SHBA fuqishëm krah Kosovës në KS të OKB-së, lavdëron aksionin e Policisë në Veri

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA në OKB, Jonathan Palmer, tha se përvjetori i njëzetë i miratimit të Rezolutës 1244 është një shenjë se është koha për të ecur përpara.

Ai theksoi se SHBA mbështesin veprimin e policisë së Kosovës në veri kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa shprehu keqardhje se gjatë këtij aksioni ka pasur bllokada dhe të shtëna.

“Heqja e tarifave mbi mallrat serbe, kjo do të thotë edhe largimi i gjuhës nga pala serbe. Kjo do të thotë angazhim nga të dyja palët. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.  Operacioni më 20 maj ka ndodhur në veri, ku janë arrestuar disa policë që merreshin me kontrabandë Përfshirja e një anëtrari të UNMIK-ut duhet të hetohet deri në fund”, tha ai.