të profilit të Informatikës dhe Gjimnazet e klasave të 12-ta, zyrtarisht nisën një rrugëtim të ri, që KEDS e ka dizajnuar në kuadër të KEDS Academy, si një nga projektet më të rëndësishme në sektorin e arsimit në Kosovë.

Pas përfundimit të programit, për pjesëmarrëset të cilat arrijnë nivelet më të larta të avancimit profesional, do të jenë dyert e hapura edhe për punësim në kompani.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, njëherësh edhe iniciator i projektit, Alpin Dogan, tha se KEDS synon që përmes programeve dhe aktiviteteve zhvillimore, të kontribuojë në avancimin profesional të të rinjve në Kosovë, dhe ky avancim t’ju shërbejë në karrierën e tyre dhe integrim sa më të lehtë në tregun e punës.

“Jam tejet krenar që pikërisht në 9-vjetorin e operimit të KEDS-it si kompani, po lansohet edhe një projekt tjetër i veçantë në kuadër të KEDS Academy. Synimi ynë si kompani është që krahas shërbimeve bazike, t’u ndihmojmë edhe më shumë të rinjve në aspektin profesional. Kjo po ndodhë edhe me programin Girls TECH, përmes së cilit po i shtyjmë vajzat e reja drejt fuqizimit e avancimit në fushën e Teknologjisë Informative”, tha ai.

Ndërsa, Drejtoresha për Cilësi, Siguri dhe Trajnime në KEDS, Valbona Kadrijaj, tregoi që ky program është ideuar për t’iu shërbyer vajzave si shtytje dhe ndihmesë që ta gjejnë veten në një karrierë në teknologji.

“Përmes këtij programi ne synojmë që të ndihmojmë zhvillimin profesional të vajzave, të rrisim punësimin e të rinjve në nivel vendi, si dhe të rrisim përfaqësimin gjinor brenda kompanisë dhe në komunitet. Ideja për hartimin e këtij programi ka lindur nga nevoja e profesionit të programimit, një profesion mjaft i kërkuar në tregun e punës, i vlerësuar gjithashtu, si dhe një profesion që mund të ushtrohet edhe nga vajzat”, tha ajo.

Ndërkaq, trajneri në kompani, i cili do të përkujdeset për mbarëvajtjen e trajnimeve për vajzat, Seb Rodiqi, u shpreh i kënaqur se një program i kësaj natyre po realizohet nga kompania KEDS dhe foli për përmbajtjen e programit në pika të shkurta.

“Besoj se do të jeni të kënaqura në realizmin e këtij programi dhe besoj shumë që do t’ju ndihmojë edhe në profesionin e së ardhmes, por edhe në studime të mëtutjeshme,” tha Rodiqi.

E një nga shembujt e suksesit për studentët e nxënësit, Sidorela Dodaj, ish-studente e KEDS Academy dhe tani inxhiniere në KEDS, tregoi për përvojën e saj dhe mundësitë që KEDS i ka ofruar në avancimin e saj profesional dhe atë të karrierës.

“Hapi që ju keni ndërmarrë, të jeni pjesë e Girls TECH, do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë në tregun e punës, duke marrë parasysh profesionalizimin e njerëzve në këtë kompani, të cilët nuk reshtin asnjëherë në shtytjen e nxënësve dhe studentëve drejt avancimit profesional”, tha ajo.

Girls TECH po realizohet edhe si zotim i kompanisë për fuqizimin e rolit të gruas në kompani dhe komunitet, me nënshkrimin e shtatë (7) parimeve të UN Women që kanë të bëjnë më përmirësimin e pozitës së gruas në ambientin e punës.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të të rinjve kosovarë, përmes projekteve të shumta zhvillimore në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR).

 

KEDS licencon Qendrën e Trajnimit për ofrimin e kualifikimeve profesionale për sigurinë dhe shëndetin në punë

Periskopi.com Lajme

KEDS po shënon Ditën Ndërkombëtare për Siguri dhe Shëndet në Punë, me projekte dhe të arritura të mëdha, me të vetmin qëllim, që të rritet kujdesi edhe më shumë karshi shëndetit dhe sigurisë se punëtorëve.

Që nga viti 2019 KEDS ka qenë i licencuar për shërbime të sigurisë dhe shëndetit në punë. Me ndryshimin e rregulloreve, KEDS përsëri ka plotësuar të gjitha kriteret dhe është ri-licensuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për të njëjtat shërbime.  Po ashtu, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Rregulloren Nr. 01/2021, është bërë Licencimi i Qendrës së Trajnimit për ofrim të kualifikimeve profesionale nga Siguria dhe Shëndeti në Punë.

Drejtoresha për Cilësi, Siguri dhe Trajnime në KEDS, Valbonë Kadrijaj, tha se angazhimi është tejet i madh kur bëhet fjalë për avancimin e kushteve në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Që nga fillimi KEDS është përkushtuar që në vazhdimësi të avancojë në krijimin e kushteve sa më të mira për sigurinë dhe shëndetin në punë për të gjithë të punësuarit në kompani. Duke qenë prioritet i kompanisë dhe në përputhje me kërkesat ligjore që nga viti 2019 KEDS është licencuar për ofrimin e shërbimeve nga siguria dhe shëndeti në punë, për t’u ri-licencuar në shkurt të vitit 2022. Nëse kthehemi sot, kur është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, mund të them se kjo ditë e gjen KEDS-in me shumë të arritura nga kjo fushë. E gjithë kjo falë angazhimit dhe përkushtimit të punonjësve të kompanisë, duke respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare nga siguria dhe shëndeti në punë. Të arriturat janë si rezultat i promovimit të vazhdueshëm të vlerave nga siguria dhe shëndeti në punë, me moton zero aksidente në vendin e punës”, theksoi Kadrijaj.

Ofrimi i kualifikimeve profesionale për sigurinë dhe shëndetin në punë, do të organizohen nga KEDS në tri nivele:

Niveli i parë është ai themelor i specialistit të sigurisë dhe shëndetit në punë, niveli i avancuar që është i profilizuar në sektorin e energjisë, ndërtimit dhe logjistikës, dhe niveli i tretë është i ekspertit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ndërsa, Izja Mjeku, trajner në kompaninë KEDS, tha se rëndësia që i kushtohet shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve është e madhe, prandaj edhe është krijuar Qendra e Trajnimit, si pjesë e veçantë në KEDS.

Të gjithë punëtorët e KEDS-it trajnohen në këtë aspekt dhe gjithsecili njoftohet për pajisjet mbrojtëse personale, pajisjet ekipore, por edhe në vazhdimësi bëhen inspektime në terren.

“Te ne në mënyrë të vazhdueshme trajnohen punëtorët, me theks të veçantë për siguri, shëndet në punë, si dhe trajnim profesional. Gjatë trajnimit ne i njoftojmë për pajisjet mbrojtëse personale, pajisjet ekipore , që punëtorët i përdorin gjatë punëve të përditshme të tyre.

KEDS mbolli pemë – simbolikë për 20 studentë të Gjeneratës së 9-të të KEDS Academy

Periskopi.com Lajme

Kodra lindore e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është gjelbëruar të premten, me rastin e Ditës së Tokës. Aty, KEDS mbolli 20 pemë, aq sa janë studentë të gjeneratës së nëntë të KEDS Academy. Pemët u mbollën nga vetë studentët e Akademisë. Ata në pemët e mbjella vendosën edhe nga një mesazh të personalizuar, si vetëdijesim për mbrojtjen e natyrës.

Pjesëmarrës në mbjelljen e pemëve ishte edhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani si dhe profesori Avni Alidemaj nga KEDS.

Dekani Shabani tha se sot kur po shënohet një ditë e rëndësishme globale po pranojnë këtë donacion prej 20 pemëve, që  janë të personalizuara për 20 studentët, të cilët janë pjesë e KEDS Akademy.

“Urojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këto bashkëpunime. Sot është një ditë shumë e rëndësishme globale – Dita e Tokës. Ne nga toka i marrim të gjitha dhe ajo çka është më e rëndësishmja është që ne të kemi një ajër të mirë. Sot nga KEDS Academy kemi marr si donacion 20 pemë. Vetëm sa filluam dhe e mbollëm pemën e parë. Kjo  është bërë edhe në simbolikë të studentëve tanë që i kemi në KEDS Academy që nëntë vite radhazi. Në vitin e kaluar nga kjo akademi janë përgatitur 20 studentë tanë të cilët edhe e kanë filluar punën”, theksoi ai.

Edhe profesori Alidemaj, këshilltar në KEDS, u shpreh se me mbjelljen e këtyre 20 pemëve studentët e KEDS Academy po tregojnë edhe përkushtimin e tyre karshi natyrës.

“Derisa sot shënojmë Ditën e Tokës ne kujtojmë dhe faktin se përgjegjësia jonë është jashtë shtëpive tona derisa jemi të gatshëm që përkushtimin tonë ta japim për një tokë më të gjelbër dhe ajër më të pastër. Ne, sot këtë e shndërrojmë në vepra ku 20 pemë që mbillen e kanë simbolikën e 20 studentëve të gjeneratës së fundit të KEDS Academy. Njëherit ne i promovojmë këta të njëjtit dhe shpresojmë që studentët tjerë ta ndjekin rrugën e tyre. Edhe pse është simbolika e këtyre pemëve, pas vetës bartë një mesazh të fuqishëm se vetëm duke menduar të ardhmen mund të ndërtojmë të sotmen. Pra, secili nga ne me një punë sado të vogël mund të kontribuojë për një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë“, u shpreh Alidemaj.

Njëra nga studentet që është pjesë e KEDS Academy, Alma Dobratiqi u shpreh se aktiviteti i sotëm ndikon në ambient të pastër.

Sipas saj, KEDS Academy është një mundësi e mirë për zhvillimin profesional.

“Sot shënojmë Ditën e Tokës ku Fakulteti Teknik së bashku me programin KEDS Academy po e zhvillojmë këtë aktivitet për nënën natyrë. Mesazhi im për këtë ditë është ai që mbjell një pemë, mbjell shpresë. Gjithçka po shkon shumë mirë ne veçse i kemi përfunduar ligjëratat dhe trajnimet që i kemi bërë muajin e kaluar tash jemi në fazën e internshipit ku po i vizitojmë të gjitha departamentet, duke bërë praktikë në rotacion. Ky program është shumë i mirë për të gjithë studentët për shkak se të ndihmon në zhvillim në aspektin profesional”, u shpreh ajo.

KEDS vazhdimisht ka mbjellë pemë për Ditën e Tokës në institucione të ndryshme arsimore anekënd Kosovës.

 

 

KEDS për herë të parë po vjen këtë vit me programin “Vajzat në Teknologji – Girls TECH”

Periskopi.com Lajme

Sot zyrtarisht Girls TECH po hap dyert për 15 vajza që duan të marrin aftësim profesional në fushën e TIK.

Ky program është themeluar dhe mbështetur nga KEDS, në kuadër të programit KEDS Academy, që këtë vit mbushi 9 vite. Për t’i shtyrë dhe mbështetur vajzat të ndjekin karrierën e tyre edhe në drejtime të Teknologjisë Informative dhe fushës së Programimit, KEDS, po angazhohet që kjo të bëhet realitet.

Pjesë e këtij programi mund të bëhet secila nga nxënëset e shkollave të Mesme Profesionale, profili i Informatikës, dhe Gjimnazet, klasa e 12-të, të cilat kanë shkathtësi bazike në përdorimin e Teknologjisë Informative, si dhe sukses të mirë në vitin paraprak.

Duke filluar nga muaji maj i këtij viti, Girls TECH do të jetë dera e hapur për të gjitha ato vajza qe duan të ngritin njohuritë e tyre në fushat e lartë përmendura.

Numri i vajzave të përzgjedhura do të jetë 15, ndërkaq që aplikimi është hapur sot për të gjitha të interesuarat.

Për hartimin dhe përpilimin e moduleve të programit, janë përkujdesur profesionistët e fushës përkatëse të KEDS dhe tani gjithçka është gati për të filluar implementimin.

Ideatorja e projektit, Valbona Kadrijaj, konfirmon se tashmë gjithçka është gati për fillimin e programit Girls TECH. Implementimi i programit do të bëhet nga resurse të brendshme të kompanisë.

“Ne në KEDS kemi bërë gjithçka gati për të filluar me realizimin e programit. Kemi identifikuar resurset e nevojshme humane, si dhe kemi krijuar infrastrukturën fizike me qëllim të realizimit të projektit. Gjithashtu edhe stafi mbështetës dhe trajnues është gati, ku përpos angazhimeve të Departamentit për Cilësi, Siguri dhe Trajnime, përkrahje në zbatim kemi edhe nga Departamenti i IT-së. Përveç aftësimit profesional, pas përfundimit të programit për ato vajza që tregojnë përkushtim të madh në ndjekjen e programit, do të jenë dyert e hapura edhe për punësim.

Në përfundim të programit, për më të mirat, do të ofrohet mundësia e punësimit në kompani”, u shpreh Kadrijaj.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të të rinjve kosovarë, përmes projekteve të shumta zhvillimore në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR). Gjithashtu, ky program po realizohet edhe si zotim i kompanisë për fuqizimin e rolit të gruas në kompani dhe komunitet, me nënshkrimin e shtatë (7) parimeve të UN Women.

Programi do të fillojë me Distriktin e Prishtinës, ku përfshihen këto komuna: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë -Kosova dhe Drenasi, ndërkaq aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 22 prill 2022.

Për më shumë detaje dhe informata, klikoni KËTU!

Promovohet fuqizimi i rolit të gruas përmes trafostacioneve

Periskopi.com Lajme

Në vigjilje të pranverës, trafot në shtatë qendrat e qyteteve kryesore të Kosovës kanë marrë ngjyrat e ndezura të saj, me mesazhe të fuqishme për fuqizimin e rolit të gruas. Ato trafostacione tashmë janë shndërruar në vepra arti. 

Ky projekt i ideuar dhe financuar nga KEDS është realizuar nga organizata e artistëve Q’art.

“Aktualisht i kemi ngjyrosur shtatë trafo, në shtatë qytetet kryesore të Kosovës. Secila nga to bart një mesazh që ka të bëjë me fuqizimin e rolit të gruas. Ne e dimë që roli i gruas nuk është ai që do të duhej të ishte. Secili kemi nevojë dhe obligim që të punojmë në atë drejtim që të arrihet barazia, rrjedhimisht fuqizimi i rolit të gruas”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Artistja zvicerane Krystel Suire, punon në Kosovë tash e tre vjet dhe i ka lënë vetes emrin artistik “Stern”. Ajo, teksa po ngjyroste trafostacionin në qendër të Prizrenit, përmes artit po theksonte mesazhe të shumta që ngrenë zërin e gruas kosovare dhe bën që ai të jehojë.

“Ne e kemi si qëllim të vëmë në pah fuqinë e gruas edhe të tregojmë që gratë mund të bëjnë çfarë të duan në jetë.

Më pas edhe pasionet apo punën si burrat. Ne gratë kemi fuqi shumë. Edhe ky është qëllimi për këto trafo. Unë gjithmonë vizatoj këto cikat dhe janë në ‘aktivitete mashkullore’, si për shembull ajo duke bërë snoëboarding, pastaj e kemi një inxhiniere, pastaj një kuzhiniere, një mjeke, pastaj një shofere. Vetëm për të treguar që jemi barabartë dhe nëse e kemi vullnetin mund të bëjmë njëjtë si burrat”, thekson artistja zvicerane.

Edhe artistja Renea Begolli i është bashkuar kësaj iniciative, me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.

“Ideja ime ka qenë që përpos temës të sjellim pak ngjyrë, me pru pak jetë, një energji të mirë. Pra, t’i japim jetë edhe lagjes duke intervenuar në një hapësirë publike dhe në të njëjtën kohë t’i bashkëngjitemi temës që u ngrit gjatë këtij muaji. Marsi është muaji që flet më shumë për fuqizimin e gruas, gjë që e bëra edhe unë duke iu bashkuar kësaj iniciative”, thotë ajo, teksa po e gjallëronte një trafostacion në lagjen Tophane të Prishtinës.

Ky projekt është pjesë e megaprojektit “Art n’trafo” që e ka filluar KEDS së bashku me organizatën Q’art qysh vitin e kaluar. Deri tash janë ngjyrosur 27 trafo anekënd Kosovës, pjesa më e madhe e tyre në Prishtinë. Sot, ato trafo kanë pamje urbane dhe bartin në vete mesazhe që promovojnë avancimin e shoqërisë kosovare dhe zbukurojnë lokalitetet ku janë të vendosura.

KEDS nis modernizimin e linjës Prizren- Zhur

Periskopi.com Lajme

Linja e Tensionit të Mesëm 35 kV nga qyteti i dytë më i madh i vendit, Prizreni, deri në fshatin më të madh të Kosovës, Zhur, nga tash e tutje e ka të integruar një pajisje të veçantë për detektimin e prishjeve.

Më herët, kur në këtë linjë paraqitej ndonjë defekt, ekipet detyroheshin ta përcjellin në këmbë komplet gjatësinë e saj dhjetëra kilometërshe në mënyrë që të lokalizohej ajo, ndërkaq tash defekti do të lokalizohet në momentin që ndodh, përmes monitorimit nga disatanca.

Kjo do të ndikojë në zvogëlimin e kohëzgjatjes së ndërprerjeve të energjisë, lokalizimin e shpejtë, rritjen e efikasitetit dhe intervenimin e menjëhershëm nga ekipet e KEDS. Pra, dhjetëra mijë konsumatorë të asaj ane do të kenë shërbime shumë më efikase.

Pajisja elektronike do të monitorojë gjatë tërë kohës linjën ajrore dhe do të ofrojë informacion të saktë rreth avarisë në Qendrën Kryesore të Kontrollit – SCADA ndërkaq indikatorët e instaluar në një pozicion strategjik, do të mundësojnë që ekipet lehtësisht ta shohin nga distanca përmes dritës (LED) vezulluese që do të ndezet.

Në rast se defekti ka ndodhur midis nënstacionit të furnizimit dhe vendit se ku janë vendosur indikatorët atëherë do të nënkuptohet që prishja ka ndodhur në atje pjesë. Pra, në momentin që ndodh ndonjë e papritur, në qendrën SCADA do të pranohet një mesazh alarmi, i cili do të ofrojë informata të sakta rreth ndodhisë në rrjet.

KEDS do të vazhdojë instalimin e detektorëve edhe në linjat tjera problematike ndërsa mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime sa më kualitative të furnizimit me energji për konsumatorët.

 

 

KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike

Periskopi.com Lajme

Me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit, të eliminimit të humbjeve dhe ofrimit të shërbimeve sa më kualitative, KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike. Ky mision po realizohet me ekipet në terren të cilët janë të pakompromis ndaj çdo konsumatori që e keqpërdor atë . Identifikimi i tyre po bëhet lehtësisht përmes sistemit të sofistikuar e të integruar në stabilimentet energjetike.
Deçani i Pejës, Krajka e Prizrenit e Bardhoshi i Prishtinës, ishin vetëm disa nga lokacionet ku KEDS ndërmori aksione së fundmi kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.
Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve.
Shfrytëzimi i pakontrolluar i energjisë elektrike, përpos që po shkakton mbingarkesa në rrjet, po rrezikon edhe komplet infrastrukturën energjetike.
Kjo ka bërë që KEDS të intensifikojë edhe më shumë aksionet duke organizuar kontrolle të shumta te konsumatorët e dyshuar për keqpërdorim. Ndaj tyre, përpos që po shqiptohen gjoba, por procedohen edhe për gjykatë, ku sipas ligjit në fuqi, nga kjo vepër ata rrezikojnë të dënohen deri në tre vite burg.
Për çdo vit, KEDS ngrit rreth pesë mijë kallëzime penale ndaj atyre që shfrytëzojnë ilegalisht shërbimet e energjisë elektrike.
KEDS apelon te konsumatorët që në asnjë rrethanë të mos keqpërdorin energjinë elektrike dhe në rast se hasin në raste të tilla, të shfrytëzojnë kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00 apo duke na shënuar në rrjetet sociale, ku secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë.
KEDS nuk do të ndalet me këto aksione deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie.

 

Platformat për njoftimet e konsumatorëve për kufizimet e energjisë elektrike

Periskopi.com Lajme

Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji elektrike për konsumatorët, KEDS ka pasur në dispozicion platformat për informim të konsumatorëve. Këto platforma në baza ditore, pra në orët e hershme të mëngjesit freskohen me listat e të gjithë konsumatorëve të ndara në grupe.

Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij. Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike.

Platformë tjetër që merr informata në kohë reale për ndërprerjen momentale të energjisë elektrike dhe po ashtu për planifikimet e ardhshme, është harta e paraqitur në ueb-faqe të KEDS www.keds-energy.com. Në hartë konsumatori duhet të shënojë adresën e banimit në mënyrë që të pranojë informacione për kufizimet që do të ndodhin në atë adresë.

Këto dy platforma janë lehtë të qasshme dhe për një kohë të shkurtër konsumatori do të marrë informacionet e duhura. Derisa në aplikacionin eKesco konsumatori regjistrohet vetëm njëherë dhe merr informata automatike, në hartë duhet të regjistrojë vendbanimin në mënyrë që të marrë informatën e nevojshme.

Ju lutem gjeni manualet e përdorimit të të dy platformave dhe si ti qaseni atyre.

Aplikacioni

 

Mënyrat e informimit për kufizimet e energjisë elektrike si pasojë e krizës energjetike

Periskopi.com Lajme

Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT.

Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi. Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme.

Informimi i konsumatorëve për këto kufizime të planifikuara është duke u bërë përmes aplikacionit eKesco (https://fatura.kesco-energy.com/auth/login), për konsumatorët të cilët kanë llogari të hapur në këtë aplikacion. Po ashtu në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Po ashtu, edhe mediat do të njoftohen për planin e kufizimeve, pasi këto plane t’i pranojmë nga KOSTT.

Ftojmë konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime.

Kriza energjetike ka kapluar tërë Europën, pjesë e të cilës është edhe Kosova. Kursimi i energjisë elektrike aty ku është e mundur është shumë i rëndësishëm. Nëse secili nga ne jep kontributin e vet, atëherë ballafaqimi me këtë krizë do të jetë më lehtë i menaxhueshëm dhe do ta afektonte sa më pak sistemin elektroenergjetik, pjesë e të cilit jemi të gjithë ne.

 

 

Importi i energjisë elektrike gjatë muajit nëntor ka kushtuar rreth 10 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Kostoja e energjisë elektrike është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të saj në tregun ndërkombëtar përtej çdo parashikimi. Ato kanë prekur edhe vendet më të zhvilluara të Evropës. Ballafaqimi me çmimet e larta të importit të energjisë elektrike duhet të bëjë që secili nga ne të reflektojmë përballë kësaj krize. E gjithë kjo në mënyrë që efekti negativ i tyre të ndihet sa më pak tek në të ardhmen.

Thirrjet tona për kursim po bëhen me qëllim që t’u lehtësohet barra financiare konsumatorëve tanë në faturat mujore në këtë periudhë, por edhe në të ardhmen. Në anën tjetër, tani që sfida e sigurimit të importit me çmime të larta po bëhet edhe më e madhe për KEDS-in dhe KESCO-n, thirrja për kursim dhe përkrahja e konsumatorëve së bashku me mbështetjen e institucioneve është e domosdoshme.

Dihet se për plotësimin e kërkesës për energji elektrike, importi i energjisë elektrike në orë të caktuara ka qenë gjithmonë i pashmangshëm, por në krahasim me vitin e kaluar, kur çmimi i importit të energjisë elektrike për muajin nëntor ka qenë 2.3 milionë €, këtë vit kjo shumë ka shënuar rritje deri në 10 milionë €.

Rritja e shpejtë e çmimeve të importit në këtë nivel ishte e paparashikueshme nga të gjithë politik-bërësit. Kjo shumë e lartë as për së afërmi nuk është paraparë nga askush, brenda dhe jashtë kufijve, dhe ka ardhur si pasojë e shumë faktorëve, kontrolli i të cilëve është jashtë vullnetit dhe ndikimit tonë.

Me rënien e temperaturave nën zero, kërkesa do të jetë edhe më e madhe për import të energjisë. Nëse e shohim edhe nga ana tjetër, trendet e çmimeve sidomos në kohë të pikut, janë duke u rritur. Prandaj, që sistemi të jetë në gjendje të përballojë ngarkesat nga faktorë të shumtë, qofshin ato për shkak të çmimeve të papërballueshme, ose nga konsumi i lartë i energjisë elektrike, kërkohet vëmendja dhe bashkëpunimi i të gjithëve.

KEDS dhe KESCO importuan mbi 9 milionë euro rrymë vetëm gjatë tetorit

Periskopi.com Lajme

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka shkaktuar edhe rritje të madhe të vlerës së importit të energjisë. KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë, ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike, një rritje enorme nga 1,5 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje ka rrjedhur nga çmimet ekstreme dhe rritjes së kërkesës. KEDS dhe KESCO ka blerë gjatë tetorit energji elektrike me çmim mesatar prej 242 euro për megavat/orë, një rritje prej gati pesëfish nga tetori i vitit 2020, kur energjia elektrike ishte importuar me çmim mesatar prej 49 eurosh për megavat/orë. Konsumi është rritur për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për shkak të rritjes së konsumit KEDS dhe KESCO është detyruar që të importojë gjatë muajit tetor 37,753 megavat orë energji elektrike. Trendi i rritjes së konsumit ka vazhduar edhe gjatë nëntorit, sikurse edhe blerja me çmime të larta, madje mbi ato të muajit tetor.

Rënia  e temperaturave pritet të rrisë tutje konsumin, dhe si rrjedhojë edhe nevojën për import shtesë, pasi prodhimi vendor është i kufizuar. Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Prandaj, kursimi maksimal dhe përdorimi i formave alternative për ngrohje, është i domosdoshëm në të gjithë vendin.

 

Programi i KEDS për ngritje profesionale të studentëve merr përkrahje nga Universiteti i Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Për të nëntin vit me radhë KEDS dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, që iu hap rrugë studentëve të UP-së për t’u bërë pjesë e programit të KEDS Academy.

Sikurse viteve paraprake, edhe këtë vit, studentët e fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës do të mund të bëhen pjesë e një prej programeve më prestigjioze në vend. Një mundësi për ngritje profesionale, ku pas përfundimit të programit, studentët e suksesshëm do të kenë mundësi edhe punësimi në KEDS.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Naser Sahiti, i cili nënshkroi këtë marrëveshje, shprehu mirënjohjen e tij për këtë mundësi që po i ofrohet studentëve tash e nëntë vjet, duke theksuar se një program i tillë po përgatit studentët bindshëm për të ardhmen.

“KEDS është duke bërë një punë të shkëlqyer përmes programit KEDS Academy. Përgatitja e studentëve tanë me njohuritë praktike, krahas atyre teorike që veç i marrin gjatë studimeve, sigurisht që kontribuon në përgatitjen profesionale të tyre, duke i bërë të gatshëm për tregun e punës. Dhe kjo, padyshim që ka dhënë rezultate mjaft inkurajuese përgjatë këtyre nëntë viteve të bashkëpunimit”, tha Sahiti.

Ndërkaq, drejtoresha për Cilësi, Siguri & Trajnime e KEDS, Valbona Kadrijaj, potencoi se KEDS është mjaft i kënaqur me përgatitjen e studentëve të UP-së, që padyshim e pasqyron punën dhe angazhimin e lartë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës.

“Bashkëpunimi ynë me UP-në përgjatë këtyre viteve ka qenë çdoherë në nivel. Në anën tjetër, për çdo vit, shohim se ka rritje të interesimit nga studentët e UP-së për t’u bërë pjesë e programit tonë. Ky bashkëpunim po mundëson që ne të përzgjedhim studentët më të mirë, duke i përgatitur ata profesionalisht për tregun e punës”, theksoi ajo.

Deri më tani në KEDS Academy kanë diplomuar më shumë se 400 studentë dhe nxënës dhe një numër i konsiderueshëm i tyre punojnë në KEDS, përderisa programi po ashtu ka ndihmuar studentët në avancime të mëtejme brenda dhe jashtë vendit.

KEDS energjizon rrjetin e ri në Polluzhë të Rahovecit

Periskopi.com Lajme

Rruga e cila të shpie drejt fshatit Polluzhë të Rahovecit nuk duket njësoj sikurse një vit më parë. Ajo tashmë ka marrë një pamje të re pas vendosjes së dhjetëra shtyllave të betonit nga KEDS, që do të kryejnë një funksion tejet të rëndësishëm për banorët e atjeshëm, t’i furnizojnë me energji elektrike. Pra, shtyllat së bashku me përçuesit e rinj janë bartur skaj rrugës kryesore nga zonat fushore e malore që ishin më herët.  

Ky investim, krahas tjerash do të mundësojë që kohëzgjatja e intervenimeve në rrjet të jetë dukshëm më e shkurtër dhe më e shpejtë, për dallim nga më parë, kur çdo gjë është dashur të bëhet fizikisht nga pamundësia e qasjes me makineri. Ndërkaq, kualiteti i shërbimeve me energji për konsumatorët do të rritet, kjo pasi rrjeti 10 kV është bërë komplet i ri.

Investimi qindra-mijëra euro i KEDS, po i bën zgjidhje njëherë e mirë një prej problematikave të kamotshme të këtyre banorëve. Kësisoj, Polluzha e Rahovecit po rehatohet për një kohë të gjatë me rrjet elektrik, që do të mundësojë stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Investimet të shumta janë realizuar edhe në fshatra tjerë të Rahovecit. Përmes këtyre intervenimeve në rrjet, KEDS po mundëson ofrimin e shërbimeve më kualitative për konsumatorët.

Pse nga çmimet e energjisë elektrike në Kosovë u mbyll vetëm Ferronikeli

Periskopi.com Lajme

Kriza globale energjetike ka goditur keq konsumatorët kosovarë vetfurnizues. Aty janë katër nga fabrikat më të mëdha në vend, përfshirë Ferronikelin.

Këta konsumatorë janë në treg të lirë, pra të liberalizuar, pasi janë të kycur në linjat 110 kV. E Ferronikeli që e importon vet energjinë elektrike tashmë ka bërë ndalimin e prodhimit, pasi nuk mund ti përballojë më cmimet e energjisë elektrike.

Deri tek kjo situatë ka ardhur pasi cmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare thuajse janë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në mbi 200 euro për megavat/orë. E kjo Ferronikelin e ka sjellë në pamundësi të prodhimit.

“Menaxhmenti ka bërë përpjekje intensive që ta evitojë vendimin për ndërprerjen e prodhimit, mirëpo kjo situatë është bërë e pashmangshme, veçanërisht me rritjen e çmimit të energjisë në Evropë gjatë javëve të fundit”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie drejtuar mediave.

Por, pse u godit kaq shumë Ferronikeli, ndërkohë konsumatorët tjerë vazhdojnë të mos afektohen fare. Në KEDS japin shpjegimin.

“Ferronikeli nuk është konsumator yni, pasi ka kaluar në procesin e liberalizimit. Pra, nuk është konsumator i rregulluar dhe rrjedhimisht nuk ka cmime fikse, por duhet ta blejë energjinë elektrike në treg të hapur. Ndryshe, cmimet për konsumatorët tanë nuk kanë ndryshuar”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Në situatë të njëjtë janë edhe fabrika tjera në rajon apo në Evropë apo Azi që shpenzojnë shumë energji elektrike. Janë duke u mbyllur deri të kalojë kjo krizë. Këtë fat e kanë tashmë disa nga gjigantët industrial botëror.

“Mbyllja do të jetë deri në normalizimin e këtyre cmimeve. Nuk mund të përballohet prodhimi me këtë kosto energjetike”, kanë konstatuar prodhuesit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Cmimet e energjisë elektrike u rriten tej mase si rezultat i rritjes së cmimeve të gazit natyror. Kjo rritje ndodhi për shkak të kërkesave enrome nga Kina për gazin rus dhe të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Të njëjtën kohë rihapja dhe rikuperimi i ekonomisë në Evropë rriti kërkesën për energji. Kjo krijoi efekt zinxhiror dhe rezultati befasoi krejt kontinentin e vjetër.

Kjo krizë është e pamundur ta lë anash edhe Kosovën  duke pasur parasysh që furnizimi nga importi bëhet  përmes  sistemit të njëjtë . Duke pasur parasysh që kërkesa  për  konsum gjatë dimrit eshte e lartë dhe nuk mund të mbulohet nga prodhimi edhe sikur të prodhohet me kapacitete të plota, Kosova do të detyrohet që të blej sasi të medha importi në këtë  treg të përbashkët  dhe me çmime  më të larta të shënuara ndonjëherë.

Zëdhënësi Buzhala lidhur me rritjen e kërkesës për import gjatë dimrit dhe afektimin e konsumatoreve nga kjo krizë, deklaroi se kjo varet nga faktorë  të  ndryshem, “Konsumi varet nga shume faktorë  sic është moti, përdorimi  i energjisë elektrike për ngrohje, funksionimi i duhun i tërë hallkave të  sistemit elektroenergjetik dhe nga kjo e fundit  – kriza globale energjetike. Dihet se Kosova nuk ka prodhim të mjaftueshme për  të mbuluar kërkesën për  konsum. Kjo na ben të varur nga importi, specifikisht nëse  flasim për  dimër”, tha ai.

Sipas Buzhalës, me trende të vitit te kaluar,  40% e konsumit duhet të mbulohet nga importi në orët e konsumit të lartë. “Kjo mund të vështirësojë tej mase situatën nëse vazhdohet ky trend i krizës  globale energjetike edhe gjatë  stines së dimrit. Disa shtetet tashmë  kanë  pranuar se kriza ka trokitur ne derën  e tyre, e po ashtu kane filluar thirrjet për kursim dhe shpenzim te matur të energjië elektrike. Edhe ne si KEDS ftojmë  konsumatoret që të gjejë alternativa tjera të ngrohjes në mënyrë  që të tejkalohet kriza energjetike që  tashmë  ka afektuar shumë  shtete”, theksoi ai.

Kjo krizë është e pamundur ta lë anash edhe Kosovën. Duke pasur parasysh që kërkesa për konsum gjatë dimrit është e lartë dhe nuk mund të mbulohet nga prodhimi edhe sikur të prodhohet me kapacitete të plota, Kosova do të detyrohet që të importojë sasi të mëdha në këtë treg të përbashkët dhe me çmime më të larta të shënuara ndonjëherë.

 

 

 

KEDS po rrit kualitetin e shërbimeve për mbi 100 mijë konsumatorë përmes investimeve në nënstacione

Periskopi.com Lajme

KEDS është duke realizuar një ndër investimet më të rëndësishme në rrjet, atë të modernizimit dhe digjitalizimit të shtatë nënstacioneve që ka nën menaxhim. Përmes këtij investimi mbi 100 mijë konsumatorë do të kenë siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike, kualitet më të lartë dhe më të qëndrueshëm të shërbimeve, si dhe rritje të kapaciteteve energjetike.

Në këto nënstacione janë duke u vendosur pajisjet më bashkëkohore, po vendosen pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Aktualisht këto investime po realizohen në nënstacione që përfshijnë: Prishtinën, Ferizajin, Obiliqin, Malishevën, Prizrenin, Shtimen dhe Gjilanin. Pas përfundimit të tyre, KEDS do të vazhdojë modernizimin edhe të nënstacioneve tjera, deri në finalizimin e plotë të tyre.

Drejtori i Sistemit të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj, theksoi se investimet milionëshe do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve kualitative, nga të cilat do të përfitojnë mijëra qytetarë.

“Duke marrë parasysh se KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër të energjisë elektrike, janë ndërmarrë veprime të menjëhershëm të investimeve në nënstacione për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit për të vetmen arsye, që konsumatorët të përfitojnë shërbime më efikase dhe më kualitative të energjisë elektrike. Investimet e tilla janë duke ndodhur në disa nënstacione, që kapin shifra milionëshe, nga të cilat përfitues të drejtpërdrejtë janë qindra-mijëra konsumatorë”, tha Jupaj.

Investime në nënstacione janë realizuar edhe më parë, ku KEDS-i ka digjitalizuar të gjitha përmes sistemit SCADA, duke mundësuar komandim nga distanca dhe përfitime të mëdha për të gjithë konsumatorët e KEDS-it. Paralel me të, kompania ka lansuar edhe programin Kosovanet për monitorimin dhe menaxhimin e tërë infrastrukturës të rrjetit dhe fuqisë punëtore, përmes së cilit shihet në kohë reale çdo lëvizje në rrjetin elektrik.

Investimet e tilla janë përmbushje e misionit të KEDS-it, që ka për synim ta ndriçojë Kosovën me infrastrukturën më moderne, me teknologjitë më bashkëkohore dhe më efiçiente.

Mbi pesë mijë banorëve në Deçan u zgjidhet problemi me energji elektrike

Periskopi.com Lajme

Një pamje e bukur e mbushur me gjelbërim është plotësuar këto ditë me shtylla të bardha betoni, me të lënë rrugën Deçan- Gjakovë, në të majtë të saj, në Irzniq. Fshati në afërsi të Deçanit, shtrihet në rrafsh, përballë Bjeshkëve të Nemuna në anën tjetër. Përderisa largpërçuesi gjarpëron skaj rrugës nga rrafshi, drejt maleve, që fillojnë të theksohen në Ratish.

Ai që njihet si Largpërçuesi i Lumëbardhit (LP), në gati pesë kilomentrat e tij është rinovuar komplet, janë ndërruar shtyllat, si dhe përçuesit dhe pajisjet përcjellëse.  Aty, tashmë gjithçka është e re.

Ky largpërçues, dekada me radhë kishte probleme të theksuara në furnizimin me energji elektrike, pasi afektohej nga faktorët atmosferikë, sidomos gjatë dimrit në zonat malore. Por, tashmë gjithçka është tejkaluar. Rreth pesë mijë banorë do të hyjnë në dimër me një brengë më pak, që po zgjaste për gati gjysmë shekulli.

Asllan Hasani, i pari i fshatit Ratish, falënderon KEDS-in për këtë investim. “Ky është projekt jetik për ne. Rrjeti i ri po na gëzon tej mase, pasi jemi ballafaquar më herët me shumë peripeci. Për 40 vjet me radhë, vazhdimisht më është dashur që të jem në gjendje gatishmërie për ndonjë të papritur në rrjetin elektrik. Tash erdhi koha që të pensionohem”, thotë Hasani.

Ai nuk e fshehte aspak gëzimin për këtë investim.

“Po na heqet vërtet një barrë e rëndë. Jeta, sidmoso gjatë dimrit, vështirësohet shumë në këto anë për shkak të terrenit malor. Por, kjo infrastrukturë e re na lehtëson shumë”, shton Hasani.

Largpërçuesi i Lumbardhit ishte më problematiku në Komunën e Deçanit. Duke e parë këtë gjendje të trashëguar, KEDS përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes kishte bërë projektin dhe realizimin e kishte filluar gjatë verës. Ky projekt është finalizuar këto ditë dhe vlerësohet që tejkalon problemet për një kohë të gjatë.

KEDS është duke investuar në dhjetëra lokalitete vetëm sivjet, në mënyrë që rrjeti elektrik të jetë sa më modern dhe të përballojë kërkesën në rritje për energji elektrike dhe të afektohet sa më pak nga faktorët atmosferikë.

Deri tash, gjatë tetë vjetëve të operimit KEDS ka realizuar mbi 1500 projekte, prej nga kanë përfituar qindra mijë konsumatorë.

 

Sqarim për rrugën Muharrem Fejza

Periskopi.com Lajme

Vonesat në konstruktimin e rrugës Muharrem Fejza të Prishtinës nuk janë shkaktuar nga KEDS-i. Përkundrazi, KEDS është viktimë në këtë rast, pasi i është dëmtuar infrastruktura e vendosur aty.

Ne si kompani e kemi lajmëruar me kohë Komunën e Prishtinës, që kontraktori i tyre dhe kontraktori i Termokosit janë duke e dëmtuar infrastrukturën tonë ekzistuese, por fatkeqësisht nuk është ndërmarrë asgjë me kohë.

Si rrjedhojë, dëmtimet nga këta kontraktorë janë të mëdha.

Në shkresën zyrtare që KEDS ia kishte dërguar Komunës së Prishtinës me 2 korrik, e kishte informuar detajisht lidhur me rastin. Ne si kompani i kemi këruar komunës që kontraktorët ta rikthejnë rrjetin në gjendjen e mëparshme, konkretisht te bëjnë furnizimin dhe vendosjen e gypave të brinjëzuar me numër te njëjtë se sa kanë qenë dhe po ashtu te bëjnë rindërtimin e pusetave në ato vende ku janë duke i demoluar. Kjo kërkesë e cila është edhe obligim ligjor, pasi afekton direkt furnizimin me energji elektrke të asaj pjese të kryeqytetit, kishte hasë në vesh të shurdhër.

Për më tepër, në kuadër të projekteve investive të cilat jemi duke i realizuar në regjionin e Prishtinës e me theks te veçantë ne zonën e MATIT, kishim planifikuar që shumë shpejtë ti funksionalizojmë daljet 20 kV nga NS Prishtina 7 dhe Prishtina 2, mirëpo ky dëmtim i infrastrukturës sonë na ka krijuar pengesa të pariparueshme të cilat do të ndikojnë në përmbylljen e projektit tonë si dhe zotimeve tona për largimin e gjithë rrjetës ajrore qe gjendet përgjatë kësaj rruge.

Kjo do të ishte shumë e lehtë dhe shpejt, pasi KEDS kishte infrastrukturën e gatshme dhe do të vendoste edhe rrjetin elektrik në gypat ekzistent.

Tash, KEDS është duke u ballafaquar me infrastrukturën e shkatërruar nga kontraktorë të papërgjegjshëm, të cilën në vend që ta rikthejnë në gjendje të mëparshme ata, po detyrohemi ta bëjmë ne, për shkak që mijëra konsumatorë kanë nevojë për shërbime të energjisë elektrike.

Shkatërrimi i infrastrukturës së energjisë elektrike shihet edhe nga fotot e bashkangjitura.

KEDS do t’i trajtojë me prioritet kërkesat për lidhje të re nga Diaspora

Periskopi.com Lajme

KEDS ka vendosur që gjatë verës, të trajtojë me prioritet kërkesat që vijnë nga Diaspora.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre blejnë prona rezidenciale në Kosovë ose po i ndërtojnë vet. Si rrjedhojë, gjatë kësaj stine KEDS në vazhdimësi pranon kërkesa për Lidhje të Reja nga konsumatorët nga Diaspora të cilët kërkojnë që të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër që qëndrojnë në Kosovë.

Në këtë drejtim, KEDS ka ndërtuar një sistem të identifikimit të kërkesave për Lidhje të Re për pjesëtaret e Diasporës.

Gjatë Kërkesës për Lidhje të Re nga Diaspora duhet të merret me veti edhe të paraqitet edhe Pasaporta e vendit rezident apo Leje Qëndrimi në atë vend, e cila dëshmon se aplikuesi është nga Diaspora.

Më pas kompania do ta shqyrtojë kërkesën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe do të procesohet tutje.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më afër konsumatorëve. Ndërtimi i partneritetit me konsumatorë dhe ofrimi i shërbimeve sa më kualitative janë prioritete të kompanisë.